Lajme
Teatri Kombëtar/Pse nuk bëhet publik propozimi i kompanisë "Fusha sh.p.k"?
Juristja Mirela Jorgo, që replikoi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, gjatë takimit të këtij të fundit me artistët, ka publikuar dje një shkrim në www.hashtag.al përm,es të cilit thotë se toka ku sot është Teatri Kombëtar, por edhe sheshi “Skënderbej” kanë qenë pronë e familjes Libohobva.
Ballkani në qendër të lojërave gjeopolitike: 60 shërbime veprojnë vetë në Serbi
Ballkani është rikthyer në një vatër përplasjesh gjeopolitike mes fuqive të ndryshme përfshirë edhe përpjekjen e një ideologjie si Islami për të shtuar ndikimin. Të paktën këtë mendon Milan Mijalkovski, ish-dekan i Fakultetit të Sigurisë në Beograd sipas të cilit vetëm në Serbi operojnë 60 shërbime të huaja.
Papandreu shfryn kundër Demokracisë së Re
Ish-kryeministri socialist i Greqisë, George Papandreu lëshoi kritika të ashpra ndaj qëndrimit që po mban opozita greke për marrëveshjen e emrit me Maqedoninë. Pa mohuar vetkënaqësinë e qeverisë së Aleksis Cipras dhe mungesën e një fryme të pajtimit kombëtar, Papandreu thotë se marrëveshja e propozuar është një pikënisje dhe një mundësi reale për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit, duke nënvizuar faktin se "qeveria pro-evropiane e Shkupit e kupton se pa kompromis të ndërsjelltë nuk mund të ketë zgjidhje."
Dëgjojeni këtë "tironsin e zgjut" që po punon vetëm për rrogën e tij...
Dëgjojeni me vëmendje tironsin e zgjut, siç e quan veten kryebashkiaku Erjon Veliaj. Sipas tij, ai po ndërton tetrin si pronar toke, si tirons i zgjut që e merr mirë fitimin nga trualli kundrejt ndërtimit.
Por aritmetika e këtij lloj tironsi çalon dhe ofendon tironsit. Sepse siç ia kujton gazetari Bashkikm Hoxha në 205 milionë euro, bashkia merr 30 milionë euro, që është diku te 15% dhe këtë Pazar në Tironë, nuk e bo kush, veç me qenë Lali Eri në tokë të tjetërkujt.
OSBE: Konsultim publik për financimin e mediave private. Jo vetëm, Tv-të, por edhe shtypi online dhe print
Partneriteti më i ri mes qeverisë dhe operatorëve televizivë privatë që synon financimin me para publike të këtyre të fundit, ka sjellë reagimin edhe të OSBE-së dhe zyrës së saj në Vjenë. Përmes një deklarate, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Harlem Desir deklaron rezerva të forta për këtë nismë, duke bërë thirrje qeverisë që të zhvillojë konsultime dhe të mos përqendrojë paranë publike vetëm te disa operatorë.
Marrëveshja e detit me Greqinë, pritet takim tjetër mes grupeve negociatore
Takimi 30 minutësh mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, ka provokuar një seri lajmesh dhe spekullimesh mbi temën e diskutuar. Tezat e hedhura janë ato që variojnë nga refuzimi i Metës për të dhënë autorizimin deri në plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, e deri te lajmi se negociatat janë mbyllur dhe tashmë çështjet e mbetura janë vetëm formalitete. Por nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se dy grupet negociatore pritet të takohen sërish dhe se pika e përbashkët e një marrëveshjeje ende nuk është arritur.
Të fshihesh pas gishtit, roli më i realizuar i artistëve të oborrit
Takimi i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj me përfaqësinë e aktorëve dhe artistëve ka evidentuar se brenda komunitetit të këtyre të fundit ka dy qëndrime. Njëra palë është shprehur publikisht kundër prishjes së godinës ekzistuese, qëndrim që në thelb bashkohet me kauzën e frenimit të kullave që po përgatitet të ngrihen në atë zonë, e që në fakt janë projekti real i qeverisë.
Opozitat fotokopje
Zemërimin për marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit kanë shprehur mbrëmë një grup protestuesish të jashtë parlamentit të Maqedonisë. Protestuesit, anëtarë të një organizate nacionaliste mbajtën fishekzjarre të ndezur, hodhën parulla dhe "premtuan" t’i bëhen pengesë qeverisë së Zoran Zaev. "Ne nuk do të lejojmë që të ndryshojë emrin" dhe "Zaev është tradhtar" ishin vetëm disa nga parullat që hodhën protetsuesit.
Video/Si fillim ca vezë mbi Erjon Veliajn
Kryebashkiaku i Tiranës është qëlluar me vezë pak përpara se të hynte në takimin e planifikuar me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Bie popullariteti i Facebook
Gjithmonë e më pak njerëz po përdorin Facebookun për të lexuar dhe diskutuar lajmet. Sipas një raporti të titulluar “Digital News Report” i hartuar nga Instituti Reuters për studime të Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit, janë aplikacione të tjera që po fitojnë terren.
