Kur Babagjyshi vjen me kanoe

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 12:05

Jemi mësuar ta shohim mbi slitë duke fluturuar nëpër shtëpi në shtëpi për të shpërndarë dhurata.
Por para se të rifillojë rutinën e përvitshme me rastin e festave, Santa Klausi ka përfituar nga dielli i Hauait për të marrë energji!

Babagjyshi vendosi që të ndalojë në një nga plazhet më të bukur në ishullin hauaian, Uaikiki, duke bërë xhiro me kanoe në oqean.

Me të mbërritur në breg, ai është rrethuar nga fëmijët e gëzuar që po shihnin personazhin e tyre të dashur. Por, këtë herë ata mbetën duarbosh, pasi ishte ende herët për dhurata!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.