Naked City

Scarlett Johansson zbulon sekretin e skenave intime

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 05:33

Në intervistën për Barbara Walters, Scarlett fillimisht është fokusuar tek trupi, si ka arritur që t`i humbasë kilogramët e tepërt të shtatëzanisë. Për momentin ajo mendon se trupi i saj mund të klasifikohet tek ata normalët. Sidoqoftë Scarlett e cila përpara pak kohësh solli ne jetë vajzen Rose është përqëndruar edhe tek xhirimet e skenave intime, duke zbuluar sekretin.

 

Aktorja hollywoodiane u shpreh :”Sekreti është që të jesh një person pa paragjykime. Duhet të jesh e qetë dhe e lehtësuar. Është një sfidë më vete dhe që kërkon lirshmëri nga ana e aktorit.”

Drew Barrymore një nënë e lumtur dhe e përkushtuar

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 04:12

Ajo prej kohësh i është shmangur daljes në publik dhe i është përkushtuar tërësisht mëmësisë pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë. Dhe duket se kjo është periudha më e bukur e jetës për Drew Berrimore, e cila ka pozuar në krah të vajzës dhe djalit të saj gjatë një eventi bamirësie ku duket se rrezaton lumturi dhe qetësi shpirtërore. 39 vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, Olivias 2-vjeçare dhe djalit Frankie 7 muajsh.

 

 

Paris Hilton bëhet vajzë serioze!

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 04:10

Paris Hilton është shfaqur tërë klas në eventin “NRJ Music Awards” në Cannes.

33 vjeçarja kishte zgjedhur për të kaluar në tapetin e kuq një fustan të gjatë të kuq, me disa të çara, përmes të cilave ka ekzpozuar edhe këmbët e saj. Hilton ka ditur si të tërheqë vëmendjen edhe në këtë rast, duke treguar një tjetër anë të saj. Kur do ajo mund të kthehet shumë kollaj në një zonjë me shumë klas dhe shkëlqim, ndryshe nga “vajza e keqe” që shpesh kemi pare.

5 gjëra që nuk i dini rreth Miss World 2014

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 04:07

Këtu është ajo, Miss-i i ri i botës 2014, Rolene Strauss e cila vitoj këtë fundjavë dhe është fema e parë nga Afrika e Jugut që e fitoj këtë çmimin pas 40 vitesh.

Derisa ishte në mesin e 122 femrave garuese, sigurisht që kur ajo mori çmimin u panë disa lot në fytyrën e saj.

Cilat janë 5 gjërat që nuk i dini rreth miss-it të ri:

Ajo studion mjekësi

Ajo fitoj për herë të parë në fushën e modës kur ishte 15 vjeçare

Ajo vozit një Volvo

Ajo është e gjatë 5’9

Ajo ende është beqare 

E dashura e Jason Statham bën krenar aktorin e filmave aksion

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 02:15

Rosie Huntington ka pozuar për kopertinën e revistës Australiane ‘Harpers Bazaar’. Bukuroshja është shfaqur në mënyrë të tillë, duke bërë krenar jo vetëm fansat por edhe të dashurin Jason Statham.

 

Linjat perfekte të Rosie, dhe tiparet tërheqëse, janë dy nga pikat më kyce të saj. Kujtojmë se Rosie dhe Jason Statham janë lidhur në vitin 2010 dhe ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Miranda Kerr, mikja e ngushtë e modeles britanike, këmbëngul shpesh që t`i vërë Jason një kusht të qartë, ose të hedh hapa më serioz ose t`i japi fund.

Kourtney Kardashian sjell në jetë fëmijën e tretë

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 01:54

Është një djalë !!

Kourtney Kardashian ka sjell në jetë fëmijën e  saj të tretë, një djalë. Këte lajm ajo e kishte bërë të ditur edhe më parë në seritë e reality show-t më të ndjekur në botë ku është protagoniste ‘Këping Up With Kardashians’. Rastësia në gjithë këtë është se i vogli erdhi në jetë ditën e ditëlindjes së vëllait të tij të madh Mason.

 

Bashkëpunon për herë të parë 44-vjeçarja Campbell dhe Jourdan Dunn 24. Ky është fotoseti nga Burberry !

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 01:47

Naomi Campbell dhe Joudan Dunn, dy modele që i ndan një diferencë moshe prej 20 vitesh, kanë bashkëpunuar për fushatën e re të markës ‘Burberry’. Ky është seti fotografik që ato kanë realizuar me veshjet e fundit të kësaj marke prestigjoze. Naomi njihet si një femër ‘tekanjose’ në disa raste, megjithatë duket se këtë here ka dal e kënaqur nga puna me Jourdan.

 

Pavarësisht moshës së re, Jourdan Dunn, ëhstë një profesioniste e vërtetë. Merita për këtë punë perfekte ka dhe skuadra e ‘Burberry’, për zgjedhjen e tyre sa të vështirë aq edhe të duhur.

Mel B rikthehet në X-Factor me ‘shenja në trup’

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 01:38

Këngëtarja Mel B është shfaqur sërish në X-Factor në një gjendje të mire shëndetësore, megjithatë janë vënë re dhe shenjat që ajo kishte në trup, konkretisht në zonën e krahut. Mel qëndroi e buzëqeshur madje siguroi se tashmë shëndeti i saj është stabilizuar, sidoqoftë i mungoi pjesëmarrja në konkursin e zërave të rinj X-Factor.

 

Edhe përse është pyetur për detaje të mëtejshme , 39-vjecarja nuk ka shtuar asgjë më tepër përsa i përketë sëmundjes së saj por thuhej se ishte ulcer në stomak.

Vanessa Hudgens feston ditëlindjen e 26

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 14:27

Këngëtarja dhe aktorja, Vanessa Hudgens më nuk është një adoleshente. Ajo ka festuar ditëlindjen e saj.

Bukuroshja 26 vjeçare nuk është as adoleshente por nuk është as e re për të shënuar sukseset të cilat po i shënon në vazhdimësi në këngë dhe aktrim.

Kur Babagjyshi vjen me kanoe

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 12:05

Jemi mësuar ta shohim mbi slitë duke fluturuar nëpër shtëpi në shtëpi për të shpërndarë dhurata.
Por para se të rifillojë rutinën e përvitshme me rastin e festave, Santa Klausi ka përfituar nga dielli i Hauait për të marrë energji!

Babagjyshi vendosi që të ndalojë në një nga plazhet më të bukur në ishullin hauaian, Uaikiki, duke bërë xhiro me kanoe në oqean.

Me të mbërritur në breg, ai është rrethuar nga fëmijët e gëzuar që po shihnin personazhin e tyre të dashur. Por, këtë herë ata mbetën duarbosh, pasi ishte ende herët për dhurata!

Pages

Subscribe to RSS - Naked City