Lajme
Braktiset edhe nga strategu i partisë
Partia Laburiste britanike ka marrë së fundmi një goditje të fortë teksa strategu i saj, Andrew Fisher, ka njoftuar largimin. Fisher që është autor i manifestit të fundit, ka deklaruar se largohet në fund të vitit me justifikimin zyrtar se do t’i dedikohet familjes dhe fëmijëve. Por mediat në Britani shkruajnë se largimi lidhet me perspektivën e zymtë që e sheh partinë dhe liderin e sa Jeremy Corbyn humbës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Tërmeti, Kryeministri kërkon sigurimin e detyrueshëm të banesave nga fatkeqësitë natyrore
Tërmetet e djeshme në Tiranë dhe Durrës kanë rihapur diskutimin për sigurimin e banesave. Kjo çështje u diskutua njëherë gjatë përmbytjeve të vitit 2010, por u ka në harresë.
Kësaj radhe është kryeministri Edi Rama që ka kërkuar që problemi i sigurimit të objekteve të jetë kushtëzues për kompanitë duke e përqendruar pergjegjësinë të kompanitë e sigurimeve.
Modeli i Hong Kongut për Kosovën, Vuçiç: Jap dorëheqje nëse e vini në jetë
Ish-presidenti i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka dalë së fundmi me një propozim të vetin për Kosovën duke marrë si model Hong Kongun. Sipas Koshtunicës duhet ndjekur një rrugë që e sheh Kosovën në autonomi të mbikëqyrur, diçka që ngjan si tezë naive, ndonëse për ish-presidentin serb kjo zgjidhje kënaq të dyja vendet.
Mirëpo presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç ka replikuar thatë duke e konsideruar propozimin si ireal.
Bilanci paraprak, 51 të lënduar. Katër lëkundje tërmeti që nga mëngjesi
Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit raporton se në datën 21 shtator 2019 janë regjistruar në territorin shqiptar katër lëkundje tërmeti duke nisur me të parin në prën 09:37 në Lagunën e Patokut me magnitudë 3.2, për të vijuar me një tjetër lëkundje në orën 14:04 me magnitudë 5.8, 13 km në verilindje të Durrësit, i treti është ndjerë në orën 14:15 po në Durrës me magnitudë 5.3 dhe i fundit në orën 16:10 në Durës, me magnitudë 4.2.
Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm
Një tërmet i fuqishëm ka prekur sot territorin shqiptar me epiqendër në Adriatik. Sipas të dhënave tërmeti ka patur magnitudë 5.8 dhe ai ka shkaktuar disa dëme materiale. Durrësi duket si qyteti që e ka ndjerë më shumë, por edhe Tirana është shkundur fort nga lëkundja e parë në orën 16:04 minuta pasuar nga një e dytë 11 minuta më vonë.
Në një deklaratë për shtyp, Instituti i Gjeoshkencave ka sqaruar se ky është tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit.
Kujt i shërben e vërteta e Tahirit?
Sajmir Tahiri vazhdon të dalë në konferenca shtypi, duke aluduar se i gjithë procesi ndaj tij është komplot politik, pa asnjë lidhje me akuzat penale që ngriti Prokuroria. Vendimi i Gjykatës së krimeve të rënda për ta dënuar vetëm për shpërdorim detyre shkon në favor të këtij argumenti. Tahiri thotë se për dy vite ka heshtur përballë të gjitha akuzave.
Fotografohet Osama Libiani, organizatori i torturave në kampet e refugjatëve
Osama libiani. Kështu thirret personi në foto që mendohet se është një ndër personat e përfolur për torturat në kampin e burgosjes në Zavajash. Në Libi kampet e refugjatëve që duan të kalojnë drejt Europës janë bërë shpesh objekt hetimesh dhe akuzash për krime dhe trajtim çnjerëzor ndaj personave që hyjnë në to.
Protokollet e fundit: Si e përjetoi Stasi fundin e RDGJ-së
"Shumë sekret!" shkruhet në shkresën e zverdhur lehtë të 8 tetorit 1989 lidhur me "gjendjen aktuale të politikës së brendshme në RDGJ". Ditë ma parë regjimi komunist me kreun e shtetit dhe të partisë, Erich Honecker në krye kishte festuar 40 vjetorin e Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Por në këtë raport prej gjashtë faqesh të Ministrisë për Sigurinë e Shtetit - shkurt Stasi -nuk bëhet fjalë për festën. Përkundrazi: në të shprehet droja, se "shteti socialist dhe rendi shoqëror në RDGJ ndodhen në rrezik serioz".
SHBA shton me 1000 trupa prezencën ushtarake në Poloni
Mediat polake raportojnë se presidenti i vendit, Andrzej Duda dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi përmes së cilës parashikohet shtimi i trupave ushtarake amerikane në Poloni.
“Nusja dhe shtetrrethimi”/ Regjisori Mitro: Partia na urdhëroi të xhironim një mbyllje tjetër për filmin
Ajo njihet ndryshe edhe si vajza që qëndiste muret. E portretizuar nga aktorja Rajmonda Bulku, heroina Liri Gego është pikërisht vajza që u arratis nga shtetrrethimi gjerman në qytet e veshur si nuse.
