Lajme

“Nuk ka varreza të reja për ushtarët grekë“

Postuar në 11 Janar, 2018 15:44

Procesi për identifikimin e trupave të rënë gjatë luftës italo-greke, pas vendimit të muajit dhjetor do të nisë nga puna në terren, sipas një harte të miratuar nga komisioni i përbashkët. Gjeneral Dedë Prenga, kryetar i komisionit shtetëror, në një intervistë për Tema Tv tregon detajet e marrëveshjes, ndërsa hedh poshtë zërat për ngritjen e varrezave të reja.

Kotzias: Emri "Sllavomaqedonia" nuk pranohet nga shqiptarët

Postuar në 11 Janar, 2018 12:15

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka përmendur, ndoshta për herë të parë, se implikimet për çështjen e emrit të Maqedonisë, lidhen edhe me faktorin shqiptar. Gjatë një interviste për tv Antena 1, Kotzias është pyetur për variante Sllavomaqedonia dhe Maqedonia e Re, me idenë nëse kompromisi merr parasysh kriterin gjeografik apo edhe diçka tjetër.

Sipas ministrit, emri i parë përjashtohet sepse atë e kundërshtojnë shqiptarët.

Moralizimet mbi drejtësinë, Strasburgu flet për "tritol politik"

Postuar në 11 Janar, 2018 12:09

Nëse mund të ketë një përkufizim mbi qeverisjen socialiste është moralizimi për shtetin e së drejtës. Për shumë arsye kjo retorikë ka gjetur audiencë, duke legjitimuar padjtësitë e pushtetit në emër të votës së shumicës.

Giuliana Farfalla, transgjinori i parë në cover e revistës "Playboy"

Postuar në 11 Janar, 2018 11:57

Dy standarde: Polici dhe burg për qytetarët, amnisti për institucionet që nuk paguajnë

Postuar në 11 Janar, 2018 11:42

Revista “Monitor” raporton sot mbi një dokument të OSHEE-së për arkëtimet gjatë vitit 2017. Sipas materialit, operatori pranon se familjarët dhe biznesi janë më të rregulltit në pagesën e energjisë elektrike dhe më keq paraqiten institucionet shtetërore.

Kapen sinjale misterioze nga hapësira

Postuar në 10 Janar, 2018 23:45

Shërbimet e stacioneve hapësinore në mbarë botën u vunë në gjendje alarmi pas marrjes së radiovalëve "të çuditshme" nga një pikë shumë e largët e hapësirës. "Ky është një fenomen që nuk mund të shpjegohet, me të vërtetë diçka shumë e çuditshme që nuk e kemi hasur më parë”- tha njëri prej shefave të programit për monitorimin e shenjave të hapësirës.

Burimet mediatike/Athina: deklaratat e Bushatit, provokative

Postuar në 10 Janar, 2018 22:08

Deklaratat e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati se në paketën e çështjeve të mbetura pezull nga Lufta e Dytë Botërore, përfshihet edhe zgjidhja e pronave të çamëve ka provokuar reagimin e Athinës. Pavarësisht se jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, seksioni greqisht i CNN duke iu referuar burimeve nga qarqe diplomatike thotë se "pozicioni i Greqisë është ai që ka qenë  dhe i shprehur në vizitën e fundit në Tiranë të ministrit Kotzias se “për Athinën nuk ekziston çështje çame”.  

Apeninet qëndrojnë mbi një masë llave që mund të shkaktojë tërmete të fuqishme

Postuar në 10 Janar, 2018 21:47

Poshtë Apenineve Jugore, në thellësi ekziston një burim magme (llavë) që mund të prodhojë tërmete me përmasa të konsiderueshme dhe më të thella se ato të regjistruara deri tani në këtë zonë.

Për të qarë dhe për të qeshur..

Postuar në 10 Janar, 2018 20:51

“Kur Nikita Hrushovi mori fjalën në Kongresin me dyer të të mbyllura të Partisë Komuniste Sovjetike në shkurt 1956, shumë nga delegatëve u ra të fikët, disa pësuan atak në zemër, ndërsa disa u shkëputën nga vodka dhe kryen vetëvrasje më vonë. Ishte nisja e famshme dhe zyrtare e "destalinizmit"

Autokritika e gozhdës dhe gjilpërës (Video)

Postuar në 10 Janar, 2018 18:49

Edi Rama zhvilloi një takim me infermierë për të prezantuar Portalin për Infermierë, një mekanizëm që sipas tij do t’i japë fund emërimeve nepotike apo klienteliste në sektorin e shëndetësisë. Këtu ai gjeti rastin të shfajësohet për filozofinë me të cilën qeverisi mandatin e parë ku sipas tij pati shumë raste ku në vend të infermierëve me përvojë që i thoshin gjilpërës gjilpërë u rekrutuan të afërm deputetësh që i thoshin gjilpërës gozhdë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme