Lajme
Qark i shkurtër, Kumbaro-Veliaj-Xoxa për Biennalen e Venecias
Më datën 1 Shtator zyra për shtyp e Ministrisë së Kulturës shpërndau një njoftim ku lajmëronte se në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia Shqipëria do të përfaqësohet nga artisti Driant Zeneli, informacion që u publikua edhe në web-in e Ministrisë.
http://kultura.gov.al/driant-zeneli-do-te-perfaqesoje-shqiperine-ne-edic...
Koncesioni i karburanteve ekspozon qeverinë
Paracaktimi i fituesit për konçesionin e kolaudimit të matësve në pikat e tregëtimit të karburanteve dhe gazit është denoncuar nga një kompani holandeze që ka marrë pjesë në garë.
Edhe pse zyrtarisht fituesi do të shpallet në 18 Tetor, Shoqëria Penzoil Trading SA, me seli në Zvicër, ka depozituar ankimimin,1 javë pas hapjes së procedurës nga qeveria, më datën 28 Shtator.
“Ka institucione të arsimit privat që janë ngritur me para të pista“
Asnjë prej reformave në arsim që janë ndërmarrë vitet e fundit nuk është çuar deri në fund. Rotacioni politik e ka ndërprerë secilën prej tyre ose i ka zeruar për të propozuar një tjetër. Kjo sipas ish-drejtueses së Arsimit për Tiranën, Majlinda Keta, ka çuar në kaos dhe mosfunksionim siç duhet të institucioneve arsimore.
Sekuestrohet karburanti i Habilajve në Vlorë
Pasuri të Artan Habilajt në Vlorë janë sekuestruar sot me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Paraditen e kësaj të mërkure antikimi ekonomik në policinë e Vlorës vendosi shiritat e bllokimit në një karburant në pronësi të vëllezërve Habilaj.
Biznesi i ngritur pranë spitalit të Vlorës dyshohet se është përftuar nga para të dyshimita. Artan dhe Mosi Habilaj janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Rusia paralajmëron veto për Maqedoninë
Ministria e Jashtme ruse ka lënë të hapur mundësinë e vetos në OKB për Marrëveshjen e Prespës. Moska ka rikonfirmuar qëndrimin e saj kundër aderimit të Maqedonisë në NATO, duke e quajtur të pavlefshëm referendumin e së dielës për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
"Miku Aleksander" nuk bindet: Na mbetet vetëm të respektojmë neutralitetin e Serbisë
Në Tiranë po zhvillohet konferenca “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, organizuar nga TANJUG dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare. Në konferencë ka folur edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili është përpjekur të tregohet realist, në ndryshim nga eprori i tij që kur vjen puna te Serbia është entuziast. Ministri ka folur për marrëdhënie të brishta, që mund të zhvillohen normalisht si mes dy fqinjëve. Ai nuk ka harruar Luginën e Preshevës, ku Serbia duhet të bëjë më shumë, ndërkohë që ka shprehur zhgënjimin e vet për qasjen neutrale të Serbisë në çështjen e sigurisë.
Gjermania tenton edhe njëherë rikthimin e lidhjes speciale me SHBA
Marrëdhënia transatlantike është në krizë. Kjo pohohet prej kohësh dhe madje për këtë kanë nisur të diskutohen disa ide. Të cilat nuk përjashtojnë edhe një shkëputjes mes SHBA-së dhe Europës.Por historia e afërt e të dy anëve të Atlantikut që i dha formë botës së pas Luftës së Dytë Botërore, është me shumë ndikim sa të injorohet njëherë e mirë. Një rol qendror në ristabilizimin e marrëdhënieve ka Gjermania e cila nuk e fshesh stresin e saj si vend që ndodhet sërish nën presionin e dyanshëm gjeopolitik.
1 miliardë per Rindërtim me paratë e Eurobondit
Qeveria përcolli me entusiazëm shitjen e eurobondit në tregjet ndërkombëtare ose thënë ndryshe rregullimin e strukturës së borxhit përmes një kredie të re 500 milionë euro me interes 3.5% me afat 7 vjeçar.
Një lëvizje në terma financiarë që ka ndodhur edhe në të kaluarën, me ndryshimin së këtë rradhë interesi është më i ulët. Kështu në vitin 2015, kur Ministria e Financave drejtohej nga Shkëlqim Cani Shqipëria emetoi 500 milionë euro bonde përkundrejt interesit 5.75%.
Bie plani Thaçi-Vuçiç
Dështimin e planit për ndryshimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës, Aleksandër Vuçiç e pranoi nga Moska ku u takua me Vladimir Putin. Rastësi ose jo prresidenti serb zbuloi para mikut të tij se planin e shkëmbimit të territoreve që ka diskurtuar me homologun Tthaçi e ka rrëzuar Bashkimi Europian.
“Nuk kam asgjë për të thënë për planin që u refuzua nga vendet e Bashkimit Europian, nga shqiptarët dhe serbët. Mendova se ishte një zgjidhje racionale por që askush tjetër nuk e pranoi”-theksoi Vucic.
SHBA kërcënon Rusinë me goditje ushtarake nëse vijon prodhimin e raketave me rreze të mesme
Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë kërcënuar Rusinë se do ta godasin ushtarakisht nëse Kremlini nuk heq dorë nga zhvillimi i një sistemi raketor me rreze të mesme që ndalohet nga traktatet e Luftës së Ftohtë.
Deklarata është bërë nga ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, e cila ka bërë të qartë se Shtëpia e Bardhë po parashikon goditje ushtarake ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike.