Lajme
Garda Vullnetare Shqiptare merr përsipër autorësinë e kërcënimeve ndaj kryeministrit Kurti
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk frikësohet nga kërcënimet që i drejtohen atij, duke komentuar letrën e fundit të ashtuquajturës “Gardës Vullnetare Shqiptare”. Këto komente shefi i ekzekutivit i bëri gjatë një vizite në “Trepçë” në Mitrovicë.
“Së pari, unë nuk frikësohem. Jam në punë dhe detyrë përditë. Për gjendjen e sigurisë, nuk është që unë mund ta vlerësoj unë, janë organet kompetente”, ka thënë Kurti.
Vuçiç: Në Malin e Zi po synohet dëbimi i plotë i serbëve brenda 10 vjetëve
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic mendon se në Mal të Zi po vihet në skenë një spastrim etnik që konsiston në largimin nga vendi të të gjithë serbëve brenda 10 vjetëve.
Qëllimi është që populli serb të zhduket nga Mali i Zi në një dekadë
tha ai gjatë një takimi me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Sipas tij themelimi i kishave të reja nuk ka mbështetje sidomos kur ato frymëzohen si akte nga politikanët.
Kryeministri: Qeveria e PD-së më propozoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Plazza Shopping
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje gjatë një interviste për News24 se qeveria e Partisë Demokratike ka paraqitur pranë tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, projektin Plazza Shopping, që parashikonte shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në hapësirën e tij dhe përreth të një qendre me dyqane dhe butike. Z. Rama e ka cilësuar atë si projekt të bukur, por që sipas tij e kundërshtoi sepse ideja e tij është ndërtimi i një teatri të ri në vendin e të vjetrit.
Presion direkt për reformën në drejtësi, vetëm rekomandime për sistemin zgjedhor!!!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojnë në prapaskenë. Pak a shumë këtë në thotë deputetja Rudina Hajdari, e cila gjatë një interviste televizive ndër të tjera ka sqaruar se:
Asgjë e mirë nuk del nga këto takime
Ambasada e ShBA në Tiranë shpërndan sot këtë njoftim në Facebook:
Garancia sovrane, pa ndikim: Bankat po i shtyjnë bizneset drejt fajdeve
Qeveria pritet të ofrojë një garanci të dytë sovrane, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve për t’u rimodeluar, për shkak të mbylljes së tyre prej më shumë se dy muajsh nga covid-19.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, thotë se edhe me garancinë e parë, jo të gjitha bizneset që kanë aplikuar kanë mundur të përfitojnë, pikërisht për shkak të qasjes burokrate të bankave ndaj tyre. Për këtë arsye, shumë prej bizneseve janë detyruar të tërhiqen.
Rikthehet Tony Montana, së shpejti një version i ri i “Njeriut me shenjë”
Regjisori Luca Guadagnino ka marrë përsipër versionin e ri të “Njeriut me shenjë”. Skenari është shkruar nga Joel Coen dhe Ethan Coen, ndërsa produksioni i është besuar Dylan Clark për Dylan Clark Productions.
Subjekti është përshtatur disa herë, më e fundit filmi i vitit 1983, në të cilin interpretonin Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer me regji të Brian DePalma. Ai është një ripërpunim i historisë së emigrantëve, që tregohet në filmat e vitit 1932 dhe 1983, dhe do të vendoset në Los Angeles.
Do ishte lajm i mirë sikur t'i vinte keq për veten
Ndodh që ndonjëherë të të vijë keq për ata që merren me politikë në Shqipëri. P.sh kur e njeh dikë personalisht, kur e rrëzojnë pa arsye, apo kur ka fatkeqësi familjare. Rrallë, por mund edhe të ndodhë. Çështja është se eliminimi i raportit human është provë e një krize shumë të thellë e cila herët apo vonë do prodhojë faturën e vet. Një ndër to është mosbesimi ndaj vendit, mungesa e optimizmit për funksionimin e shtetit etj..
Teatri u shemb. Nis teatri i protestave
Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar e ka vrarë arsyen e protestës qytetare që është zëvendësuar nga protesta e partive politike. E cila është e destinuar të dështojë.
Në përgjithësi opozitat e besueshme u bashkohen apo udhëheqin kauzat qytetare duke katalizuar ndryshimin politik të mundshëm. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Opozita është shndërruar në dezinfektant i protestës. Vërtet protesta e Teatrit u mbështet me militantë të PD-së, apo LSI-së, por asnjë qytetar i zakonshëm nuk ishte pro saj nisur nga numri i pjesëmarrësve.
Gënjen me qetësi(ose nuk di gjë) dhe publikisht
Ky është Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili në një video 10 minutëshe u përpoq të shpjegonte vendimin e vështirë që sipas tij iu desh të merrte për të hedhur në tokë me fadroma godinën e Teatrit Kombëtar.
