Lajme
Urdhërarrest për gazetarin
Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arresti për gazetarin Can Dundar, ish-drejtor i gazetës opozitare. Ai është nën hetim për protestat anti-qeveritare në vitin 2013 në parkun Gezi të Stambollit.
Prokurorët pretendojnë se Dundar ka luajtur një rol aktiv në demonstrata, duke nxitur trazira nga mediat sociale. Ata akuzojnë ish-kryeredaktoin e gazetës opozitare se ka mbështetur anëtarët e një organizate terroriste.
“ShBA nuk kanë bërë presion për ndryshimin e kufijve. Krijimi i ushtrisë së Kosovës, hap pozitiv”
ShBA mendon ndryshe nga NATO lidhur me krijimin e ushtrisë së Kosovës njoftuar për t’u formalizuar më 14 dhjetor. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar për RTK se krijimi i ushtrisë është një hap pozitiv.
Liderët e Kosovës kanë folur për mënyrën sesi Forcat e Armatosura të Kosovës do të marrin pjesë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit. Kjo është e mirëpritur. Kosova ka arritur pikën kur në vend se të jetë vetëm konsumator i sigurisë ndërkombëtare, mund të kontribuojë në të
Trashet zullumi, ndërpriten punimet për Lotin 1 të Unazës
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot ndërprerjen e punimeve në lotin 1 të Unazës pas publikimit në emisionin “Të Paekspozuarit” të dokumentave që vënë në dyshim rregullsinë e tenderit dhe vërtetësinë e operatorit ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj” që ka marrë pjesë në tenderin për zgjerimin e Unazës. Kompania mëmë e saj “Dunwell Haberman” rezulton e regjistruar në shtetin Delaware të SHBA-ve
BE jep 94 mln euro për Shqipërinë
BE-ja jep 94 milionë Euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Siç thuhet ne faqen e delegacionit europian, fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi.
8 km në këmbë si dënim për bullizmin (Video)
Debat të madh ka hapur në SHBA rasti i një babai nga Ohajo, i cili ka detyruar vajzën e tij të ecë 8 km në këmbë si dënim për bullizmin që e bija kryentë në shkollë ndaj fëmijëve të tjerë.
Siç thuhet në reportazhin e BBC, 10-vjeçares Kirsten iu dha një dënim tre-ditor për të mos udhëtuar me autobusin e shkollës për shkak se ishte kapur për herë të dytë duke ngacmuar fëmijët e tjerë. Pas kësaj babai i saj Matt Cox vendosi t'i jepte mësimin e jetës, duke e detyruar që rrugën vajtje ardhje për në shkollë ta bëjë në këmbë.
Protestë paradite, Kuturu në mbrëmje
Protesta e studentëve që befas në një fillm dhjetori u kujtuan për kushtet e vështira dhe tarifat e larta, ka hyrë në ciklin e diskutimit politik dhe publik. Në të vërtetë protesta e studentëve ose apelojnë për ndryshime radikale, ose të paktën fitojnë së betejën e argumenteve.
Foto/Një interpretim i protestës në internet
Përplasje diplomatike Kinë-SHBA pas arrestimit të shefes së Huawei
Arrestimi në Kanada i drejtueses së një prej firmave më të rëndësishme kineze të teknologjisë së lartë, Huawei me kërkesë të autoriteteve amerikane ka shkaktuar një përplasje të fortë diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Uashingtoni nuk ka dhënë deri tani asnjë motiv për kërkesën e ndalimit të Meng Uanzhou përveçse një falenderim për autoritetet kanadeze. Uoll Strit Xhërnëll shkruante muaj më parë se Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte nisur një hetim ndaj firmës Huawei për shkelje të sanksioneve ndaj amerikane ndaj Iranit.
Studentët "mbetës" fitojnë ndaj qeverisë së qurrashëve
Lexoni pak llogarinë që publikon faqja lapsi.al për tarifat që duhet të paguajë një student me rregullat që janë në fuqi:
Malli për protesta nuk mund të legjitimojë çdo kërkesë
Entuziazmit se në Shqipëri ka një protestë masive i është bashkëngjitur sot edhe ish-zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Gjergj Meta.
Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend, sepse politika e qeverisë ua ka bërë t’u gërtitet ky vend.
Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor.