Lajme

Biznesmeni Leka: Niviciotët nuk kanë asnjë dokument të vlefshëm për Kakomenë(dhe një vendim i 2008-ës)

Postuar në 14 Tetor, 2020 23:07

Biznesmeni Luan Leka ka reaguar sot publikisht për çështjen e krijuar në Kakome, ku ai ka marrë në pronësi mbi 100 ha për të zhvilluar një kompleks turistik. Reagimi i mëposhtëm e z. Leka nis me faktin juridik se gjykatat kanë rrëzuar pretendimet e banorëve, se zhurmën po e bëjnë 4-5 familje, se procedura e provtizimit nga shteti ka nisur pas zgjidhjes së problemit gjyqësor etj.. Më tej z. Leka vë në dukje një fakt sipas të cilit:

CoVid-19, Macron deklaron ndalim qarkullimin për 4 javë

Postuar në 14 Tetor, 2020 22:21

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar sot përmes një interviste se në vend do të vendoset gjendja e shtetrrethimit në orët e natës në zonat e Parisit dhe në qytetet e tjera kryesore.

Ai ka shpjeguar se ndalim qarkullimi do të nisë nga e shtuna dhe do të vazhdojë çdo ditë nga ora 21:00 deri në orën 06:00. Gjendja në fjalë do të vazhdojë për 4 javë dhe sipas raportimeve të tanishme ajo ndërmerret në kushtet e përkeqësimit të situatës pandemike në Francë.

Ne duhet të veprojmë. Ne duhet të frenojmë përhapjen e virusit

Kryebashkiaku i Sarandës hap probleme me bizneset(video)

Postuar në 14 Tetor, 2020 14:57

Rilindasi buzagaz i Sarandës, Adi Gurma, në përpjekjen e tij provinciale për të imituar Edin e Tiranës dhe Lali Erin, ka vendosur të bllokojë një rrugë, të cilën me gjasë e imagjinon si pedonale. Argumenti formal: nuk dalin dot zjarrfëikëset, a thua se me ardhjene Gurmës në bashkinë e Sarandës nisi halli i zjarrëfikëseve.

Maska me detyrim jo vetëm për CoVid-19. Një akt normativ që bën pronare qeverinë për marrjen e ajrit

Postuar në 14 Tetor, 2020 14:39

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka njoftuar sot hyrjen në fuqi të mbajtjes së detyrueshme të maskës për të gjithë qytetarët mbi 11 vjeç. Në daljen e vet Fico ka deklaruar se për qeverinë shqiptare maska duhet mbajtur kudo me detyrim, duke shtuar në mënyrën më arrogante të mundshme se edhe ata që e kanë kaluar Sars CoVid-19 duhet ta mbajnë maskën për t’u ruajtur nga agjentë të tjerë respiratorë(minuta 3.07).

Mjaft më me këtë delir normatizues!

Postuar në 14 Tetor, 2020 12:15

Dekreti i fundit italian për masat kundër CoVid-19 ka krijuar pakënaqësi për arbitraritetin me të cilin vendos kufij ndalues. Një ndër masat më të debatuara është p.sh ndalimi i grumbullimit mbi 6 veta në një shtëpi, diçka që tejkalon çdo arsye. Massimo Cacciari, filozof dhe ish-kryetar bashkie i Venecias, ka reguar publikisht duke i cilësuar masat e vazhdueshme kundër pandemisë si një delir normatizues.

Rusia propozon vendosjen e paqeruajtësve të vet në Nagorno-Karabak

Postuar në 14 Tetor, 2020 11:24

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka njoftuar sot se Rusia mendon të vendosë vëzhgues ushtarakë në linjat e kontrollit të rajonit të Karabkut, përfshirë së fundmi nga luftime mes armenëve dhe azerëve. Sipas Lavrov vendosja e vëzhguesve do të bëhet me synim garantimin e paqes, ndonëse ka shtuar se vendimi final për këtë u takon të dyja vendeve të përfshira në konflikt.

Video/Shpërthimi i dy bombave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Poloni

Postuar në 14 Tetor, 2020 11:09

Bombat u shpërthyen në kanalin Piast, pranë qytetit Swinoujscie dhe u evakuuan 750 njerëz. Bombat ishin të tipit "Tallboy", prodhim britanik, me peshë 5,400 kg, me mbushje 2,400 kg eksploziv.

Pandemia po teston besueshmërinë e Perëndimit

Postuar në 13 Tetor, 2020 21:57

BBC-ja raporton këto orë se në Britaninë e Madhe do të nisë testi për ndikimin e vitaminës D kundër CoVid-19. Raportime të tjera thonë se Johnson&Johnson ka ndërprerë testimet për vaksinën kundër CoVid-19 për shkak të dëmeve anësore që ajo ka sjellë.

Rrumpalla si arkitekturë politike

Postuar në 13 Tetor, 2020 20:43

Ky u bë diktator, bën çfarë do!

Kjo është një fjali që e dëgjon shpesh së fundmi nga njerëz që nuk e durojnë dot më këtë qeveri, por që nuk dinë si t’i japin dum çështjes së mungesës së alternativës. Për një parantezë: socialistët bëhen të pështirë, demorkatët të urryer. Shumëkush mund të kujtojë socialistët e Fatos Nanos në vitin 2004-2005, të kujtojë Fatos Nanon dhe delirin e tij, derisa siç edhe e tregojnë vetë i erdhi një pusullë e futi nja ca hithra bythëve.

Foto/Rrethohet lulishtja te Vëllezërit Frashëri. Shënimi: Kujdes, zonë e rrezikshme!!!

Postuar në 13 Tetor, 2020 20:11

Lulishtja në sheshin e vogël ku ndodhen statujat e Vëllezërve Frashëri është rrethuar sot me kangjella metalike mbi të cilat është vënë një tabelë: Kujdes, zonë e rrezikshme!

Asnjë njoftim tjetër, as njoftim punimesh, thjesht një rrethim aty ku përditë shohim fëmijë që luajnë. Rrethimi ka lënë jashtë vetë statujat dhe fushën e vockël të basketollit duke bllokuar një lulishte për të cilën dikur u mburrën se ishte një xhevahir i shtuar në qytetin e shumicës së heshtur.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme