Opinion
Liberalizmi i ktheu të drejtat në mjet skllavërimi
"Është e arsyeshme të pohohet se njeriu i sulmuar nga hajdutët në parabolën e famshme të Krishtit, kishte një të drejtë- një të drejtë morale- mbi ata që kalonin pranë tij dhe që vetëm njëri, Samaritani i Mirë ishte i përgatitur t’i përgjigjej. Por raste të tilla të moralit bazë, imponojnë të drejta mbi secilin nga ne individualisht dhe shteti nuk mund të përgjigjet në emrin tonë".
-Si të jesh i djathtë
Blushi dhe socialistët lakuriq
Partia Socialiste, pasi ka kapërdirë turpin e heshtjes, tashmë po përjeton edhe paturpsinë e përdorimit për nevojat e ngushta të kryetarit të saj.
Skandali i ligjit të ri të pronave
Respektimi i pronës private është guri i themelit të një shteti ligjor dhe i politikave të tij publike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve. Por ligji i fundit i qeverisë, për kthimin dhe kompensimin e pronarëve të grabitur nga diktatura komuniste, është një tjetër provë se në qeveritë shqiptare vazhdon të dominojë koncepti komunist se e drejta e pronës private mund të sakrifikohet për interesa të ashtuquajtura publike.
PËR GjERGJ BOJAXHIUN DHE TË TJERË SI AI…
Ti ke kontribuar në qeverinë e së Djathtës, ke qenë deri drejtor i KESH-it, dhe sot, je i qartë për të krijuar një formacion të ri politik.
E ke menduar që do të të postojnë çdo epitet të mundshëm negativ? Mos u dekurajo, sepse i vetmi personalitet i lindur është ai që e lejon njeriun të qëndrojë me gjakftohtësi në krah të çdo shoqërie të spikatur- dhe, besomë, nuk është vetëm kultura, dija, inteligjenca, cilësi që ti i ke.
Dehumanizmi si degjenerim i politikës dhe Nard Ndoka
Nuk kishte pamje më të shëmtuar sesa ajo e komisionit të Ligjeve pak ditë më parë, kur një grup deputetësh nisën të gajasen së qeshuri pas një lapsusi të deputetit Nard Ndoka. Këta deputetë bash sikur të jenë qenie të udhëhequra vetëm nga reflekset pavloviane, nisin të qeshin gjithnjë sapo deputeti Nard Ndoka nis e flet (edhe kur nuk bën lapsus.) Edhe në ambiente të tjera të sferës publike, në media sociale etj., ka kohë që ka shpërthyer një pandemi e vërtetë dhe që ka në qendër deputetin Nard Ndoka.
Racizmi klasor i Jozefinës dhe racizmi etnik i Kokëdhimës
Jo vetëm në një rast, por nuk ka ditë që shqiptarët të mos përballen me ndotjen më të rëndë akustike që vjen prej fjalës dhe, meqenëse ligjërimi politik që zotëron kudo është bërë forma zotëruese e ndotjes akustike, thuajse çdo ditë shqiptarët helmohen me mesazhe të errëta, të zeza që ua bëjnë jetën edhe më të rëndë nga ç’është në të vërtetë. Po çfarë e ndan ligjërimin serioz nga ligjërimi makabër? Si e kanë zgjidhur vendet demokratike dhe të qytetëruara këtë krim akustik?
Biznesi me Holokaustin
Dita e Memories, e sanksionuar në kujtim të Holokaustit, për elitat shqiptare të viteve të fundit ofron një vitrinë humanizimi, sidomos për kastën politike, e cila është e vëmendshme në shfrytëzimin e komercializimit të altruizmit për egoizmin e saj, siç e dëshmojnë vizitat e jetimoreve të shoqëruara përherë me kamera e përkëdhelje. Edhe Dita e Memories rrezikon banalizimin e hipokrizisë.
Gjinjtë e Ritës vrasin!
Muri i Jarit dhe Muri i Edi Ramës
Jari ka 6 muaj që ka kërkuar leje për të ndërtuar një mur rrethues në oborrin e shtëpisë së vet, të cilën e ka ndërtuar 15 vjet më parë me leje e hipotekë në truallin e katragjyshërve të tij. (Nuk bëhet fjalë këtu për Presidentin e Republikës, por për një Jar të thjeshtë tiranas). Sa herë e përsërit kërkesën për lejen, Jarit i vjen një përgjigje nga bashkia, në të cilën shkruhet pak a shumë kështu:
Rama-Blushi dhe të rejat që mungojnë
Lufta politike në të përbrendshmet e Partisë Socialiste, ka filluar të vlojë. Në prag të Kongresit. Është padyshim shumë mirë që ndodh kështu, për demokracinë e kësaj partie të madhe, demokraci e cila, nga një tregues i brendshëm partiak, reflekton drejtpërdrejtë dhe tërthorazi, në krejt sistemin demokratik në Shqipëri.
