Lajme

Dështon ngritja e KLP-së

Postuar në 14 Tetor, 2018 14:18

Këshilli i Lartë të Prokurorisë, një prej institucioneve kyç të reformës në drejtësi rrezikon të mos ngrihet. Afati 15-ditor i thirrjes së parë për kandidatë nga prokuroritë e Apelit dështoi, pasi anjë prej tyre nuk shfaqi interes.

Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur 19 kandidatë nga prokuroritë shqiptare, ku nga këta tetë kanë vetingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq pas zgjedhjes si kryeprokurore e përkohshme.

Baza e Kuçovës alarmon serbët (Foto)

Postuar në 13 Tetor, 2018 17:59

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një varrezë e avionëve të vjetër luftarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën.  Në vitin 2005 Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 avionë sovjetike dhe kineze avionë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

Paketa Antishpifje, nismë patetike. Mund të cenojë të drejtat themelore

Postuar në 13 Tetor, 2018 17:31

Unioni i Gazetarëve pozicionohet kundër nismës së kryeministrit Rama për paketën anti Shpifje. Në një intervistë për televizionin TemA, kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa pohoi se nisma e kryeministrit mund të cenojë të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë. Ndërkohë i kujtoi kreut të qeverisë se kuotat e informimit në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon.

Kreu i PD-së flet për rikthimin e dënimit me vdekje

Postuar në 13 Tetor, 2018 15:14

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklarohet pro dënimit me vdekje, duke shtuar madje se në momentin kur ai të vijë në pushtet, do të organizojë referendum.

Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin

citon “Vizion Plus” Bashën pas vizitës që ai kreu në Mat ku së fundmi një person vrau tre të tjerë.

Varianti i ri për 14 shtatorin: Telefonatën nga ShBA e porositi vetë Berisha

Postuar në 13 Tetor, 2018 08:19

Ja një fragment debati në studiot televizive ku siç ndodh rëndom, nga analiza “muhabeti ka rënë” te ngjarjet e së shkuarës. Konkretisht te 14 shtatori 1998: 

Fatos Klosi: Berisha bëri edhe 14 shtatorin e 1998. Por e mori një shqiptar nga Teksasi që fliste anglisht. Dhe i thotë, mirë more por çfarë do bësh nesër? I tha tërhiqu, dhe Berisha u tërhoq,  u zmbraps.

Balkan Film Market, një platformë zbulimi për talentet

Postuar në 12 Tetor, 2018 21:12

Ideologjitë na ndajnë. Ëndrrat dhe ankthi na sjellin së bashku”- Kjo thënie e Eugène Ionesco-s, i përshtatet më së miri hapësirës së Ballkanit, të mbushur plot me ngjarje dhe ku në kundërshtim me ndasitë ideologjike dhe politike, ato çfarë mund të bëjnë njerëzit në këtë hapësirë janë pikërisht ëndrrat dhe dhimbjet e përbashkëta.

Fillon betejën me shpifjen

Postuar në 12 Tetor, 2018 17:32

Qeveria do të heqë dorë nga ballafaqimi i argumentave për çështje që ngrihen nga opozita apo nga media dhe do të zgjidhë në rrugë gjyqësore ato që i cilëson shpifje. Të paktën kjo nënkuptohet nga propozimi që kryeministri u ka paraqitur deputetëve në kuadër të paketës Antishpifje.

"Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë"- thuhet në një postim të kryeministrit.

1968, kur emigronin jugosllavët

Postuar në 12 Tetor, 2018 09:45

Para pikërisht 50 vjetësh, më 12 Tetor 1968 Republika Federale Gjermane nënshkroi Marrëveshjen për Tërheqjen e Fuqisë Punëtore me Jugosllavinë atëherë socaialiste, të njohur si marrëveshja për "gastarbeiter"- punëtorë të ftuar për një kohë të caktuar. Shumë vetë erdhën për një vit, por qëndruan një jetë.

Ministri grek i Mbrojtjes propozon aleancën ballkanike me Shqipërinë dhe Bullgarinë

Postuar në 12 Tetor, 2018 09:36

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në ShBA ka nxjerrë në pah krizën e koalicionit qeveritar në Athinë. Kammenos, i cili drejton një parti të djathtë që kundërshton Marrëveshjen e Prespës, përveç shtimit të bazave amerikane në Greqi, ka propozuar edhe krijimin e një aleance mes Greqisë – Maqedonisë – Shqipërisë – Bullgarisë, të cilës sipas tij më vonë do t’i shtohej edhe Serbia. 

Patriarkana e Stambollit njeh Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Ukrainase

Postuar në 11 Tetor, 2018 19:32

Sinodi i Patriarakën Ekumenike të Stambollit ka vendosur sot atë që ishte njoftuar për parë për autoqefalinë e Kishës Ortodokse  të Ukrainës së cilës i është njohur e drejta për të qenë jashtë juridiksionit të Kishës Ruse. Përmes një njoftimi, Patriarkana njofton se është vendosur rinjohja e vendimit për dhënien e Autoqefalisë, rivendosjen e varësisë së Patriakut të Kievit nën Patriarkanën dhe njohjen e Filaret Denisenko dhe  Makariy Maletych si drejtues të saj. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme