Lajme
Studimi i Fondit Marshall: Siria, Libia dhe Iraku, mund të mos kthehen më në kufijtë e tyre
NATO duhet të përqendrojë vëmendjen e vet drejt Mesdheut ku duket se janë fermentuar sfidat kryesore të sigurisë për Europën dhe më gjerë. Ky është pak a shumë konkluzioni i një studimi të kryer nga Fondi Marshall, me titull: “E ardhmja e Dialogut Mesdhetar të NATO-s”, publikuar edhe në faqen zyrtare të Aleancës.
Reagime në Greqi pas zhvendosjes nga burgu i Korydalos të vrasësit kryesor të organizatës 17 Nëntori
Ka provokuar reagime të shumta në Greqi vendimi i qeverisë për të zhvendosur drejt burgut të Volosit, vrasësin e organizatës “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas.
Lëvizje të KFOR në veriun e Kosovës (Video)
Situata në Kosovë duket të jetë tejet delikate pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për bashkim me Preshëvën.
Mediat serbe dhe ato kosovare shkruajnë se liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri, që nga mesnata, janë marrë nën kontroll të plotë të forcave KFOR-it.Ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjet dhe e KFOR-it kanë bllokuar të gjitha rrugët.
Ditë prove në Kosovë
Dita e sotme pritet të jetë një moment prove për Kosovën e për pasojë edhe për rajonin tonë. Tensionet e ditëve të fundit, artificiale ose jo, do të shpjegohen sot përmes akteve apo mosveprimit, për të zbërthyer kështu drejtimin nga do të ecet në të ardhmen dhe drejtimin që do të ketë dialogu Prishtinë-Beograd. Në pasditen e ditës së djeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit doli me një deklaratë në të cilën duket se nënkuptohet një lloj miratimi për idenë e korrigjimit të kufijve që është adoptuar së fundmi nga presidenti Kosovar, Hashim Thaçi.
Thirrje për bashkëqeverisje edhe nga Presidenti?
Gjatë një vizite në Shkodër Presidenti Ilir Meta u prononcua edhe për situatën politike në vend dhe specifikisht për marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës.
Prononcimi i tij përforcon një axhendë që parashtron si zgjidhje një pakt të ri politik mes dy kampeve politike, në funksion të integrimit Europian të vendit.
Taksa e pronës te fatura e energjisë, 4% e merr OSHEE
Dështimi për të mbledhur taksën e re të pronës, e cila ka hyrë në fuqi prej 1 Prillit duket se ka detyruar Ministrinë e Financave të kërkojë partner në mbledhjen e parave.
Në Prill qeveria vendosi që pushteti lokal të zgjidhte vetë agjentin, dhe nga pjesa dërrmuese e bashkive u caktua ujësjellësi, por tashmë propozohet që agjenti i ri të jetë OSHEE.
Teatri Kombëtar, KLSH kërkon auditimin për procedurat dhe gjendjen juridike të pronave
Një javë më parë, presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për Teatrin, duke argumentuar 8 shkelje të tij, ndërsa theksonte se shkel dhe cenon Kushtetutën. Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se tashmë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar të kryejë auditimin po për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Majko: Vota e emigrantëve kërkon ndërhyrje në Kushtetutë
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka dhënë sot një intervistë për televizionin personal të kryeminsitrit Edi Rama, përmes së cilës ka bërë të ditur se e drejta e votës për emigrantët shqiptarë do të kërkojë ndërhyrje në Kushtetutë:
Informacione për blerjen e Tirana Bank nga “Balfin Group”
“Balfin Grup” ka bërë së fundmi një tjetër blerje të rëndësishme. Bëhet fjalë për Tirana Bank, një lajm që përcillet nga operatorë të tjerë bankarë në tregun shqiptar.
Kjo është një tjetër lëvizje që lidhet me tërheqjen e bankave greke në tregun e Shqipërisë, pasi Tirana Bank është pjesë e Grupit të Pireut. Në profiling e vet në faqen zyrtare, banka e cilëson veten si “banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri” dhe operon që në vitin 1996.
E kontaktuar nga ResPublica, Zyra e Shtypit e Balfin Group, deklaroi se nuk ka asnjë koment për momentin.
Hapet loja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë
Janë shtuar shumë zërat për konfrontime dhe lëvizje kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës. M,ediat në Kosovë dhe në Serbi flasin për autonomi të Veriut të Kosovës, ndërkohë që në politikën kosovare po qarkullon teza e trajtimit zyrtar të çështjes së luginës së Preshevës. Kryeministri Kosovar, Ramush Haradinaj ka mbledhur Këshillin e Sigurisë, pas të cilës ka deklaruar se “jemi në gjendje gatishmërie”.
