Lajme
Dalai Lama: Ëndërroj që selia e NATO-s të jetë në Moskë
Dalai Lama ëndërron që shtabi politik i NATO-s të jetë në Moskë. Ai e ka zbuluar këtë në një intervistë për gazetën ruse Kommersant, intervistë e cila po citohet gjerësisht.
“E kam përmendur edhe më parë një ide që mund të jetë një ëndërr boshe, por nëse NATO do të vendoste shtabin në Moskë, kjo mund të minimizonte keqkuptimet e rusëve", tha ai.
Duke vijuar më tej, lideri shpirtëror tibetian ka shtuar jo pa ironi se kam frikë se "pas këtij sugjerimi nuk do më lënë të shkoj në Amerikë".
Më në fund PD tërheq ministrat nga qeveria
Pas afro tre muaj bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë bërë gati dorëheqjet të cilat prititet t’i zyrtarizojnë të enjten. Akti formal i largimit nga qeveria të ministrave të opozitës erdhi menjëherë pas përfundimit të raportit për strandartin e zgjedhjeve. Ministrat teknikë të Partisë Demokratike u bënë pjesë e kabinetit Rama, pas marrëveshjes së 18 majit si garanci për të monitoruar administratën gjate fushates dhe standartin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Për çfarë vlen kjo?
Ka disa raportime nga se në pikat e kalimit doganor të Shqipërisë policia shqiptare nuk po lejon kalimin e shtetasve shqiptarë pasaporta e të cilëve skadon brenda 3 muajve nga data e paraqitjes në kufi. Nuk jepet asnjë arsye për këtë sjellje që duket se buron nga një urdhër i policit Haki Çako, për masat e kontrollit në kufi. Pa arsye dhe pa ndonjë sqarim, qytetarë që raportojnë këtë gjë, thjesht kthehen me interpretimin personal se “nuk u lamë të kalonim sepse dyshonin se mos nuk kthehemi më”.
Trump: Vendim i mençur i Kim Jong Un
Nga kërcënimet për zjarr dhe furi të paprecedentë, presidenti amerikan Donald Trump ka kaluar në mesazhe vlerësuese për mençurinë e Kim Jong Un dhe Koresë së Veriut. Përmes një mesazhi në profilin e vet në twitter, Trump shkruan se “Kim Jong Un dhe Korea e Veriut morën një vendim shumë të mençur dhe të mirëarsyetuar për të mossulmuar ishullin e Guam”. “E kundërta do të kishte qenë kaatastrofike dhe e papranueshme”, shkruan Trump.
Turqia rihap çështjen e kufirit detar më Greqinë
Ministri i Punëve të Jashtme, të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka rihapur debatin në lidhje me kufirin detar me Greqinë. Shefi i diplomacisë turke, në përgjigje të një pyetje në parlamentin turk, tha se mes Turqisë dhe Greqisë ka një numër të problemesh të ndërlidhura në Egje. "Mes problemeve është statusi i disa ishujve të Egjeut dhe fakti që nuk ka kufij detare të përcaktuar nga një marrëveshje ndërkombëtare mes Turqisë dhe Greqisë, e cila të jetë në fuqi”- argumentoi në mënyrë specifike Mevlut Çavusoglu.
Ndahet nga jeta Ylli Popa
Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare Ylli Popa, akademik dhe mjek. Ai u lind në Elbasan në vitin 1930 dhe u diplomua në Bukuresht. Me ardhjen në Shqipëri ai drejtoi katedrën universitare të biokimisë dhe më pas katedrën e terapisë spitalore. Studoi në Moskë në vitet 1958-1961 për të themeluar më pas në Shqipëri shkollën e kardiologjisë. Ylli Popa është bashkëautor i botimeve universitare “Leksione të Krdiologjisë” dhe “Kardiologjia”. Po kështu Popa ishte pjesë e grupit të mjekëve të Enver Hoxhës.
“Viktori nuk ka vdekur. Ai ka shkuar për një cigare”. Roku i Viktor Tsoit dhe fundi i Bashkimit Sovjetik
Kur flitet për Mikhail Gorbaçovin të vjen ndërmend Perestrojka dhe Gllasnosti, fundi i Bashkimit Sovjetik dhe i Luftës së Ftohtë. Por reformat e tij patën jehonë në jetën e ish-Bashkimit Sovjetik, një vend i cili kreu eksperimentin më të madh social që njerëzimi ka njohur ndonjëherë. Jehona e ndryshimit të Perestrojkës preku edhe jetën e njerëzve, të artit ku spikat 28 vjeçari Viktor Tsoi, i panjohur thuajse fare për publikun shqiptar, që asokohe shihte vetëm drejt Perëndimit.
Malet e Skraparit "vishen me minifund"
Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka publikuar disa fotot nga malet e Skraparit, ku siç shihet zjarri ka asgjësuar një pjesë të madhe të pyjeve.
“Mbreti nuk është Perëndi”, Maroku në kërcënimin e trazirave
6 vjet pas Pranverës Arabe, Maroku tronditet nga protestat që kërcënojnë stabilitetin e Mbretërisë. Ato nisën në vitin 2016 pas një incidenti me një peshkatar të quajtur Mouhcine Fikri, 31 vjeç, nga qyteti i Al Hoceima në Detin Mesdhe. Inspektorët i konfiskuan peshqit, sepse ishte jashtë sezonit dhe ia hodhën në një kamion plehrash. Fikri nxitoi për të shpëtuar mallin por kompaktori filloi të vepronte dhe ai u bllokua në kamion deri sa gjeti vdekjen.
Dokumentari provokues i "Channel 4" për princeshën Diana (Video)
"Channel" 4 transmetoi të dielën një dokumentar mbi princeshën Diana, të titulluar “In Her Own Words”, pikërisht sepse ishte një rrëfim bazuar në fjalët e vetë Dianës, të regjistruara nga trajneri i saj personal i quajtur Voice Couch. Kërto regjistime mund të shpjegojnë gjithçka në lidhje me karakterin dhe personalitetin e saj të shumë diskutuar në raport me familjen mbretërore dhe princin Karl.
