Lajme
Syleshja ministri e Peleshit: Kastrati, Kapitalisti me Din, i zapton "pa mendje" dhe pa letra 5.2 ha tokë
MCN Tv raportonte dje se kompania “Kastrati” ka zgjeruar aktivitetin e saj në Porto Romano duke akparauar një sipërfaqe toke që është pronë e Forcës Detare, por që ka dalë nga plani i përhapjes. Ministria e Mborjtjes pranonte dje që për pronën nuk ka lidhur kontratë shfrytëzimi me subjekte private, ndërkohë që sot ministri, Niko Peleshi, deklaroi se janë depozituar tri padi për këtë çështje, se ka patur sinjalizime dhe se ai tani pret që institucionet të bëjnë punën e vet.
Video/Protesta masive në Francë si pasojë e reformave të pensioneve
Protesta masive kanë mbërthyer Francën si pasojë e miratimit të reformës së pensioneve. Kjo është dita e nëntë e protestave ku vlerësohet se vetëm të enjten morën pjesë 1 milionë njerëz. Natën e fundit janë arrestuar 457 personave dhe janë lëndruar 441 policë.
Federata Botërore e Atletikës përjashton transgjinoret femra nga kategoria e Femrave
Federate Botërore e Atletikës ka përjashtuar nga garat për femra personat transgjinorë femra që kanë kaluar moshën e pubertetit si meshkuj. Pra që kanë qenë meshkuj deri në adoleshencë dhe mandej kanë ndryshuar gjininë. Presidenti i Federatës, Lord Coe ka deklaruar se janë marrë masa “për të mbrojtur kategorinë e femrave në sportin tonë”. Sipas tij diskutimi i zhvilluar ka konsideruar jo vetëm gjithëpërfshirjen, por edhe moscenimin e avantazheve të pandershme.
Video/Takimi Rama-Sunak me aperturë propagandistike në shqip
Kryeministri Edi Rama ka postuar pak më parë një material të shkurtër video nga pritja që i është bërë në Britaninë e Madhe nga homologu i tij, Rishi Sunak. Materiali është i titruar anglisht dhe shqip dhe duhet thënë se ai luan shumë mirë efektin propagandistik.
Serbia humbet seriozitetin pas Marrëveshjes së Ohrit
Aktualisht BE-ja dhe SHBA kanë një problem me Serbinë për sa i përket Kosovës. Nuk kanë më një problem me Prishtinën. Pak orë pas takimit të Ohrit, pala serbe nxitoi të thoshte se nuk ka firmosur asgjë, se nuk lëshon nga sovraniteti, e kështu me radhë, duke u rifortifikuar në një narrativë që nuk jep më asgjë. Mirëpo ndërkohë që mohon çdo gjë publikisht, përfaqësues të Beogradit ndryshojnë kanalin kur vjen puna në takime me zyrtarë të vendeve europiane.
E urova presidentin Vuçiç për marrëveshjen e fundit në Ohër mes Beogradit dhe Prishtinës
Plastika krijon shkëmbinjtë e vet “natyrorë”
Ka pak vende në Tokë aq të izoluara sa ishulli Trindade, një dalje vullkanike tre deri në katër ditë me varkë nga brigjet e Brazilit. Gjurmët e ndikimit njerëzor janë gjetur edhe atje. Gjeologia Fernanda Avelar Santos zbuloi aty shkëmbinj të formuar nga teprica e ndotjes plastike që notojnë në oqean.
Santos i pa për herë të parë shkëmbinjtë plastikë në vitin 2019, kur ajo udhëtoi në ishull për të hulumtuar për tezën e saj të doktoraturës mbi një temë krejtësisht tjetër – rrëshqitjet e dheut, erozioni dhe “rreziqe të tjera gjeologjike”.
Tanzania konfirmon shpërthimin e virusit “Marburg”
Në Tanzani u konfirmuan të martën rastet e para të sëmundjes që shkakton virusi Marburg. Konfirmimi erdhi pas analizave të kryera lidhur me disa raste vdekjesh në rajonin veriperëndimor Kagera.
Myftari: Hulusi Hako ofrohet për kandidat për kryetar të Organizatës së Veteranëve
Ka disa ditë që në gazetën “Dita”, njerëz që prezantohen si intelektualë, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi dhe mes tyre edhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi, kanë ngritur shqetësimin se në Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare po tentohet një puç nga sekretari i Përgjithshëm, Veli Myftari që synon marrjen e drejtimit.
Sarajet e Këlcyrajve
Sarajet e Këlcyrajve janë ndër ato pika ku vështrimi magnetizohet dhe magnetizon vetvetiu një histori. Një mesazh që udhëton në kohë, pa lëvizur nga shpati i Trebeshinës ku kanë mbetur si dëshmitare dhe dëshmi e një njerëzimi tjetër.
Sarajet, apo rrënojat që kanë mbetur si hipoteka e tyre e fundme, justifikojnë mitin që rrëfehet e që i lidh me Muzakajt, por edhe ndoshta janë e vetmja thinjë e lavdisë së familjeve të mëdha të Jugut, që mesa duket po do t'i harrojë e groposë, pasi i urreu siç thoshte Konica, "me inat Tosku".
Paneli i Klimës: Shkenca nuk e di kush rrezikohet më shumë. Akullimi në Europë, jo para 2100-ësë
Një rishikim i dhjetëra mijëra punimeve shkencore mbi efektet e ngrohjes globale nxjerr në pah një të vërtetë tjetër shqetësuese: shkencëtarët ende nuk kanë përgjigje për shumë nga pyetjet që do të përcaktojnë se sa mirë e përballon bota ndyshimin e klimës në rastin më të keq. Në raportin e tij të fundit, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) përshkruan një botë me ndikime të parashikuara prej
