Lajme

Hungaria ngjyroset “Portokalli”, Orban rikonfirmohet

Postuar në 09 Prill, 2018 09:10

Viktor Orban mori një fitore dërrmuese të dielën në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Suksesi i një prej kryeministrave më të diskutueshëm në Europë është i pashembullt.  Partia e tij Fidesz mori 48,8% të votave me një avantazh prej gati 30 pikë përqindje nga kundërshtarët.

Ky rezultat do të thotë se Fidesz mbledh 133 vende në parlament nga 199 gjithsej duke i lejuar që ashtu si në dy zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2010 dhe 2014, të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar reformat kushtetuese.

Ndërpret fjalët “Krishti u Ngjall” dhe këndon himnin

Postuar në 08 Prill, 2018 21:08

Aktualiteti politik në Greqi dhe përplasjet në distancë mes Athinës dhe Ankarasë ku nuk kanë munguar tonet e luftës kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës. Në një gjest simbolik kryepeshkopi Jeronimus teksa këndonte fjalët “Krishti u Ngjall” para qindra besimtarëve në katedralen e Athinës me rastin e festimit të Pashkëve, ndërpreu në mes liturgjinë duke nisur këndimin e himnit kombëtar.

Mediat shkruajnë se kjo lëvizje e Primatit të Kishës Greke ndodh për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme, Jeronimi vazhdonte normalisht meshën teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar.

Protesta: Gjuha rome të futet në shkolla

Postuar në 08 Prill, 2018 20:49

Me ligjin e ri romët janë kategorizuar si minoritet, por pamvarësisht përmirësimit të legjislacionit dhe hartimit të politikave favorizuese, zbatimi i tyre mbetet akoma sfidë e madhe, veçanërisht në nivel vendor. Në një protestë para kryeministrisë ata renditën disa kërkesa, një prej të cilave edhe futja e gjuhës rome në shkollat fillore

Dita Ndërkombëtare e Romëve shërben si për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e romëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut me të cilat kjo popullsi përballet në mbarë botën.

Intimitet modern apo bashkëjetesë në çift

Postuar në 08 Prill, 2018 19:29

Nëse jeni në një marrëdhënie dhe nuk bashkëjetoni me partnerin tuaj atëherë gjërat janë shumë të thjeshta, pasi bashkëjetesa, sado e bukur krijon disa probleme. Për shembull si do të ndiheni nëse shtëpia ka një banjo dhe ju duhet ta përdorni të dy në të njëjtën kohë? Duket se në të njëjtën situatë u gjet edhe James Needham, një artist i ri, i cili pikturoi një çift që përdor tualetin në të njëjtën kohë.

Kriza e raketave, del në ankand harta e sulmit amerikan në Kubë (Foto)

Postuar në 08 Prill, 2018 18:51

Në Boston do të nxirret në ankand një hartë e Kubës, ekspozimi i së cilës është një rikthim në ditët e errëta të Luftës së Ftohtë. Ishte presidenti i atëhershëm amerikan, John Fitzgerald Kennedy, i cili konsultoi hartën që  tregon dhjetra objektiva ushtarake në vendin komunist. Harta është një prej dokumentave nga kriza e raketave kubane. Një konfrontim që shpërtheu në tetor të vitit 1962 mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik dhe që zgjati 13 ditë pasi raketat balistike sovjetike u instaluan në Kubë.

“Ka ardhur koha që platformat si @facebook të japin llogari”

Postuar në 08 Prill, 2018 17:23

Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg do të përgjigjet të martën dhe të mërkurën pyetjeve të deputetëve dhe senatorëve në Uashington për skandalin me kompaninë Cambridge Analytica dhe përdorimin e të dhënave personale të 87 milion përdoruesve në fushatën zgjedhore të Donald Trump.

Parlamentarët amerikanë dëshirojnë një kornizë më të mirë ligjore për grupet e teknologjisë, të cilat nuk mund të menaxhojnë në mënyrë efikase volumin e të dhënave personale të përdoruesve të tyre.

Rreziku i një mandati të tretë për Viktor Orban

Postuar në 08 Prill, 2018 16:37

Që prej vitin 1989 Hungaria zhvillon zgjedhje në një atmosferë të nderzur politike, por këtë herë, klima është më e tensionuar se kurrë.

Kryeministri konservator dhe populist Viktor Orban si dhe partia e tij Fidesz, argumentojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në vend, pasi  ekzistenca e kombit hungarez është e kërcënuar nga "emigrantët" dhe " forcat internacionaliste ". Për forcat e majta dhe opozitën e krahut të djathtë, përkundrazi është në rrezik sundimi i ligjit dhe demokracia.

Sulm kimik në Siri. Akuzë automatike nga Perëndimi për Damaskun dhe Rusinë

Postuar në 08 Prill, 2018 14:20

70 të vdekur vetëm nga një sulm që dyshohet se është kryer me armë kimike. Ngjarja raportohet nga mediat e huaja të ketë ndodhur në Siri, në rajonin e Dumas, zonë e fortifikuar e rebelëve sirianë. Me qindra të plagosur dhe me tragjikja, mes viktimave ka edhe fëmijë. Lajmi është referuar për BBC-në dhe Al Jazeera nga Helmetat e Bardha, grupi që kryen veprimtari vullnetare në Siri, por Damasku zyrtar ka mohuar të ketë përgjegjësi në këtë akt.

Përditësuar/Kamionçina terrorizon Gjermaninë

Postuar në 07 Prill, 2018 18:53

Vetëm një vit pas sulmit të Stokholmit, ku një kamion ra mbi një turmë njerëzish duke vrarë pesë vetë, Europa përjeton sërish tmerrin e sulmeve të ngjashme. Një kamionçinë hyri në një rrugë këmbësorësh të qytetit të vjetër Münster të Gjermanisë, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur tjetër dhjetra të tjerë nga të cilët, gjashtë janë transportuar në gjendje kritike në spital. Frika është se numri i viktimave do të jetë më i lartë, pasi sulmi ndodhi në një zonë të populluar.

Kotzias sërish në Tiranë

Postuar në 07 Prill, 2018 18:24

Pas takimit me krerët politikë dhe informimit për çështje të politikës së jashtme, ku vendin kryesor e mbajnë bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të rikthehet në Tiranë e Shkup. Siç raportojnë mediat greke, pas festës së Pashkëve, Kotzias në krye të një delegacioni të vogël do të bëjë një zinxhir takimesh në Shqipëri, Kosovë, Serbi me destinacion të fundit Shkupin.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme