Lajme
Konfirmohet në Brazil/Infektim me dy variante të CoVid-19 në të njëjtën kohë
Shkencëtarë nga jugu i Brazilit kanë konfirmuar infektimin e dy pacientëve që janë prekur nga dy variante të ndryshme të CoVid-19 në të njëjtën kohë. Sipas tyre ky është rasti i parë në botë që e konfirmon një rast të tillë shumë shqetësues.
Rryshfet dhe korrupsion 3 mld dollarë. 32 të arrestuar në Arabinë Saudite
Autoritetet saudite kanë arrestuar 32 persona nën akuzën e korrupsionit dhe transfertave të parave që kapin shumën e 3.07 miliardë dollarëve.
Mbi 400 mijë të vaksinuar në Serbi
Agjencia serbe e lajmeve, B92, raporton sot se numri i të vaksinuar e në Serbi ka kaluar 400 mijë. Sipas kësaj agjencie, qytetarët serbë mund të zgjedhin mes vaksinave Sputnik V, Pfizer dhe Sinopharm.
Serbia bëhet kështu një ndër vendet e para në botë për numrin e të vaksinuarve/milionë banorë duke hedhur në treg tri vaksina.
Politikë e re nga ShBA? Njohje e genocidit armen dhe rol arbitri mes Turqisë dhe Greqisë
Gazeta greke “Kathimerini” publikon së fundmi një intervistë të Max Hoffman nga Qendra Amerikane për Progres sipas të cilit politika amerikane nën administratën e Biden do të ndryshojë shumë në raport me Turqinë. Sipas Hoffman kongresi amerikan do të kalojë një rezolutë për genocidin armen, një ndër pikat më të ndjeshme në politikën e jashtme amerikane.
Tensionet me Iranin, SHBA shton bazat ushtarake në Arabinë Saudite
Ushtria amerikane do të ngrejë baza të reja ushtarake në Arabinë Saudite.
Incidenti me Skavicën, BE paralajmëron Shqipërinë për rialokim fondesh
Brukseli paralajmëron Tiranën zyrtare se mund të rialokojë fondet për investimet e mbetura në Shqipëri, pas përplasjes për HEC-in e Skavicës.
Në një përgjigje për MCN, zyra e delegacionit europian thotë se qeveria shqiptare është vënë në monitorim të rreptë për zbatimin e projekteve që bashkëfinancohen nga Unioni
Morali dylekësh i Perëndimit me vaksinën dhe menaxhimin e pandemisë
Revista e njohur gjermane “Spiegel” i lë vend së fundmi situatës pandemike në Brazil, duke mbajtur në fokus sjelljen e presidentit të vendit, Jair Bolsonaro. Revista mban shënim deklarimet e presidentit të cilin e konsideron një person që beson te teoritë e konspiracionit për vaksinën.
“Po, më pëlqen”, aplikacioni për kontratën seksuale hap debat në Danimarkë
Në Danimarkë ka një aplikacion të ri, që u jep meshkujve mundësi të bëjnë seks, duke qenë të sigurt se partnerja nuk do të pretendojë se është përdhunuar apo manipuluar. iConsent u jep meshkujve një kontratë 24-orëshe pëlqimi. Ai u prezantua si opsion i ri pas hyrjes në fuqi të një ligji që kriminalizon seksin pa miratim të qartë. Vitin e kaluar, qeveria daneze e rishikoi ligjin për dhunën seksuale, duke e bërë çështjen e pëlqimit bazën për përcaktimin e natyrës së një marrëdhënieje fizike.
Tre propozimet amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve
Një dokument i ri që hedh tre propozime për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi po diskutohet në Uashington. Dokumenti është hartuar nga "International Crisis Group", një think tank i themeluar nga Robert Malley, një nga bashkëpunëtorët e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Janë tri mundësitë që paraqiten për një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë theksohet se asnjëri prej tyre nuk është "ideal".
Korrieri dhe borizani i sukseseve diplomatike imagjinare
Media të ndryshme raportojnë sot se gazeta konservatore greke, “Kathimerini” përmes një opinioni të Stavros Dimas ka hedhur poshtë pretendimet e zërave të ndryshëm se Edi Rama ka luajtur një rol ndërmjetësi në konfliktin turko-grek. Autori vëren se askush nuk i kërkoi Edi Ramës një rol të tillë, se madje nëse Turqia dhe Greqia do kërkonin rol, atë do ta synonin te vende me ndikim dhe se në finale, përr
