Lajme
Forca amerikane e hapësirës, Rusia: Mund të çojë në katastrofë
Donald Trump duket se po promovon atë që mund të quhet faza e dytë e Luftës së Yjeve, të Ronald Reagan në vitet ’80. Ndonëse në atë kohë ky term nënkuptonte më shumë garën për zbulime dhe avancim në hapësirë, teksa sot presidenti amerikan po propozon krijimin e forcës hapësinore. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo gjë, po reagimi i parë ka ardhur nga rivali kryesor ushtarak i SHBA-së, Rusia, e cila e ka cilësuar militarizimin e hapësirës si një opsion që çon eventualisht drejt katastrofës.
Çështja e kampit të refugjatëve duhet të trajtohet në rrugë parlamentare
Qeveria shqiptare e Edi Ramës e ka humbur edhe njëhere besueshmërinë e vet kësaj radhe në diskutimin publik për ngritjen ose jo të një kampi refugjatësh në Shqipëri. Mediat e huaja përgënjeshtrojnë thuajse çdo ditë zyrtarët e qeverisë me lajme ku vendi ynë përmendet përherë e më shumë në kontekstin e një koshi shpëtimi për politikën e brendshme austriake dhe nevojat politike të një poli të djathtë që ka marrë frenat në disa vende.
Ndryshon ligji për informimin/Gjoba për të gjithë ata që refuzojnë dhënien e informacionit
Çdo individ apo person përgjegjës në institucionet shtetërore, i cili në bazë të ligjit për informim nuk jep informacionin e kërkuar nga qytetarët apo media, tashmë do të gjobitet me 1.5 deri në 3 milionë lekë të vjetra.
Duan që të keqkuptohen
Sot Ministria e Brendshme e Shqipërisë është detyruar të publikojë atë që e quan një sqarim për prononcimin e zv.ministrit Julian Hodaj, i cili ka thënë për ADF-në gjermane se Shqipëria ka kapacitet të mbajë 600 mijë emigrantë. Ministria thotë se lajmi ka nxjerrë deklaratën nga konteksti duke ofruar me këtë rast edhe sqqarimin e vet:
Kreu i UNHCR-së në Serbi: Ideja e kampeve të refugjatëve në Ballkan, është tërhequr
Kreu i UNHCR-së në Beograd, Hans Friedrich Schoder ka deklaruar për televizionin serb, RTS, se ideja e ndërtimit të kampeve të refugjatëve jashtë BE-së është hedhur poshtë si opsion.
Kjo ide është hequr nga tryeza, nuk dua dhe nuk do të spekulloj
është shprehur ai me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.
Maks Velo: Rama dhe Veliaj të tërhiqen për Teatrin
Maks Velo u shtohet zërave që kundërshtojnë shembjen e Teatrit dhe zbatimin e projektit të promovuar nga Rama e Veliaj për ngritjen e kullave nga kompania Fusha dhe një godine që do quhet kompleks multifunksional. Pikat e errëta sipas tij, janë jo vetëm tek cëcshtja e truallit, por edhe projektit që u prezantua nën emrin e një studioje belge.
Ideja e kampit të refugjatëve ekziston
BE është shumë e shqetësuar për çështjen e emigrantëve. Përmes komisionerit për migracionin dhe punët e brendshme Dimitris Avramopoulos, Brukseli thotë se ka vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugkalim i ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
“Edhe pse numrat nuk janë ende alarmante, qëllimi ynë sot ishte që të përforcojmë bashkëpunimin dhe përprjekjet tona për të evituar në mënyrë kolektive që situata të përkeqësohet”-ka deklaruar Avramopulos.
Kasparov: Ka injorancë të të rinjve mbi komunizmin
Gary Kasparov nuk pi çaj me të huajt. Nuk bëhet fjalë për ndonjë zakon që e ka trashëguar nga mosha e adoleshencës, por e di shumë mirë se çfarë po ndodh kohët e fundit me bashkatdhetarët e tij që janë kundër Putinit. Si në rastin e fundit të Sergei Skripal, apo Aleksander Litvinenkos, i cili u helmua në vitin 2006, me polonium. Por kjo nuk e pengon të flasë për "diktatorin Putin". Një pozicionim që e detyroi të emigrojë në Nju Jork, ku jeton prej vitit 2013.
Video/Protesta për teatrin, thirrje opozitës për nisjen e hetimit parlamentar
Shkollat e Gylenit, a duhet t’i kontrollojë qeveria?
Deklarata e kryeministrit Rama për “Anadolu Agency’ se qeveria po ndjek me vëmendje institucionet arsimore të Gylenit, ngjall opinione të kundërta në Tiranë. Hajro Limaj, drejtues i Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare thotë se ky survejim është i panevojshëm, ndërsa Ermir Gjinishi, Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman e vlerëson këtë organizatë si kërcënim për vendin.
