Lajme
Ndërron jetë Rikard Ljarja
Ka ndërruar sot jetë aktori dhe regjisori Rikard Ljarja. I lindur në prill 1943 në Shkodër, Ljarja largohet nga kjo botë në moshën 77 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
U diplomua në shkollën e lartë të aktrimit në Tiranë në vitin 1965 dhe karrierën filmike e nisi në vitin 1973 pas një periudhe punë në teatri e Shkodrës.
Prodhimet dhe filmat ku ai mori pjesë përfshijnë “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Rrugë të bardha”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Ilegalët”, “Radiostacioni”, “Rrethi i kujtesës” apo edhe “Pesha e kohës”.
Grenell, de facto kryeministër i Kosovës
Ajo që ndodhi në Kosovë me mocionin kundër qeverisë Kurti, po zbulohet dita-ditës se ishte një pazar i pastër i skalionit të vjetër të politikës kosovare për të hequr nga drejtimi një njeri dhe forcë jo komode.
Katër letrat formale të Presidentit Hashim Thaçi për Vetëvendosjen dhe Kurtin provuan një inskenim grotesk zgjidhjes juridike për situata që kërkojnë vetëm zgjidhje politike.
Netanyahu ia del sërish. Arrin marrëveshje qeverisjeje me rivalin kryesor, Benny Gantz
Netanyahu ka arritur një marrëveshje me ish-shefin e ushtrisë, Benny Gantz për krijimin e një koalicioni të emergjencës. Kjo marrëveshje i jep fund një muaji paralizë politike dhe parashikon që Netanyahu të jetë për 3 vjet kryeministër, kurse Gantz që drejton partinë Blu e Bardhë, do të jetë zv.kryeministër.
Së shpejti testim sereologjik edhe për rastet e dyshuara. Të riatdhesuarve, tamponi në rast dyshimi
Fasoneritë janë një vatër potenciale e përhapjes së koronavirusit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 12 persona janë konfirmuar me COVID 19 në fasonerinë e Krujës, shumica e të cilëve ishin punonjës të saj dhe pjesa tjetër persona kontakti. Në një Intervistë me Skype, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha për TvT se zbulimi i këtyre rasteve të reja vjen nga hetimi epidemiologjik i kryer në këtë biznes.
IShP: Në vendin tonë epidemia ishte e butë
Instituti i Shendetit Publik në Shqipëri mendon se epidemia e CoVid-19 ka qenë e butë në vendin tonë. Përfaqësuesja e ISHP-së, Eugena Tomini, tha sot se shkalla e infektueshmërisë në vendin tonë është poshtë 1.
Aktualisht në situatën epidemiologjike, që nga fillimi i epidemisë, deri tani që flasim, është përllogaritur që R0 të jetë më e vogël se 1. Ne kemi në gatishmëri 120 dhe 190 shtretër në dy spitalet Covid-19. Që nga fillimi i epidemisë, ne kemi 21 pacientë të vegjël dhe asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar
tha ajo.
Pandemia/Japonia ofron ndihmë financiare edhe për punonjëset e seksit
Qeveria japoneze ka vendosur të përfshijë në paketën e ndihmës financiare edhe punonjësit e seksit. E gjithë paketa prej 989 miliardë dollarë ka ofruar mundësi ndihme, pra aplikimi edhe për punonjëse të seksit që ndihen të pambrojtura në këtë situatë.
Industria e seksit në Japoni gjeneron 24 miliardë dollarë në vit dhe në pikëpamje legale ajo ndahet në dy kategori. Ndihma e qeverisë japoneze erdhi pas protestave të aktivistëve dhe do të akordohet vetëm pë rata që punojnë legalisht. Japonia ka aktualisht mbi 10 mijë të prekur nga CoVid-19 dhe 236 vdekje.
Trump: SHBA të gatshme të dërgojnë një ekip në Kinë për të hetuar shpërthimin e Covid-19
Presidenti Donald Trump është shprehur se SHBA-të duan të dërgojnë investigues në Kinë për të hetuar shpërthimin e koronavirusit.
Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përditshme mbi koronavirusin.
Sipas CNN, SHBA-të kanë bërë edhe më parë kërkesa të tilla, të cilat janë kundërshtuar.
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar vazhdimisht Kinën se ka fshehur informacionin e saktë në lidhje me shtrirjen e virusit brenda Kinës, rrjedhimisht ka fshehur edhe numrin real të viktimave.
Në rënie, 433 të vdekur nga CoVid-19 në Itali në 24 orët e fundit
Në Itali vazhdon prirja pozitive e uljes së numrit të vdekjeve për shkak të CoVid-19 ndonëse numri ditor mbetet i lartë. Sot, Mbrojtja Civile raporton 433 të vdekur të tjerë në 24 orët e fundit ndërkohë që dje sihfra e të vdekurve ishte 482.. Në total numri i të vdekurve arrin në 23 660 persona dhe janë shëruar 47 055. Shifrat këtu përfshijnë personat e trajtuar në spital.
Italia qëndron në krye të vendeve europiane për numrin e të vdekurve nga CoVid-19 dhe pas saj me pak distancë vijnë Spanja dhe Franca.
Shtohet me 14 numri i të prekurve nga CoVid-19
Ministria e Shëndetësisë njofton sot se numri i të infektuarve në mbarë vendin është rritur me 14. Në deklaratën e vet me këtë rast, përfaqësuesja e Instutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi tha:
Skaneri nxjerr të prekur ata që tamponi i nxjerr negativë, 5 propozimet e ekspertëve të PD
Grupi i ekspertëve që Partia Demokratike ka ngritur për koronavirusin ka dalë me disa propozime pas konstatimit se në disa raste, tamponi nuk ka nxjerrë si të prekur pacientë që në të vërtetë kanë rezultuar të infektuar kur u është bërë skaneri. Ekspertët e PD-së i referohen disa rasteve, kur skanerat kanë zbuluar raste të infektimit me koronavirus, pavarësisht se testet kanë dalë negative.