Lajme

E shiti edhe çështjen “Tahiri”?

Postuar në 07 Janar, 2018 11:21

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike i ka lënë vend dje një shkrimi të publikuar në gazetën britanike “The Times” që flet për kanabizimin e Shqipërisë. 

Mund të supozojmë se “RD”, si organ që qëndron për fjalën e lirë dhe ka qenë 27 vjet në opozitë siç edhe tha kryeredaktori i saj në përvjetorin e para disa ditëve, e rimerr dhe e përkthen për të vazhduar në këtë rrugë. Pra për të bërë opozitë me tezën e kanabisit. Shkrimi që është përkthim i tekstit origjinal ka një ndryshim, titullin: Rama habit gazetën “The Times”. Fajin për drogën e ka Italia. 

Kryeministri bullgar: Në korrik 2015 u synua vrasja e Erdogan

Postuar në 06 Janar, 2018 19:05

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov, ka dhëë një intervistë për Anadolu Agency ku ka folur për sfidat e presidencës bullgare të BE-së, anëtarësimin e Turqisë në union, luftën kundër terrorizmit, krizën migratore etj. Ai ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor duke theksuar se çdo përpjekje e Bullgarisë duhet konsideruar në raport me vendimmarrjen e BE-së që për çështje të caktuara nuk lë shumë hapësirë për ata që drejtojnë unionin. 

Qirjakua, ose Lulzimi i Greqisë(<>)

Postuar në 06 Janar, 2018 18:47

Në fund të fundit Shqipëria është në një standard me vendet e tjera për sa i përket dështimit të politikës. Njësoj si në vende të tjera, edhe në Shqipëri ka një krizë sistemi që ka të bëjë në thelb me keqqeverisjesn, por sidomos me dobësinë organike të opozitës. Sigurisht që matematika elektorale do të prodhojë patjetër një fitues, por këtu po flasim për shpresën që do të duhet të ngjallte opozita. 

Edhe njollën edhe faturën dyshes PD-LSI!

Postuar në 06 Janar, 2018 14:01

Kryeministri Rama po përgatit terrenin që dyshja PD-LSI të mbajë edhe njollën edhe faturën në rast dështimi të hapjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Nga mbledhja e asamblesë socialiste ai tha se qëndrimi kundër reformës në drejtësi shpjegon në thelb edhe kalimin në opozitë të LSI-së në një front me Partinë Demokratike.

Ndarja me LSI-në

Shkëmbi Yongshu, fortifikata kineze 2.8 km2

Postuar në 06 Janar, 2018 11:38

Punimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore që nisën vitin e kaluar kanë prodhuar një ishull të ri, 2.8 km2 me  3,125 m rrugë, një spital, instalime ushtarake dhe komunikim 4.5 G. 

Prodhuesit shqiptarë: Zona Ekonomike Rajonale, falimenton prodhimin vendas

Postuar në 06 Janar, 2018 11:29

Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë e konsideron krijimin e tregut rajonal, apo Zonës Ekonomi, si kërcënim për biznesin e vendit tonë. Në një intervistë për revistën “Monitor”, sekretari i Përgjithshëm i shoqatës, Arben Shkodra, shprehet se Shqipëria është e papërgatitur dhe nëse hapja e tregut ndodh atëherë fabrikat do të jenë të parat që do ta pësojnë.

Maqedonia e Re, propozimi për “paqe” me Shkupin

Postuar në 06 Janar, 2018 11:10

Përpjekja e Athinës dhe Shkupit për të mbërritur në një emërues të përbashkët lidhur me emrin kushtetues të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë  po testohet deri më tani me sukses në atë që mund të konsiderohet si elita politike, por po has kundërshti në organizatat patriotike të diasporës së dy vendeve. Teksa mediat greke flasin për një valë protestash që po përgatiten nga shoqatat patriotike në SHBA, Australi,  Lëvizja Maqedonase e të Drejtave të Njeriut – MHRMI ka nisur një fushatë ku kërkon të ndalen bisedimet rreth emrit.

Michael Wolff u përgjigjet akuzave të Trump

Postuar në 05 Janar, 2018 20:23

Gazetari Michael Wolff, autori i librit "Zjarr dhe Furi" që flet për Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe jetën e tij në Shtëpinë e Bardhë ka mbrojtur përshkrimet e ndihmësve të Trump dhe burimet që i besuan atij se çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë pas fitores së Presidencës nga Donald Trump.  "Besueshmëria ime është sfiduar nga një njeri që ka më pak besueshmëri se çdo person tjetër në tokë"-tha Wolff.

KQZ-ja heq mandatin e deputetit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën

Postuar në 05 Janar, 2018 15:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka hequr mandatin deputëteve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. KQZ-ja ka votuar me 5 vota pro në favor të kërkesës së Prokurorisë, e cila kishte depozituar materiale nga Interpol Roma sipas të cilave Rakipi dhe Rehovica kanë përdorur identetitete të rreme dhe kanë marrë sende të vjedhura. Në mbledhjen e datës 3 janar, KQZ-ja kërkoi materiale shtesë për Rakipin dhe ato u vunë në dispozicion.

Mur akulli në kufirin ruso-kinez

Postuar në 05 Janar, 2018 14:52

Pages

Subscribe to RSS - Lajme