Lajme
“Në 4 vjet partia kapi shtetin, ky është mandati i pastrimit”
Pas 4 vitesh rroga për një administratë që na u tha se u zgjodh përmes konkurseve, kryeministri pranon se në mandatin e parë me emërimet është ndjekur vetëm një kriter ai politik, ose punë ka zgjidhur vetëm tesera e partisë. Nga mbledhja e kabinetit qeveritar në Vlorë Rama u ka kërkuar gjithë ministrave një skanim të burimeve njerëzore, për të bërë përputhshmërinë mes diplomës dhe punës.
Grida Duma deporton Makiavelin në Lindjen e Largët
Çertifikatat ishin për fushatë, shtyhet afati për hipotekën e tokës (Video)
Para qershorit qeveria u shpërndau çertifikata të tokës bujqësore disa banorëve të zonave rurale, me prezencën e vetë kryeministrit. U lajmërua fundi i një zvarritje 25 vjeçare të titujve të pronësisë për tokën e ndarë me ligjin 17501, si për tokën e dhënë në pronësi edhe atë në përdorim. Por në takimin që u mbajt të premten me banorë të Vlorës në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët, ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi u detyrua të pranojë se ky proces nga ngecur dhe se do të ketë një tjetër shtyrje të afatit, siç është operuar edhe në të shkuarën.
SHBA-Iran, drejt një krize të re globale
Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit po shfaqet si një çështje që destabilizon skenën politike globale. Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ratifikimin e marrëveshjes nga ana e SHBA-ve me argumentin se Irani financon terrorizmin. Pas kësaj deklarata Trump u ballafaqua me kritika të ashpra nga presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, i cili foli për "akuza të pabaza", ndërsa zyrtarë evropianë i kërkuan kreut të Shtëpisë së Bardhë të rimendojë veprimet e tij.
Skandali “Metalgate”, fundoset gjigandi japonez i çelikut
Kompania japoneze e përpunimit të çelikut “Kobe Steel” bëri me dije se numri i kompanive që janë prekur nga skandali i falsifikimi të të dhënave në lidhje me cilësinë dhe qëndrueshmëri e aluminit, bakrit dhe 9 produkteve të shitur prej saj në 10 vitet e fundit janë nga 200 deri në 500. Skandali ka çuar në një rënie prej 1.8 miliardë dollarësh në vlerën e tregut të “Kobe Steel” këtë javë.
“S’kursyem asnjë lek nga reforma territoriale” (Video)
U propozua si një reformë që do të rriste ndjeshëm investimet në fshat dhe zonat rurale nga kursimet që do të krijonte shkurtimi i numrit njësive vendore.
Sipas qeverisë së mëparshme reforma e re territoriale do t’i kursente buxhetit vendor rreth 6 miliardë lekë shpenzime administrative, të cilat do të shkonin për shërbime dhe investime publike në favor të komuniteteve. Kjo shkruhej dhe në relacionin e ligjit, por ekziston edhe më zë dhe me figurë siç tregohet në këtë kronikë televizive të vitit 2014.
Juncker: Anglishtja po humbet rëndësinë në BE
Shaka personale, i quajti Jean-Claude Juncker deklaratat për shfuqizimin anglishtes si gjuhë zyrtare të BE-së, pas zbatimit të BREX-it. "Gradualisht anglishtja po humbet rëndësinë e saj në Evropë", deklaroi Juncker në një konferencë në Firence teksa fliste në gjuhën angleze dhe pastaj vazhdoi në frëngjisht, duke provokuar duartrokitje në sallë. I pyetur nëse frëngjishtja do të ishte gjuha e ardhshme e Evropës, Juncker u përgjigj në anglisht: "Është gjithmonë e rrezikshme ta thuash këtë."
Taksa e pronës rritet me 20-50%, vihet në faturën e energjisë
Nga janari qeveria do të fillojë të mbledhë taksën e pronës, një tarifë që do të vendoset mbi vlerën reale të tregut të dhe do të vilet përmes faturës së energjisë elektrike. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave thanë për televizionin Klan se rritja për individët do të variojë nga 20- 50% të shumës që paguhet sot, ndërsa për godinat në periferi nuk do të ndryshojë. Bizneset, që aktualisht paguajnë një tatim të lartë, do të kenë një taksë më të zbutur vitin e ardhshëm.
Më mirë se kushdo e thotë ministri çfarë përfaqëson politika në Shqipëri (Video)
Krimi dhe lidhjet me politikën janë bërë temë e ditës për shkak të situatës me ngjarjet e fundit në Elbasan, Vlorë, e Lushnjë, por edhe pas publikimit të disa fotove nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, ku pretendohet se ministri Blendi Klosi është mbështetur gjatë zgjedhjeve nga Durim Keçi, person që sipas tij është në kërkim ndërkombëtar. Në parlament pati akuza dhe kundër akuza, por interpretimin më të thjeshtuar dhe më të sinqertë duket se e ka bërë deputeti socialist, njëherësh dhe ministër, Pandeli Majko.
Presidenti kundër kërkesës për nënshtetësi shqiptare për qytetarët e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur sot refuzimin e tij ndaj kërkesës së homolgut kosovar për dhënie shtetësie shqiptare për qytetarët e Kosovës, si një mënyrë për shmangien e penalizimit në lëvzjen e lirë. Sipas Metës kjo nuk është zgjidhje për qytetarët e Kosovës, as afatshkurtër dhe as afatgjatë.
