Lajme

Shkëlzen Berisha, gjyqi në SHBA dhe mediat e Tiranës

Postuar në 04 Shtator, 2020 19:11

Në mediat pranë pushtetit po zhvillohet prej disa ditësh një betejë ku janë shpallur fajtorët, mëkatarët dhe fituesit.

Një zgjidhje sipas modelit Izrael-Emirate për Kosovën. SHBA duhet të rimarrë rolin drejtues

Postuar në 04 Shtator, 2020 15:31

Shumëkush po pret sot sesi do të dalë samiti mes Kosovës dhe Serbisë që organizohet nga SHBA. Tensioni është rritur dhe pritmëritë se diçka do të firmoset janë të mëdha nga lajmi se në mbyllje të samitit mes Vuçiç dhe Hotit do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ndërkohë që pala serbe ka bërë të qartë se nuk do të flasë për njohje, teksa nga pala kosovare ka pretendime për një pikë të marrëveshjes që flet për menaxhimin e territorit. Mirëpo problemi qëndron edhe te qasja e SHBA ndaj çështjes.

Rritja e nivelit të detit, uji mund të mbërrijë deri në Ghent të Belgjikës brenda 10 viteve

Postuar në 04 Shtator, 2020 12:05

Rritja e nivelit të detiti për shkaqe klimaterike po ndjek skenarin më të keq të mundshëm. Një studim nga universiteti i Leeds në Angli dhe Instututi Meteorologjik Danez vë në dukje pasojat katastrofike të kësaj prirjeje për Europën.

Pandemia çon në faliment edhe Pascha-n, një ndër bordellot më të mëdha në Europë

Postuar në 04 Shtator, 2020 01:56

Një ndër bordellot më të mëdha në Europë, Pascha, ka falimentuar.  Mediat raportojnë se përfaqësuesit e bordellos 10-katëshe që ndodhet në Këln të Gjermanisë kanë aplikuar për procedurat e falimentimit që duket se ka ardhur për shkak të masave anti-CoVid të marra në Gjermani.

Kapëm fundin

citojnë mediat drejtuesin e bordellit.

Stoltenberg: Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të nisin bisedimet teknike

Postuar në 03 Shtator, 2020 19:17

Turqia dhe Greqia kanë vendosur të nisin diskutimet me ndërmjetësimin e NATO-s. lajmin e ka dhënë sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg që ka njoftuar se ka zhvilluar biseda me liderët grek dhe turq.

Të dy aleatët kanë rënë dakord për diskutime teknike përmes NATO-s, për krijimin e mekanizmave për shmangien e konfliktit ushtarak dhe reduktimin e rreziqeve për incidentev dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor

tha ai.

George Floyd 2.0. Video e re dhune policore nga ShBA

Postuar në 03 Shtator, 2020 18:45

Një tjetër video e dhunës policore është publikuar në ShBA. Kësaj radhe bëhet fjalë për një 30 vjeçar me probleme mendore, i cili është ndaluar nga policia e New York më 23 mars të këtij viti, nxjerrë lakuriq në rrugë me duar të lidhura dhe ndaj të cilit është ushtruar dhunë dhe i është mbuluar koka me një qese. 

Një fitore politike dhe detyrimi për të zhvilluar imunitetin ndaj banalitetit të shqiptarëve

Postuar në 03 Shtator, 2020 14:01

Zgjedhjet në Mal të Zi kanë provokuar ndryshime të mëdha në skenë politike rajonale.

Qeveria greke ndryshon rregullat për dhënien e nënshtetësisë

Postuar në 03 Shtator, 2020 01:33

Qeveria greke ka vendosur të ndryshojë procedurën e marrjes së nënshtetësisë. Qytetarët me kombësi të huaj që do të aplikojnë për nënshtetësi do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim mbi gjuhën, historinë dhe gjeografinë e Greqisë. Ky kusht parashikohet nga një draftligj i depozituar së fundmi dhe që do të konsultohet deri më 10 shtator.

87 mijë të larguar nga puna që nga qershori

Postuar në 02 Shtator, 2020 21:14

Shifrat e Drejtorisë së Tatimeve të cilat flasin për  mijëra biznese të falimentuara gjatë pandemisë nuk janë zyrtarizuar ende nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Pas një takimi me homologun e Kosovës për mundësit e punësimit dy palësh dhe njohjen e sigurimeve shoqërore, ministrja Anila Denaj pranoi faktin se ka një numër të lartë biznesesh që kanë ulur qepenin, ndërsa preferoi të japë shifra zyrtare vetëm për numrin e të papunëve gjatë pandemisë.

Gjashtë muaj me Covid

Postuar në 02 Shtator, 2020 16:54

Monique Jackson beson se u infektua me Covid-19 në fillim të pandemisë dhe gati gjashtë muaj më vonë ajo nuk ndihet ende mirë. Ajo është vetëm njëra nga mijëra pacientët që e kanë kaluar virusin dhe ende vuajnë pasojat e asaj që është emërtuar “Covid-i bishtgjatë”, që po studiohet në mënyrë të veçantë nga mjekët në të gjithë botën. Monique po lufton me koronavirusin për javën e 24-të me radhë. E konfimuar në mars me këtë infeksion, ajo ende po përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh me trupin e saj.  

Pages

Subscribe to RSS - Lajme