Lajme
Deri ku shkon implikimi në trafikun e drogës?
Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” se Shërbimi Informativ Shtetëor ka raportuar për aktivitet të trafikut të drogës, përfshirje të zyrtarëve të lartë në të gjatë kohës që ai ishte në kryet të detyrës. Nishani ka folur për një situatë alarmante të shtetit shqiptar, duke shtuar se familjet mafioze në vendin tonë kontrollojnë edhe politikën.
Zbulohet një hapësirë boshe 100 m gjatësi brenda Piramidës së Keopsit
Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një hapësirë boshe në Piramidën e Keopsit në Giza të Egjiptit. Zbulimi u bë i mundur falë teknologjive të reja që gjurmon grimcat kozmike që godasin Tokën me shpejtësi afër asaj të dritës dhe penetrojnë objektet solide. Sipas kërkuesve boshllëku i zbuluar është rreth 100 m i gjatë dhe ndodhet mbi atë që quhet Galeria e Madhe, një nga kalimet e shumta që ndodhen brenda piramidës.
Konçesionet mbi 100 mln euro i lihen në dorë Gjiknurit
Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin për konçesionet dhe partneritetin publik-privat, ku i lihet në dorë këtij organi hartimi i akteve dhe procedurave për dhënien me koncesion të hidrocentraleve dhe termocentraleve private.
Sipas Top-Channel koncesionet me vlera të mëdha në energjetikë, që i kalojnë 100 milionë euro, do të jepen me procedura të lehtësuara. Me ndryshimet e reja ligjore, qeveria i përjashton këto investime nga rregullat që duhet të kalojnë normalisht koncesionet.
Shkrirja e Akademisë, propozohet bashkëqeverisje me shkencëtarët (Video)
Populli mund të adopotojë lehtësisht vlerësimet që i bëhen nga pushteti, por kur kjo ndodh edhe me akademikët, çështja fiton ndoshta rëndësi studimore. Pas mbledhjes urgjente së asamblesë ditën e martë, akademikët që janë dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave kanë kërkuar një tryezë debati me kryeministrin Edi Rama, ku propozohet që në frymën e bashkëqeverisjes me qytetarët të krijohet edhe një bashkëqeverisje me shkencëtarët.
Bujqësia e mbijetesës dhe demagogjia me të punësuarit
Në seancën plenare të së enjtes deputeti socialist, Erion Braçe, njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë nga ngritur shqetësimin për situatën thuajse të falimentuar ku ndodhen bujqit, për shkak të mungesës së rregullatorëve që u lejon tregtarëve të diktojnë çmimet e produkteve bujqësore.
Kanabisi si çështje e një vendi anëtar të NATO-s
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike hapet sot me një akuzë për ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të cilën e quan Zonja Narcos. Sipas kësaj gazeta, Kodheli dhe ish-shefi i Shtabit të Pqrgjithshëm, Jeronim Bazo kanë lejuar trafikun e drogës, duke mbajtur radarët e mbikëqyerjes detare jashtë pune. Ky është një pretendim për të cilin RD-ja shkruan se dy ish-zyrtarët janë paguar.
Berisha: Marrëveshja e detit me Greqinë, korrekte. Gjyqtarët e Kushtetueses u blenë
Në debatet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është përmendur edhe Marrëveshja e Detit me Greqinë e firmosur në vitin 2009. Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për rrëzimin e asaj marrëveshjeje ai ka blerë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas Berishës marrëveshja ishte shumë korrekte(min 1:44).
Pakica greke në Jug, festime treditore për festën kombëtare të Greqisë
Pakica greke në Shqipëri ka festuar për tri ditë festën Kombëtare të Greqisë. Apo siç njihet ndryshe Ditën e Jo-së, që përkujton refuzimin e Athinës zyrtare ndaj ultimatumit të Italisë Fashiste më 1940. Sipas njoftimit të Greek Reporter, në festime kanë marrë pjesë nxënës shkollash nga Saranda, banorë të zonave minoritare , por edhe përfaqësues të politikës si kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa dhe ambsadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani.
Turqia blen për 2 miliardë dollarë sistemin antiraketor rus
Sistemi i zhvilluar anti-raketor rus S-400 që Turqia bleu nga Moska kushtoi më shumë se dy miliardë dollarë. Kjo u bë e njohur nga kreu i kompanisë shtetërore ruse Rostec Sergej Semefov, raportoi agjencia TASS. Marrëveshja midis Turqisë, një anëtare e NATO-s dhe Rusisë, ka shkaktuar shqetësim në Shtetet e Bashkuara.
Turqia: Ftesa ruse për kurdët e Sirisë, e papranueshme
Turqia e ka konsideruar si të papranueshme ftesën e Rusisë për pjesëmarrje në Kongresin e Dialogut Kombëtar të Sirisë, drejtuar kurdëve. Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Recep nTayyip Erdogan, e cilësoi si një akt të pandershëm, duke shtuar se Turqia ka përcjellë reagimin e saj.
