Lajme
Ndryshimi i politikave për mbetjet urbane i kushton shtrenjtë shqiptarëve
Në 18 Prill 2017, në fshatin Katund i Ri të njësisë administrative Bradashesh, rreth 10 kilometra larg qytetit të Elbasanit, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri si dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, inaguroi hapjen e inceneratorit të djegies së plehrave të Elbasanit – një investim me partneritet publik privat, i pari i këtij lloji në Shqipëri.
Dosja “Tahiri”/Sekuestrohet libri i hyrje – daljeve në Ministrinë e Brendshme
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar këtë fundjavë librin e hyrje – daljeve në Ministrinë e Brendshme, një veprim hetimor që ndërmerret në kuadër të dosjes “Tahiri-Habilaj”. “Shqiptarja.com” raporton se prokurorët dyshojnë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka takuar Florian Habilajn pranë Ministrisë së Brendshme, nisur nga përmbajtja e përgjimeve në dosjen “Habilaj”, krijuar nga hetuesit italianë.
Qeverisje vetëm në letra
Revista “Monitor” raportonte dje për një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit hartuar pas gjetjeve për ekosistemin dhe situatën në Parkun Kombëtar të Prespës. Raporti vë gishtin mbi një problem shumë serioz, që është ai dëmtimit të mjedisit, prerjes së pyjeve edhe pse qeveria ka miratuar një Moratorium për ndalimin e tyre.
“Grupi i auditimit, gjatë vizitave në terren, ka evidentuar grupe dhe individë të ndryshëm, banorë të fshatrave brenda Parkut të Prespës, por edhe të fshatit Tren apo fshatrave të tjera, të cilët janë gjetur duke transportuar dru të sapoprerë.
Kremlini, menaxheri i ri i kartës kurde
Pasi ndërhyri në favor të Bashar al Assadit dhe i paralizoi zgjidhjet e synuara në konfliktin sirian nga disa vende, përfshirë edhe SHBA-të, Rusia e Vladimir Putinit po hedh një hap tjetër. Ajo ka thirrur një kongres të Dialogut Kombëtar që parashikohet të mbahet më 18 nëntor në Soçi në Detin e Zi dhe mund të thuhet se përbën lëvizjen e parë që Rusia ndërmerr e vetme për të vendosur paqen në Siri.
Shkencëtarët spiunojnë jetën sekrete të baktereve (Foto)
Për shumë vite, shkencëtarët mendonin se bakteret nuk kishin struktura të brendshme dhe ishin thjesht "xhepa të enzimave". Por hulumtuesit kanë zbuluar struktura misterioze, të tilla si këto ndarje bubblelike të quajtura vezikula që ndodhen ndërmjet membranës qelizore dhe murit qelizor të bakterit Halothiobacillus Neapolitanus
Kthehet në burg ish-ministri grek i Mbrojtjes
Kthehet në burg ish-ministri grek i i Mbrojtjes, Akis Tsohaxopulos, i cili kishte fituar lirinë me kusht kundrejt një garancie bankare. Gjykata e Apelit nuk i njohu asnjë masë lehtësuese ish-ministrit edhe pas problemeve me shëndetin apo sjelljes së mirë në burg. Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Apeli i uli vetëm një vit burg duke e çuar dënimin nga 20 në 19 vite burg.
Shqipëria, hapa pas në të bërit biznes
Qeveria flet vazhdimisht për rritje ekonomike bazuar në parashikimet e saj apo Fondit Monetar Ndërkombëtar, por të dhënat tregojnë se të bërit biznes në vendin tonë është vështirësuar.
Kështu në raportin e raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018” Shqipëria ka humbur 7 vende duke u renditur e 65-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim. Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë ose është vështirësuar, ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas.
Nën mbrojtje politike direkte
Kryeministri ka zgjedhur të hapë ditën e tij të komunikimit dixhital me një video të postuar dje në profiling Facebook të Sajmir Tahirit. Një video metaforike për të vërtetën siç e shohin dhe e kërkojnë Tahiri me të vetët. Ky është mesazhi direkt i mbrojtjes së ish-vartësit, duke njoftuar në distancë prokurorinë se për çështjen “Tahiri” pushteti politik po invstohet tërësisht. Loja e vogël e kryeministrit vjen pak orë pas intervistës së ish-ministrit të Brendshëm, të cilën me siguri, z. Rama e lexon, dëgjon dhe kupton ndryshe nga të tjerët.
Pronat, akuzohet Bashkia e Himarës për falsifikime
Aleanca për Mbrojtjen e Pronës së Himarës akuzon Bashkinë e Himarës se ka hipotekuar trojet me dokumente false në favor të kompanive të ndërtimit nga kryeqyteti. “Në muajin Maj-Qershor të këtij viti Bashkia Himarë bëri një regjistrim (menaxhim) masiv pronash në plazhin Dhraleo të Palasës, në Adhendri dhe në plazhin e Perivolos të fshatit Gjilekates. Manaxhimi u bë dhe pronat u regjistruan në hipotekën Vlorë me procedurë të përshpejtuar.
Nga ky regjistrim përfituan të gjithë ata që kanë blerë dhe kanë marrë prona të grabitura me dokumente të falsifikuara”, deklaron shoqata.
Një linjë hekurudhore drejt Azisë që shmang Rusinë
Liderët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë përuruar punimet e një linje hekurudhore 826 km të gjatë që do të lidhë Europën me Kinën duke shmangur linjën tradicionale ruse.
Në kryeqytetin azer, Baku, liderët e të trija vendeve kanë vënë simbolkisht binarët e parë të një linje që bën pjesë në aksin kinez të Rrugës së Mëndafshit, por që nuk fsheh synimet strategjike që ta kthejë gjigandin rus në një xhep që qëndron anash atij që mendohet të jetë një korridor tregëtar ndër më të mëdhenjtë në botë.
