Lajme

Mediu: PD-LSI nuk janë në koalicion. Taktikë e përbashkët për largimin e Ramës(video)

Postuar në 09 Janar, 2018 15:17

LSI-ja nuk është në koalicion me PD-në. Të paktën këtë thotë kreu i republikanëve, Fatmir Mediu që në një intervistë për Tema TV Mediu është shprehur se "LSI nuk është në koalicion me PD-në, por është vetëm një pozicion politik me qëllimin e përbashkët  largimin e Kryeministrit Rama.

"Programi i koalicionit të djathtë me LSI është i ndryshëm", shton Mediu.

Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, qeveria premton kthim në identitet

Postuar në 09 Janar, 2018 15:13

Kisha e prishur, e Shën Thanasit, në Dhërmi, do të rindërtohet, ashtu siç ka qenë. TemA TV ka realizuar një reportazh në fshatin jugor, ku banorët shprehen të kënaqur për këtë lajm, po ashtu edhe priftërinjtë. Drejtoresha e Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani thotë se projekti i ri është në fakt ai që ka qenë dikur, ndërkohë që kisha premtohet se do të përfundojë në fund të vitit 2018. 

Gazeta "Zëri": PDK-ja tërhiqet nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Postuar në 09 Janar, 2018 12:50

Duket se një pjesë e politikës kosovare e ka marrë mesazhin nga SHBA. Gazeta “Zëri” shkruan sot se Kadri Vesesli, kryetar i Kuvendit është tërhequr nga nisma ligjore për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Gazeta shton se partnerët e PDK-së, Nisma dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre. Kanë qenë 43 deputetë të PDK-së, AAK-së dhe Nismës që ndërmorën nismën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit në fjalë, por me tërheqjen e PDK-së së Hashim Thaçit, vështirë se mund të bëhet diçka.

Kryetari i Gjykatës së Lartë: "Ndërhyrje nga politika për anullim vendimesh penale"

Postuar në 09 Janar, 2018 11:39

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka deklaruar përmes një interviste për “Gazeta Shqiptare” se ka patur ndërhyrje politike për anullimin e vendimeve penale.

Një vendim merr një gjyqtar apo prokuror, e kur ai nuk i pëlqen apo prek interesat e politikës, zbulohet menjëherë e shkuara, deri tek gjeneza personale e ndoshta edhe familjare e gjyqtarit apo prokurorit. Edhe për sa i përket çështjeve konkrete, nuk mund të them se nuk ekziston fenomeni i ndërhyrjes.

Athina dhe Shkupi përjashtojnë referendumin për emrin

Postuar në 09 Janar, 2018 11:09

Gjetja e një zgjidhje për emrin e Maqedonisë nuk do të shtrohet për miratim në referendum. Si Athina dhe Shkupi duket se kanë rënë dakord të gjejnë një emërues  politik bazuar në propozimet e negociatorit të OKB-së, Methju Nimiç me pëlqimin e palëve për variantet që janë në tavolinë. 
Zv/kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani (përfaqësues i BDI-së) i cili këtë të martë viziton Athinën deklaroi se mbajtja e një referendumi të mundshëm në Maqedoni mund të ngarkonte procesin dhe të vështirësonte gjetjen e një zgjidhje.

Bushati sqaron padijeninë e Metës

Postuar në 08 Janar, 2018 22:51

Pak ditë më parë Ilir Meta u shfaq i shqetësuar për atë që e konsideroi si linjën antiamerikane të qeverisë, nisur nga vota e Shqipërisë në OKB për çështjen e Jeruzalemit.  Shqetësim të cilin e konkretizoi dhe me një letër drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump. Mund të quhet pa rezerva një nga ato lëvizje boshe në politikë që ekspozoi si amator Ilir Metën, ndonëse një politikan me përvojë, aq më tepër që ai ka qenë në dijeni të qëndrimit të Shqipërisë në OKB. Të paktën këtë pretendon ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për Ora News.

E dhinë punën!

Postuar në 08 Janar, 2018 21:04

Në nëntor të vitit 2014 ambasadorja amerikane në Kosovë, Trejsi An Xhejkobson, i dha de facto fund krizës së stërzgjatur  me një fjali shqip: “Mos e dhi punën!”.

“Është një mesazh që unë ua kam dhënë të gjithë liderëve, dhe madje mund ta them edhe në shqip: Mos e dhi punën!”, u shpreh Xhejkobson para studentëve dhe aktivistëve të lëvizjes “Fol”.

Pa pantallona në metro (Video)

Postuar në 08 Janar, 2018 19:29

Udhëtimi "pa pantallona" me metro, një ritual i të rinjve  që ndodh çdo vit në shumë qytete evropiane dhe amerikane ka evoluar në një traditë të dashur edhe në Nju Jork. Kjo është arsyeja pse qindra banorë të metropolit amerikan zgjodhën të marrin pjesë edje këtë vit, pavarësisht nga vala e pashembullt e ftohtë që ka goditur vendin e tyre.

Koreano-veriorët janë të stërvitur për të qëndruar në rradhë (Foto)

Postuar në 08 Janar, 2018 18:28

Fotografi Eric Lafforgue është një të paktët njerëz që pati mundësinë e  rrallë të njihet me një vend misterioz si Koreja e Veriut.  Me aparatine  tij ai u përpoq të shpëtuar nga kufizimet dhe të fotografonte  jetën e vendasve kur ajo nuk ishte  e kontrolluar në mënyrë të ngushtë nga regjimi represiv.

160 tentativa në ditë për t’u lidhur me site pornografike në parlamentin britanik

Postuar në 08 Janar, 2018 17:57

Rrjeti kompjuterik i Parlamentit Britanik ka regjistruar 24.473 përpjekje për t’u lidhur faqet pornografike në periudhën midis qershorit dhe tetorit 2017, ose rreth 160 përpjekje në ditë, sipas shifrave zyrtare.

Këto të dhëna u siguruan nga agjencia e lajmeve Press Association, pas një kërkese zyrtare për të drejtën e informimit, i cili lejon qasjen në dokumentet administrative. Ato u bënë pubilike në një kohë kur imazhi i klasës politike të Britanisë është goditur prej javësh nga skandalet e ngacmimeve seksuale..

Pages

Subscribe to RSS - Lajme