Lajme
Fondacioni Soros largohet nga Turqia (Video)
Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (Open Society) i miliarderit George Soros njoftoi përfundimin e aktivitetet në Turqi, pas deklaratave të Presidentit Erdogan ndaj manjatit amerikan javën e kaluar.
Erdogan akuzoi Soros për mbështeje të filantropit turk Osman Kavala, i burgosur në Turqi një vit më parë me dyshimin se "sponsorizoi" protestat anti-qeveritare në vitin 2013 dhe nxiti një tjetër tentativë për grusht shtetit qnë vitin 2016, akuza që janë hedhur kategorikisht poshtë nga Soros.
Ndarja e Kosovës, Berisha: Instrument për shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur sot në mbrëmje në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë. Duke përsëritur qëndrimin e tij se Hashim Thaçi po bën lojën e Serbisë në përpjekjen e korrigjimit të kufijve, Berisha ka shtuar se pararoja e politikës serbe në hapësirën shqiptare është Edi Rama.
Po banorët nuk folën fare?
Po qarkullon së fundmi një njoftim që po kalon si lajm sipas të cilit Erjon Veliaj ka bërë paqe me banorët e zonës së Astirit. Nëse lexon njoftimin-lajm, që nga Top-Channel e më tutje në mëhallën socialiste, kemi të njëjtin tekst, identik. Pra praktika e copy paste me direktivë bashkiake është vënë në lëvizje. Teknikisht njoftimi është kopsitur trashë, pasi nëse përfaqësia e banorëve ka qenë e zgjeruar siç thuhet, me siguri dikush prej tyre aty ka folur.
Vëllezërit gënjeshtarë!
Prej dy ditësh Bashkia po u servir mediave videodëshmi nga shembja e shtëpive që sipas saj kanë nisur në Unazën e Madhe pas reflektimit të banorëve. Këto lajme janë shoqëruar edhe me entusiazmin e kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit në rrjetet sociale, që tregojnë edhe me foto sesi populli ka ndërruar rrugë për të mos i shkuar më mbrapa Lulzim Bashës, por Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Njësoj si me Teatrin Kombëtar - një kompani që fal miliona euro dhe një Kryebashkiak që premton zgjidhje
Tha kryebashkiaku Erjon Veliaj në takimin e datës 14 qershor 2018 me një përfaqësi të aktorëve të Teatrit Kombëtar:
Jack Ma anëtarësohet në Partinë Komuniste të Kinës
Jack Ma, themeluesi i kompanisë kryesore kineze, Alibaba Group Holding Ltd. Është anëtarësuar në Partinë Komuniste të Kinës. Lajmi është bërë publik nga mediat kineze që thonë se Ma ka dhënë kontribute për zhvillimin e vendit.
Sizmiografi InSight zbret në Mars
Pas një udhëtimi ndërplanetar që zgjat gati shtatë muaj, anija hapësinore Insight e Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA zbarkoi në Mars, duke kaluar me sukses atmosferën e planetit të kuq. InSight dërgoi edhe foton e tij të parë të sipërfaqes së Planetit të Kuq të hënën. Qëllimi i InSight është të studiojë brendësinë dhe tërmetet e Marsit.
Maqedonia subvencionon me 3 milionë euro përdoruesit e makinave me gaz
Pak javë më parë qeveria shqiptare noftoi për vendimin e ndalimit të importit të makinave të para vitit 2009. Një vendim që padyshim do të sjellë pështjellime në treg dhe do të rrisë kostot. Qeveria u justifikua për këtë vendim përmes ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, sipas të cilit kjo masë mmerret për mbrojtjen nga ndotja.
Ça muhabeti është ky o Baton?
“Mikut i lëshohet kryet e vendit”. Kështu thotë Kanuni, që më poshtë shton menjëherë se “edhe pse i lëshohen kryet e vendit, miku nuk prin, por e prin”. Që do të thotë në shtëpi time kakaris unë, jo miku.
Studimi: 90% e kafshëve dhe njerëzit u shfaqën 100 mijë - 200 mijë vjet më parë
Një studim i përbashkët i Univesitetit Rockefeller në New York dhe universitetit të Bazelit në Zvicër hedh dritë mbi e variacionit të ulët genetik mes njerëzve dhe kafshëve që jetojnë sot në Tokë. Kërkuesit kanë shfrytëzuar e mitokondrisë nga 5 milionë kafshë nga rreth 100 mijë specie, ndërkohë që diferenca genetike mes individëve të ndryshëm brenda species njerëzore nuk e kalon 0.1%, që do të thotë 1 në 1000 nyje të sekuencës së ADN-së.