Lajme

Nëse ajo që po vjen mund të quhet Normale

Postuar në 12 Maj, 2020 11:56

Lani duart! Kjo ekzigjencë që mendohej si personale dhe e vetëkuptueshme është shndërruar befas në direktivë shëndetësore globale. Masat lehtësuese në thuajse të gjitha vendet e Europës po shoqërohen me protokolle sigurie, apo që pretendojnë se janë të tilla. Distanca, maska, jo më shumë se katër veta në tavolinë dhe thirrja: Lani Duart! Në Hollandë p.sh ata që hyjnë në lokale duhet të lajnë duart dhe të përgjigjen pyetjeve për shëndetin e tyre.

Kulla në Tiranë për këdo që aplikon dhe ka truallin

Postuar në 11 Maj, 2020 20:16

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka shpallur se ndërtimi i kullave do të vazhdojë në kryeqytet. Kudo ku planifikon Bashkia ato do të ndërtohen. Gjatë një lidhjeje me syri.net, Veliaj është pyetur për Teatrin dhe ndër të tjera tha: 

Situata po normalizohet, por askush nuk po flet për fundin e epidemisë

Postuar në 11 Maj, 2020 16:04

Epidemia e koronavirusit po shkon drejt fundit, por askush nuk po njofton fundin e saj. Ndonëse në nivel të përgjithshëm numri i rasteve të reja, shtrimeve dhe vdekjeve po vjen duke u ulur, asnjë mjek nuk ka deklaruar se kjo që kaluam ishte një grip i zakonshëm. 

Në Gjermani dhe në Kinë ka një riaktivizim të virusit pas lehtësimit të masave, riaktivizim i cili nuk dihet sesi do ta ketë ecurinë. 

Edhe Serbia, një nga vendet më të goditura në Ballkan, ndonëse ka njoftuar lehtësim masash, ka paraljmëruar se kjo epidemi nuk mbyllet me muajin maj. 

Mall për normalitet në Europë

Postuar në 11 Maj, 2020 14:58

Shumë vende europiane fillojnë nga e hëna me lirimin e mëtejshëm të masave kufizuese të marrë në përpjekje për të kufizuar pandeminë. Ashtu si edhe u vunë masat kufizuese, në mënyrë kaotike në vendet të ndryshme të BE si një mozaik, ashtu edhe po hiqen.

Lirime masash kudo në Europë

Lufta e Dytë Botërore si paradigmë për të ardhmen e paqes në Europë

Postuar në 11 Maj, 2020 14:09

Ndonëse Gjermania e celebroi 9 majin si ditë Çlirimi, debati mbi Luftën e Dytë Botërore po i jep formë marrëdhënieve mes Rusisë dhe Europës. Në një opinion të datës 8 maj, ambasadori rus në BE, Vladimir Chizon flet për një “ortek gënjeshtrash” mbi Rusinë në mediat europiane.

Ndahet nga jeta akademiku Gudar Beqiraj

Postuar në 11 Maj, 2020 13:16

Është ndarë sot nga jeta në moshën 72 vjeçare akademiku Gudar Beqiraj.

Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!

shkruan në një deklaratë Akademia e Shkencave.

Beqiraj në vitin 2017, për pak kohë ishte në krye të Akademisë së Shkencave, por pas një takimi të zhvilluar me presidentin Ilir Meta vendosi të dorëhiqej nga posti. 

Dakord me legalizimin e kanabisit, por kush do ta marrë këtë industri në dorë?

Postuar në 11 Maj, 2020 13:11

Koço Kokëdhima ishte deputeti i parë që propozoi legalizimin e kanabisit. Dhe për këtë u tall nga mediat e Edi Ramës sa mundën. Sot legalizimi i kanabisit është projekt ekonomik në të mirë të Shqipërisë, për faktin se atë e propozon Edi Rama. Mirëpo pas këtij projekti ka shumë dyshime dhe në klimën politike të Shqipërisë ky projekt interpretohet në kontekstin e kapjes së një tjetër të drejte ekonomike. Në një intervistë publikuar në gazetën “Shekulli”, ish-deputeti Kokëdhima, aktualisht drejtues partie, thotë ndër të tjera se ekzistojnë disa rreziqe:

Luftë për konvertimin e pakicës sllave në Shqipëri. Heshtje nga Tirana zyrtare, por edhe nga OSBE-ja

Postuar në 11 Maj, 2020 01:53

Pavarësisht Traktatit të Miqësisë, tensionet në raportet bullgaro-maqedone nuk ndalojnë. Disa media në rajon, përfshirë ato nga Maqedonia e Veriut, raportojnë se Bullgaria po i bën presion Shkupit zyrtar të heqë dorë nga pretendimet se ka një pakicë maqedonase në Bullgari, se ka një gjuhë maqedonase nëse dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian. 

Kroati i famshëm Tesla. Beogradi proteston ndaj BE-së

Postuar në 11 Maj, 2020 00:12

Qeveria serbe ka dorëzuar një notë proteste ndaj Bashkimit Europian për shkak se një nga faqet online të bllokut – faqja e Qendrës për Mësimin e Fëmijëve - e përshkruante shpikësin e njohur Nikola Tesla si “kroati i famshëm”. 

Ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka dërguar notën në Bruksel, ndërkohë qe para tij, ministri i Kulturës, Vladan Vukosavljeviç apeloi që BE-ja t’i kërkonte falje popullit serb.

Foto/Përkujtesa vizuale se jetojmë(britanikët) në demokraci

Postuar në 10 Maj, 2020 23:53

Fotoja në fjalë qarkullon në rrjetet sociale dhe aty paraqitet kryeministri britanik, Boris Johnson përballë një qytetari. Kapja e këtij momenti prezanton dy qytetarë në komunikim dhe ku protokolli i vetëm duket të jetë vetëm distancimi fizik. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme