Lajme
Isa Mustafa rrëzon Albin Kurtin në Kosovë
Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti. Mocioni i ndërmarrë nga partneri i tij në qeveri, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka kaluar me miratim të gjerë ndërkohë që gjatë gjithë ditës, Kurti ka replikuar dhe i është përgjigjur akuzave të ndryshme.
Duhet të jemi të qetë. Ato që thotë i ka lexuar në një dokument të jashtëm konfidencial
Top-Channel raporton se gazetari Muhamed Veliu ka parë një dokument konfidencial të përpiluar nga disa të huaj me qendër në Monako.
Co Vid -19 shpallet Virus Autokratik
Pandemia e koronavirusit ka hapur frontin e një lufte gjeopolitike të paprinciptë që provon se sëmundja kryesore e njeriut është tjetërgjë nga infektimi patogjenik i Co Vid 19. Kina në asnjë rast nuk deklaroi se virusi nuk shpërtheu jashtë saj. Ajo e mori këtë narrativë sapo nga SHBA nisi goditja politike që e cilësonte pandeminë si “virusi kinez”.
Të shmangemi nga mbiekspozimi mediatik për pandeminë!
Intervistë e psikiatrit të njohur Eugenio Borgna dhënë për gazetën “Avvenire” rreth krizës së frikës që ka mbërthyer shoqërinë njerëzore nga pandemia e koronavirusit.
Profesor, Ju keni studiuar dhe parë shumë dhe keni kuruar të sëmurë. Çfarë menduat duke parë ato imazhe të kamionëve të Ushtrisë mbushur me arkivolë që dilnin nga Bergamo?
Në ato imazhe perceptohet e gjithë tragjedia në veprim e sipër, jeta e shumë njerëzve që ikin nën izolim të plotë të çdo përkujdesjeje. Një vdekje e çpersonalizuar që humbet individualitetin e vet dhe bëhet numër, masë.
Mbrojtja Civile e Italisë ndërpret konferencat live. Drejtori Borelli dyshohet si i prekur nga Co Vid 19
Mbrojtja Civile e Italisë ka njoftuar ndërprerjen e konferencës për shtyp që zhvillon çdo ditë në pra 18:00 pasi drejtori i saj, Angelo Borrelli duket se është prekur nga Co Vid 19. Ai njoftoi dje shenja temperature dhe i është nënshtruar testimit sërish, ndonëse e ka bërë tamponin ditë më parë dhe rezultoi negativ.
Foto/Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio "vishet" me flamujt e vendeve të goditura nga pandemia
Gjermania dhe Franca: Mosmarrëveshja Serbi-Kosovë, çështje e sigurisë europiane
Gjermania dhe Franca kanë deklaruar se me kalimin e krizës së pandemisë do të organizojnë në Paris një samit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me praninë e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.
Video/Thyerja e karantinës
Alla Italiana/Rrini në shtëpi!
Disa mesazhe të kryebashkiakëve italianë ndaj qytetarëve që nuk respektojnë karantinën.
Kurti: Mocioni kundër meje, në funksion të shkëmbimit të territoreve
Është duke u zhvilluar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ku diskutohet mocioni i mosbesimit ndaj Albin Kurtit, kryeministër i vendit. Në fjalën e vet, Kurti thotë se pas mocionit qëndron ideja e shkëmbimit të territoreve.