Lajme

Akuza: Sulmet e tetorit 2015 në Ankara, u kryen nga ISIS me kërkesë të partisë së Erdogan

Postuar në 11 Qershor, 2018 14:12

Një portal lajmesh turk, Ahval, ka lëshuar akuza shumë të rënda ndaj presidentit turk Reçep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij, AKP. Në një lajm të publikuar në datën 10 qershor, Ahval, pretendon se disponon një kopje të një raporti shumë sekret të Qendrës së Analizës së Inteligjencës së BE-së, EUINTCEN, sipas të cilit atentatit vetëvrasës i 10 tetorit 20015 në Ankara, u krye nga kamikazë të Shtetit Islamik të udhëzuar dhe kërkuar nga partia e Erdogan.

Trajtimi me leukocite, terapi shëruese për kancerin

Postuar në 11 Qershor, 2018 12:39

Judy Perkins, një inxhiniere nga Florida, ishte vetëm 49 vjeç kur mësoi nga mjekët se kishte ende 3 tre muaj jetë. Kanceri i gjirit me të cilin ishte diagnostikuar kishte avancuar, pavarësisht cikleve të përsëritura të kimioterapisë dhe terapive hormonale. Sëmundja ishte përhapur edhe në organe të tjera, si mëlçisë. "Situata ime ishte përkeqësuar shumë, kam pasur një tumor që më kishte detyruar ta kaloja gjithë ditën pa lëvizur në mënyrë që të shmangia dhimbjen. Unë isha dorëzuar"- tregoi ajo për mediat.

Murtaja Bubonike është shfaqur të paktën që në epokën e bronzit

Postuar në 11 Qershor, 2018 11:10

Një grup kërkuesish të drejtuar nga Instituti Max Planck për Shkencat e Historisë së Njerëzimit ka dekoduar një genom 3800 vjeçar prej nga ku mendohet se është identifikuar origjina  e murtajës bubonike. Sëmundja në fjalë ka goditur të paktën tri herë më mënyrë masive: së pari në shekullin e 6 e.s në atë që quhet Murtaja e Justinianit, në shekullin e 14-të, kur vrau 1/3 e popullsisë së Europës dhe në shekullin e 19-të kur goditi Kinën.

Italia thotë "Mjaft", u mbyll derën emigrantëve

Postuar në 11 Qershor, 2018 10:29

Vendimin e tij për të penguar hyrjen në portin italian të në anijes  Aquarius me  mbi 600 emigrantë në bord bëri publik  ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.

“Fuck Trump!”

Postuar në 11 Qershor, 2018 09:06

Antipatia e Robert De Niro-s  për Donald Trump është e njohur, pasi aktori i famshëm hollivudian ka shprehur shumë herë përbuzjen e tij për presidentit amerikan dhe çfarë ai përfaqëson.

Megjithatë, skena që u shpalos në skenën e çmimeve Tony  përbën protestën më të fortë të yllit hollivudian. De Niro nuk hezitoi të qëndrojë në skenë përpara mijëra njerëzve dhe të  tregojë se çfarë mendon në të vërtetë për Trump. Fjalia e parë që doli nga goja e 74-vjeçarit, kur ai hyri në skenë ishte: "Dua t'ju them një gjë. Trump, shko qi...u”(Fuck Trump).

Shembja e Teatrit, aktorët paralajmërojnë grevë urie

Postuar në 10 Qershor, 2018 22:47

Pak orë pasi Partia Demokratike bëri publik procedurën që po ndjek qeveria për shembjen e Teatrit Kombëtar, një pjesë e aktorëve që kundërshtojnë këtë projekt kanë paralajmëruar grevë urie. 

Një projekt që duhet ndalur me çdo mjet politik

Postuar në 10 Qershor, 2018 17:23

Tashmë është e qartë se qeveria shqiptare, përtej çdo ndjeshmërie dhe debati ka vendosur të prishë godinën e Teatrit Kombëtar. Përgjegjësinë për këtë po ia ngarkon parlamentit, teksa ka ndërmarrë nismë ligjore për kalimin në pronësi të një kompanie të preferuar nga Bashkia e Tiranës, të tokës shtetëore ku ndodhet TK dhe rreth tij.

Qeset dalin nga qarkullimi, nga data 4 korrik modele të reja

Postuar në 10 Qershor, 2018 13:53

Reduktimi i mëtejshëm i qeseve plastike dhe prodhimi i tyre sipas një standardi të ri, i cili do të synojë ripërdorimin për qytetarët. Pas datës 4 korrik, qeset e rëndomta nuk do të hidhen më në treg, ndërsa vendimi për mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit i propozuar nga Ministria e Mjedisit është mirëpritur edhe nga ricikluesit. 

PD: Kompania “Fusha” merr truallin e Teatrit Kombëtar

Postuar në 10 Qershor, 2018 12:17

Partia Demokratike denoncoi dhënien e truallit të Teatrit Kombëtar kompanisë “Fusha shpk.”, e cila sipas opozitës planifikon ngritjen e disa kullave të biznesit.  Albana Vokshi tha se qeveria ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të vecantë negociimi me kompaninë në fjalë, e cila bie ndesh me ligjin për Partneritetin Publik Privat.

Kapriçozi Trump “braktis” samitin e G7

Postuar në 10 Qershor, 2018 11:02

Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi në erë përpjekjet e G7 për një front të përbashkët të 7 vendeve më të industrializuara të botës. Ai u tërhoq në momentet e fundit nga nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, duke sqaruar se ishte i zhgënjyer nga qëndrimi i kryeministrit të Kanadasë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme