Lajme
Një teori e re mund të shpjegojë materien e errët
Shkencëtarë të universitetit të Oksfordit pretendojnë se kanë gjetur shpjegim për një nga misteret më të mëdha të fizikës moderne: materien e errët dhe energjinë e errët. Material e errët është një formë hipotetike e materies që mendohet se përbën 95% të materies në univers.
Synimi i SHBA-së është të udhëheqë, tani dhe përherë
Si e sheh politika e jashtme amerikane rolin e organizatave ndërkombëtare dhe rolin e SHBA-së në botë? Përgjigjen për këtë e dha të martën (04.12) në Bruksel, Sekretari amerikan i shtetit, Michael R. Pompeo në një fjalim që mbajti në zyrën e Brukselit të fondacionit amerikan, German Marshall Fund.
Histori
Davaxhiu i Përparimit!
I paburrë për t'i përballur me banorët e Astirit që kundërshtojnë prishjen e shtëpive që preken nga zgjerimi i Unazës, kryebashkiaku Veliaj po bën çmos për të krijuar përshtypjen se minoranca bllokuese siç e quan ai nuk do ia dalë të pengojë përparimin sipas një vizioni që po gjen mirëkuptim te një shumicë të ardhurish që tashmë i kanë mbledhur plaçkat. Bashkia përcolli në media një material ku Veliaj është gdhirë nga Astiri për të pirë kafen dhe rakinë e mëngjesit me progresistët e Astirit.
Tragjedia e "Kursk" në një film
Ka nisur të shfaqet në kinematë europiane filmi "Kursk" me regji të Thomas ëinterberg. Subjekti bazohet në incidentit tragjik të vitit 2002 në Detin Arktik, ku nëndetësja bërthamore ruse K-141 u fundos bashkë me 118 anëtarët e saj të ekuilazhit.
Pasojat mund të ishin të tjera nëse qeveria ruse do kishte pranuar menjëherë ndihmën e qeverive të huaja. Përpjekja e zhytësve norvegjezë dhe holandezë 5 ditë pas incidentetit rezultoi e pasuksesshme.
Lahuta e Serbëve pasuri e UNESCO-s
Serbia ka regjistruar si pasuri botërore në Unesco të kënduarit me Gusle ose lahutë. Ajo që habit është reagimi i Ministrisë Shqiptare të Kulturës që është e preokupuar për të korrigjuar mediat, të cilat sipas saj e kanë interpretuar gabim vendimin e UNESCO-s më referencën se lahuta është vegël muzikore serbe dhe jo shqiptare.
Selfie në Paris!
Një foto e gazetares ruse Ilya Varlamov tregon një anë moderne të realitetit të sotshëm. Që mund të quhet post qytetar. Një grua që ndodhet brenda një Burger King në Paris, është fotografuar duke bërë selfie e qeshur vesh më vesh, ndërkohë që qyteti zien nga protestat me qindra të plagosur. Fotoja është postuar edhe në Reddit ku kanë vërshuar komentet.
Venecia zhvlerëson nismën e PD për vetting-un në politikë
Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit mbi draftin e opozitës për Vettingun në Politikë.
Në opinionin 20 faqesh thuhet se drafti ka mangësi për mënyren si do të kryhet ky proces dhe se nuk është e qartë nëse Shqiperisë i duhet edhe një tjetër ndërhyrje në Kushtetutë, përderisa ekzistojnë ligjet e Reformës në Drejtësi.
Gjithesesi Komisioni i Venecias ka vërejtur se në opinionin paraprak se në Shqipëri vijon të jetë shqetwsuese çështja e kontakteve të politikanëve me elementë kriminalë.
Mangesitë e raportuara nga Komisioni i Venecias
Rusia kundër pranisë amerikane në Qipro
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharova paralajmëroi se militarizimi i mëtejshëm i Qipros do të ketë pasoja të rrezikshme dhe destabilizuese për ishullin.
"Rusia do të marrë masat e nevojshme nëse Shtetet e Bashkuara forcojnë praninë e tyre ushtarake në Qipro"- tha Sakharova duke folur me gazetarët. Sipas saj, Moska e kupton fare mirë kontekstin anti-rus të këtyre planeve të SHBA-ve dhe NATO-s. “Do të marrim masa reciproke nëse këto plane zbatohen”- shtoi ajo.
Ministria e Jashtme reagon për vrasjet e shqiptarëve në Greqi
Ministria Jashtme shqiptare ka dalë me një deklaratë ku ka shprehur shqetësimin për vrasjet e 4 shtetasve shqiptarë në Greqi dy javët e fundit. Reagimi vjen pas vrasjes së 18-vjeçarit Mario Isai në 4 dhjetor në Kavalla, ndonëse sipas hetimeve autori i krimit është një bashkëkomoshatar i tij shqiptar.
“MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këture ngjarjeve nga autoritetet greke”- thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.
Transferohen 1472 ha prona shtetërore në Bregdet
Në datën 21 nëntor të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim përmes të cilit bëhet kalimi në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit të disa pronave të paluajtshme shtetërore që gjenden në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë. Fjala është për 1 472 ha, të cilat janë të shpërndara nga Akërnia, Vlora, e deri në Dhërmi, Gjilek, Vuno, apo Ksamil.