Lajme
Stadiumi i ri, një Aferë që po shitet si triumf i zhvillimit dhe modelit estetik
Agjencia Telegrafike Shqiptare përcjell sot një qëndrim të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për stadiumin e ri të Tiranës.
Skuadra kuqezi e ka hak një stadium të këtyre përmasave. Këtë nuk e them për patriotizëm virtual, por me ndienjën e fortë të përkatësisë si qytetare e këtij vendi, që deri dje përhumbte nga shëmtia e një ngrehine që mbrohej me pseudo-patriotizëm nga ata që vetëm me punën e të bukurën s’kanë lidhje
Sonda kineze Chang'e-4 zbulon material në formë xheli në Hënë
Sonda kineze Chang’e-4 që është mjeti i parë nga Toka që ka zbritur në anën e padukshme të Hënës, ka zbuluar një material të çuditshëm, me ngjyrë të pazakontë dhe në formën e xhelit. Roveri Yutu-2 bëri zbulimin gjatë ditës së tetë hënore të misionit çka nxiti shkencëtarët kinezë që të shtyjnë misionet e tjera të planifikuara për t’u përqendruar në gjetjen në fjalë. Sipas vlerësimeve paraprake të bëra me spkektrometër rezulton se materiali i gjetur vjen nga manteli i Hënës në kraterin Von Karman. Një shpjegim që po jepet është ai se materiali është xham i shkrirë, i krijuar nga goditja e sip
Tërbimi i "Dorianit" godet Bahamas(video)
Uragani “Dorian” ka arritur në kategorinë pesë me erëra që arrijnë mbi 280 km/orë dhe ka godtur keqas pjesën veriore të ishujve Bahamas. Në ishullin e Madh të Bahamas u lëshua urdhëri i evakuimit për 73 imijë banorë, por shumë prej tyre kanë refuzuar të largohen.
Po vjen Palmer...
Caktimi prej Departamentit Amerikan të Shtetit i Mathew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, është përcjellë si një lloj fitoreje apo lajmi i mirë nga qarqet pranë pushtetit në Tiranë. Edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e cilësoi atë shenjë të vëmendjes që SHBA po kthen drejt rajonit dhe si një mundësi që konfliktet të zgjidhen.
Autoriteti Palestinez i jep fund Pakteve të Oslos së viteve 1993-1995
Autoriteti Palestinez ka njoftuar vendimin për t’i dhënë fund ndarjes së Bregut Perëndimor në Zonat A, B dhe C, siç parashikohet në Paktet e Oslos që Oranizata për Çlirimin e Palestinës firmosi me Izraelin në vitet 1993-1995.
Me vendimin e fundit Bregu Perëndimor do të trajtohet i gjithi si territory palestinez nën sovranitetin e Autoritetit Palestinez. Mbetet për t’u parë zbatimi i vendimit në fjalë që bie ndesh me dispozitat e një marrëveshjeje që i jep Izraelit të drejtën e kontrollit dhe në Zonën C ka edhe vendbanime izraelite.
Zëra kundër Merkelizmit në Gjermani
Era Merkel duket se ka marrë fund në Gjermani në kuptimin se zërat për ndryshim sa vijnë e shtohen. Në një opinion në revistën “Spiegel” bëhet thirrje pikërisht për këtë gjë duke nënvizuar sidomos nevojën që gjermanët të gjejnë një pasion të ri politik dhe të pranojnë staturën ndërkombëtare të Gjermanisë me të gjitha pasojat dhe të mirat që një gjë e tillë sjell.
Gjobë 200 milionë $ për Google për shkelje të privatësisë online të fëmijëve
Pas Facebook edhe Google mund të detyrohet të paguajë 200 milionë dollarë gjobë për shkak se Youtube akuzohet se ka shkelur privatësinë online e fëmijëve duke mbledhur të dhëna për ta pa konsensusin e prondërve.
Komisioni Federal për Tregëtinë në ShBA votoi 3-2 për të shqyrtuar çështjen dhe për ta dërguar atë në Departamentin e Drejtësisë.
Çështja ka ardhur në vëmendje politikës, teksa senatori Ed Markey, ka deklaruar se kompanitë që thyejnë privatësinë e fëmijëve duhen ndëshkuar.
Spekullime se anullimi i vizitës së kryeministrit në Kanada lidhet me lojërat kundër Bankers Petroleum
Media të ndryshme kanë raportuar sot se kryeministi Edi Rama ka anulluar një vizitë në Kanada, ku ishte ftuar të merrte pjesë në forumin “Toronto Global Forum”. Si arsye për anullimin jepet një letër e përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-kanadez për organizatorët e aktivitetit, përmes së cilës vihet në dukje se z. Rama nuk përmbush kërkesat për të qenë i ftuar nderi.
Qeveria e Mitsotakis konfirmon zyrtarisht: Marrëveshja e Prespës nuk diskutohet
Athina zyrtare ka sqaruar përfundimisht qëndrimin e saj për Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht zhurmës së madhe që u bë para nënshkrimit të saj nga konservatorët dhe nacionalistët grekë, qeveria e Kyriako Mitsotakis ka korrigjuar shënjestrën duke kaluar madje në krah të kundërt të qëndrimeve të veta të mëparëshme.
Kosovë, 63% e qytetarëve deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
Në anketën e zhvilluar nga KosovaPress, 63 për qind e pjesëmarrësve janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Në anketën e zhvilluar nga "KosovaPress “A do të merrni pjesë në zgjedhje?”, kanë marrë pjesë 3701 qytetarë.
Nga ta 2332, apo 63 për qind kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, 1216 po 33 për qind janë deklaruar se do të votojnë, kurse 153, apo 4 për qind janë deklaruar se nuk e dinë.
koha.net