Lajme
What the fuck! Rama provokon tjetër debat
Edi Rama tërhoqi sërish vëmendjen me retorikën që shpalosi në mbledhjen e dy qeverive në Pejë.
Kryeministri shqiptar foli për tarifën e vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat Serbe, duke thënë se ishte reagimi i duhur politik në kushtet e bllokadës që Serbia po i bën anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Rama po ashtu foli për një qasje destruktive të Serbisë dhe njëanshmëri të Bashkimit Evropian në raport me serbët dhe shqiptarët.
Edi Rama mesazh kosovarëve: "Patriotizmi në kohë paqeje është të mos diskutosh kontributet për “Kastratin”
Dy qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë zhvilluar në Pejë një mbledhje të përbashkët. Pas mbledhjes të dy kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Jelekët e verdhë” të Francës frymëzojnë italianët
Ndërsa Franca po përballet me pasojat e protestës së “jelekëve të verdhë”, që nga kurimi i të plagosurve (një polic rrezik të humbasë syrin) deri te riparimi i dëmeve në Champs-Elysees, ku për tetë orë protesta mori përmasat e një “lufte” urbane, presidenti Emmanuel Macron ka nisur të hartojë një plan për shmangien e një ngjarjeje të ngjashme. Ajo që e bën më të vështirë këtë ndërhyrje është fakti se lëvizja kundër taksës së mjedisit që rrit çmimin e karburantit nuk ka lider dhe as zëdhënës. Madje, nuk ka as informacione të qarta për protestën e paralajmëruar për të shtunën e ardhshme.
Ikën një tjetër maestro i kinemasë italiane (Video)
Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, regjisori i madh italian Bernardo Bertolucci. I konsideruar si një "mësues" i filmit, Bertolucci është nderuar me Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2011, ndërsa është konsideruar si maestro i fundit i kinemasë italiane.
Bertolucci, biri i poetit Giuseppe Bertolucci ka lindur në Parma më 16 mars 1940. Para karrierës në kinema , ai u dallua me disa çmime letrare. Bertolucci ishte ateist dhe marksist në bindje.
Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Gazeta konservatore greke “Kathimerini” njofton sot për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në muajin mars. Gazeta i referohet burimeve afër kryeministrit Alexis Tsipras dhe e lidh opsionin e zgjedhjeve që sipas saj do të kërkohen nga vetë kryeministri me një seri zhvillimesh të brendshme dhe të jashtme.
Konsiderata për profesionistin Bode nga Edi Rama (Video)
Edi Rama zgjodhi Rubriken “Përgjigjia ime” për të shpjeguar publikisht pse vendosi të propozojë Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Ai tha se përgjedhjen e ka bërë mbi kritere profesionale dhe aspak politike, duke folur për një një vendim patriotik që do i shërbejë vendit dhe politikës monetare. Por konsideratat e zotit Rama për ish-ministrin e PD-së janë te regjistruara me zë dhe me figurë, madje i janë komunikuar popullit nga foltorja e parlamentit.
"Game of Thrones", seriali i fundit shfaqet në prill 2019
“Game of Thrones” ëshë një ndër serialet më të suksesshëm dhe me më shumë ndjekës në të gjithë botën. Ndërkohë që janë bërë shumë spekulime se sezoni i tetë i serialit ‘Game of Thrones’ mund të shtyhet akoma më shumë, fansat mezi po presin publikimin e tij. Për të gjithë ata HBO, televizioni që shfaq këtë serial ka dhënë një lajm të mirë: sezoni i tetë i ‘Game of Thrones’ do të fillojë të shfaqet në muajin prill të vitit 2019. Ky sezon do të ketë më pak episode, por thuhet se një episod mund të zgjasë më shumë se një orë.
Por çfarë do të ndodhë në seritë vijuese të serialit?
Populli ka ministrat e tij (Video)
Njësoj si në rastin e seancës së sigurisë për kuksianët e arrestuar gjatë protestave për vendosjen e taksës së Rrugës së Kombit, edhe në dhënien e masës për te arrestuarit e banorëve të Astirit, Gjykata e Tiranës ishte e blinduar këtë të dielë nga forcat e policisë.
Mosbesim te Drejtësia dhe akuza të drejtëpërdrejta për kryeministrin e vendit që sipas banorëve po u kundërvihet qytetarëve me polici dhe forca speciale. Por edhe mesazhe politike nga një protestë që banorët nuk duan ta atshojnë vetëm si një reagim hallexhinjsh.
BE miraton “divorcin” me Britaninë
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së s miratuan divorcin me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe deklaratën politike që sanksionon marrëdhëniet me Britaninë pas Brexit. Para takimit kreu i Komisionit, Zhan Klod Junker nuk e fshehu keqardhjen për këtë vendim.
“Sot është një ditë e trishtuar, të shohësh një vend si Britania e Madhe të largohet, por do të bëja të njëjtin koment edhe për të gjithë të tjetër, distancimi nga BE-ja nuk është një moment gëzimi apo festimi, ky është një moment i trishtë, një tragjedi”-theksoi Junker.
Macron dënon dhunën nga twitter-i
Presidenti i Francës Emmanuelle Makron i quajti të "turpshme" incidentet e dhunshme që ndodhën gjatë demonstratave të "xhaketave të verdha” në Paris, duke drejtuar gishtin mbi ata që "sulmuan" forcat e rendit dhe qytetarë të tjerë.
"Falënderojmë forcat tona të rendit për guximin dhe profesionalizmin e tyre. Turp për ata që i sulmuan. Turp për ata që vepruan me dhunë kundër qytetarëve dhe gazetarëve të tjerë. Turp për ata që u përpoqën të frikësonin deputetët. Nuk ka vend për dhunë në Demokraci "-theksoi në tëitter presidenti francez.