Lajme
Rusia: Koha që sistemi mbrojtës S-300 t'i jepet Sirisë dhe vendeve të tjera
Sulmi ajror i SHBA-Britanisë së Madhe – Francës ndaj Sirisë ka hapur diskutime të reja mbi përhapjen e sistemeve ajrore mbrojtëse që deri më sot përdoren nga shumë pak shtete.
Perëndimi bombardon Sirinë (Video)
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kordinuan një sulm me raketa të shtunën në mëngjes kundër objektivave siriane si kundërpërgjigje për përdorimin e armëve kimike nga Bashar al-Assad.
Ndërhyrja ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u njoftua nga Presidenti i SHBA Donald Tramp, që theksoi në një konferencë për shtyp se kishte urdhëruar sulme precize në Siri.
Një eksperiment i dështuar me taksën progresive në Shqipëri
Duke lënë pas krizën ballkanike dhe globale të pas vitit 2010, dhe me thirrjet kontraverse politike se Shqipëria nga njëra anë i shpëtoi dhe nga ana tjetër pësoi rënien më të madhe ekonomike, 8 vite më pas me dy shifra krejt naive dhe po aq kontraverse, vendi ynë rezulton me rritje ekonomike 3.8 për qind dhe me 325 mijë banorë më pak.
Teza e rrezikut rus funksionon vetëm me Serbinë
Shqiptarët kontrollojnë stabilitetin e tre apo katër shteteve në Ballkan dhe mund të afektojnë klimën e sigurisë më gjerë, por sërish ata po humbasin terren në planin gjeopolitik. Kjo mund të shihet fare qartë në raportet bilaterale me vende të Perëndimit dhe sidomos në mënyrën sesi loja diplomatike kurdiset në shetetet në fjalë jo duke kërkuar bisedimin e drejtpërdrejtë, por duke përdorur të ashtuquajturit liderë shqiptarë si postierë të Brukselit apo Uashingtonit për Rusinë dhe për bashkëqytetarët sllavë.
Kroacia del mbi "heretizmin"
Parlamenti i Kroacisë ka ratifikuar Konventën e Stambollit për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, pavarësisht nga kontradiktat e Kishës Katolike që vazhdon të ushtrojë një ndikim të madh në vend.
Me mbështetjen e Kishës Katolike dhe partisë konservatore në pushtet HDZ shumë kroatë ishin kundër ratifikimit të kësaj Konvente, që angazhon shtetet në luftën kundër dhunës ndaj grave, përdhunimit martesor dhe linçimit të organeve gjenitale femërore.
Xhamia e Namazgjasë/“Pronarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim nga Komuniteti Mysliman”
Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë është duke shkuar drejt përfundimit. Objekti në fjalë do të zgjidjë çështjen e faljes së besimtarëve, duke ndërfutur në kryeqytetin shqiptar një monument të stilit osman, shprehje e qartë e ndikimit të Turqisë së sotme në vendin tonë.
Përtej këtij aspekti, është edhe një tjetër që është trajtuar shpesh. Xhamia ngrihet mbi një truall për të cilin ka kontestime dhe që po trajtohet në proces gjyqësor. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk e ka konsideruar problem një gjë të tillë, por për disa besimtarë kjo është çështje që ka rëndësi.
Bërryla korrupsioni
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje gjatë një interviste në ABC News se ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, i ka kërkuar ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla arrestimin e tij. Berisha ka shtuar se Llalla i ka referuar këtë kërkesë ish-presidentit Bujar Nishani që mesa duket është burimi i informacionit. Ky deklarim pason provokimin ndaj Presidentit të Republikës, i cili përfshihej si figurë e korruptuar në një përmbledhje të raportit të Freedom House publikuar nga Zëri i Amerikës.
Prag konflikti në Siri. Fushatë e gjerë propagandistike për sulmin kimik në Douma
Ajo që ndodhi në Douma të Sirisë në datën 7 prill 2018 mund të ketë ndikime përcaktuese për konfliktin sirian. Mediat perëndimore I kanë dhënë jehonë maksimale atij që besohet se është një sulm kimik ku janë përdorur agjentë nervorë dhe klorinë.
SHBA ishte më e ashpra ndër vendet në Perëndim, teksa presidenti I saj, Donald Trump kërcënoi se do të godiste me raketa, njësoj si në vitin 2017 në Khan Sheikhoun.
Sërish probleme me sistemin on-line të QKB
Sistemi on-line i Qendrës Kombëtare të Biznesit ka patur sërish avari serioze në funksionimin e tij, duke nxjerrë thuajse jashtë funksionit shërbimin për qytetarët.
Problemet u raportuan më herët gjatë javës, ku bizneset u ndeshen me sorollatje për shkak të bllokimit të punës. Jo zyrtarisht u tha se shkak ishin bërë problemet me fibrën optike të linjës së internetit, të cilat u tha se do të riparoheshin por të enjten u përsërit e njëjta situatë.
120 gazetarë të larguar nga puna vetëm për vitin 2018
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka deklaruar në një prononcim për TvT, se vetëm për vitin 2018 janë larguar nga puna rreth 120 gazetarë.
Sipas tij, largimet janë kryesisht në sektorin e mediave online, për arsye nga më të ndryshmet, përfshirë pagesat e ulëta, mospagimin për gazetarë të rinj në provë etj.. Sipas Çipës, situata e medias në Shqipëri është nga më të rëndat në vitet e fundit.
