Lajme

Kryeministri: Mua më ka zgjedhur Zoti për të drejtuar Shqipërinë në këtë moment

Postuar në 03 Prill, 2020 22:52

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një lidhje me emisionin “Zonë e Lirë”. Ai është pyetur se duke qenë se po i ndodhet pranë Shqipërisë në ditë të vështira mos vallë është bir i Zotit. 

Zoti Rama është përgjigjur se gjyshja e tij thoshte se Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.(Minuta 14: 50). 

Pra Zoti mesa duket ka zgjedhur Edi Ramën në këto kohë, diçka që ai e ka deduktuar nga një thënie e gjyshes dhe nga bindja mesa duket se pa të Shqipëria kushedi ku do të ishte. 

Sarandë, rifillon për herë të katërt puna për bulevardin

Postuar në 03 Prill, 2020 18:14

Në Sarandë ka rinisur puna për brezin urban. E njofton kryeministri Rama në Facebook bashkë me disa pamje nga punimet në bulevardin e qytetit. 

I shkreti bulevard çka hequr nga nallbanët e Tiranës që duken në ato anë me kapardisjen e të qytetëruari, por që nuk bëjnë gjë tjetër veçse me llastiqet e banditizmit në dorë thyjenë xhamat e asaj që ka mbetur. 

Saranda u ndërtua nga italianët, më saktë iu dha fizionomia e qytetit nga italianët dhe njësoj si Tiranës së qendrës, çdo arnim shqiptar i qëndron si mish i huaj, si një tumor malinj që duhet operuar. 

Merr një 20 mijë lekësh dhe bëj pazar, pastaj masat dhe kufizimet!

Postuar në 03 Prill, 2020 16:43

Kryeministri i  Shqipërisë Edi Rama tha se qiratë nuk duhen  paguar. Kush kërkon qiranë në marrëdhënie biznesi do gjobitet.  Pas reagimeve e korrigjoi. Tha se do paguhen me këste. Ky akt na njofton disa gjëra. Selektivitetin e strategjisë së luftës së pari. 

Kryeministri i Shqipërisë i quan budallallëqe kërkesat për anullim, pezullim të koncesioneve. As nuk pranon ta diskutojë një gjë të tillë. 

Të dyja janë marrëdhënie kontraktuale. Për njërën kemi ndalim, për tjetrën tolerim. Për njërën vlen gjendja e jashtëzakonshme, për tjetrën jo. 

Qeratë? Shiko se nuk e thashë ashtu...

Postuar në 03 Prill, 2020 15:19

Kryeminstri irritoi dje shumëkënd me thirrjen për mospagimin e qerave. Në mbrëmje doli dhe sqaroi atë që kishte ndërmend sipas mënyrë së tij. Sot paradite mediat vunë re se aktit normativ i ishte shtuar një pjesë plotësuese që rregullon detyrimin me këste, jo faljen e tij. Pyetja që shtrohet këtu është se ky hyn qeveria me aktet e veta në një detyrim kontraktor mes palëve të pavarura? Por ta lëmë mënjanë këtë dhe të shohim se çfarë thotë kryeministri sot:

Pasoja afatgjate në shëndet për të sëmurët e CoVid-19

Postuar në 03 Prill, 2020 13:35

Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën ka arritur në 1 milion, numri i të shëruarve është fatmirësisht më shumë se katër herë më i madh se numri i vdekjeve. Por ekspertët mjekësorë i thanë “France 24” se COVID-19 mund të shkaktojë dëme të mëdha afatgjata në mushkëri, zemër, tru dhe organe të tjera - dhe se për disa pacientë, këto ndërlikime mund të jenë të përhershme.

Biznesmeni Mane: Biznesi i madh mund të mbijetojë pa aktivitet 1-4(5) muaj

Postuar në 02 Prill, 2020 23:09

Biznesmeni Samir Mane ka deklaruar në një lidhje televizive sot se biznesi i madh në Shqipëri është goditur rëndë. I pyetur për mundësitë e mbijetesës në një bllokim si ky, Mane u shpreh se kompanitë kryesore mund të mbijetojnë nga 1 muaj deri në 4-5 muaj. Në varësi të aktivitetit.

Lidhur me situatën e furnizimeve, Mane deklaroi se nuk pret që të ketë probleme në këtë drejtim, sidomos me ushqimin, ndonëse në disa drejtime dhe disa vende priten luhatje çmimi.  

"Jo" subvencionimit të mediave. Kryeministri: Janë biznes i madh, të marrin kredi

Postuar në 02 Prill, 2020 22:26

Kryeministri Edi  Rama ka dhënë përgjigje negative për subvencionimin e mediave. Më poshtë përgjigja e tij në një lidhje televizive sot:

 

Duka: Informalitet ka kudo, nuk e ka penguar njeri qeverinë të kontrollojë

Postuar në 02 Prill, 2020 15:57

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilëson të padrejtë mospërfshirjen  e sektorit të sportit në paketën e ndihmës së qeverisë. Në një intervistë me Skype për TvT, Duka tha se kërkesa për mbështetje është ngritur edhe më parë, por nuk ka gjetur përgjigje nga qeveria.   

Financimi i sportit dhe mënyra si duhet të zhvillohet është temë më vete. Ne e nisëm dhe nuk është se po merret seriozisht. Është e vetmja fushë e aktualitetit që nuk meritoka një kompensim?”, tha ai.  

Provokim i stabilitetit në emër të Kushtetutës

Postuar në 02 Prill, 2020 15:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje një emër tjetër për krjimin e qeverisë pasi në Parlament u rrëzua qeveria e Albin Kurtit. Përmes një letre të posaçme, Thaçi citon një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që i jep të drejtë VV-së të formuar një qeveri të re. Presidenti e cilëson VV-në si një “subjekt politik që ka fituar shumicën në Kuvend”, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.

"Eksperimenti suedez": Nuk dimë thuajse asgjë për CoVid-19. Herët apo vonë lëvizja do të fillojë

Postuar në 02 Prill, 2020 15:00

4 947 të infektuar, 393 në terapi intensive dhe 239 të vdekur. Këto janë shifrat e pandemisë aktuale në Suedi, një vend që ka menduar ta menaxhojë ndryshe atë. Jo me karantinë dhe kufizime masive, por duke vazhduar jetën si më parë dhe duke menaxhuar në plan spitalor vetëm rastet që paraqiten dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Në një prononcim për gazetën italiane “Corriere della Sera”, epidemiologu më i njohur suedez, Anders Tegnell, drejtor i Agjencisë Sanitare të Suedisë, thotë se mënyra si po vepron Italia është sikur virusi do të largohet së shpejti.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme