Lajme
Kostoja e tarifës së skanimit për Rapiscan baraz me tatim- fitimin
Një biznes që e ka të mbështetur aktivitetin në eksport dhe import, tarifa që i duhet të paguajë për koncesionin e skanimit, Rapiscan është e barabartë me pagesën e Tatimit mbi Fitimin. Kostoja në këto nivele vlen më së shumti për bizneset e fasonit dhe linjat të agropërpunimit.
Huffington Post: Axhenda islamike e Turqisë në Kosovë
Politika e jashtme e Turqisë në Ballkan nxit një axhendë neo-otomane, që ka për qëllim zgjerimin e ndikimin e saj në ish-territoret e Perandorisë Osmane. Kështu shkruan për Huffington David Phillips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin Columbia University, i cili më parë ka shërbyer si këshilltar i lartë në Departamentin e Shtetit gjatë administratës Klinton, Bush dhe Obama.
Fotolajm/Në radhë për shpërblimet e qeverisë
Njerëz që po "mbysin" njeri-tjetrin për të marrë shpërblimin për pensionistët dhe ndihmën sociale. Fotoja është ne Kamez, por situata është e ngjashme në gjithe vendin edhe për shkak të vonesave në shpëndarjen e ndihmës sociale, fondi për të cilat është disbursuar me mbi 20 ditë vonesë. Një problem me të cilin qeveria përballet prej muajsh si pasojë e realizimit të të ardhurave më pak se plani i parashikuar. Veç kësaj dyndja e njerëzve për të marrë shpërblimin e fundvitit është një lloj treguesi i situatës së vështirë financiare ku ndodhen një kategori e caktuar e qytetarëve.
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Perry: “Sulmet bërthamore mund të ndodhin çdo moment. Armët bërthamore nuk ofrojnë më siguri”
Tensionet në botë sa vijnë e ngrihen, me rishfaqjen e Rusisë në skenë, me fuqizimin e Kinës, Indisë, Iranit, por edhe me forcën e madhe të terrorizmit që është përftuar përmes Shtetit Islamik. Në këtë kuadër nuk mungojnë as parashikimet apokaliptike, të cilat zënë fill nga një përvojë e Luftës së Ftohtë, apo edhe e Luftës së Parë Botërore, cilësuar edhe si një luftë që nisi për shkak të keqkuptimit nga keqllogaritja reciproke.
Kryeministër që bën tellallin
Kryeministri Edi Rama doli vetë në një konferencë për shtyp për të njoftuar publikisht vendimin e qeverisë për shpërblimet e fundvitit. U paraqit para kamerave me një solemnitet që rezultoi në disproporcion me përmbajtjen e deklaratës që i komunikoi publikut.
Me dashje apo pa dashje, me vetëdije ose jo, kryeministri bëri rolin e zëdhënëses për shtyp duke lexuar mekanikisht një njoftim të Miistrisë së Financave për shpërblimet e pensionistëve, ish-kooperativistëve apo mësuesve të dalluar sipas analogjisë së "heronjve" të punës socialiste.
“Arrestimi” i të korruptuarve, mënyra vendoset në janar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sqaruar disi skenarin e protestave të muajit janar që siç ka thënë ai do të jenë të forta. Në një prononcim për televizionin “Ora News”, Basha tha se nuk përjashtohet bllokimi i institucioneve.
Një lëvizje brenda oborrit të Parisë
Para disa ditësh, Shenasi Rama, bashkë me dy kolegë të tjerë, njoftuan mundësinë e krijimit të një partie të re, cilësuar prej tyre si një alternativë ideologjike. Në parim nuk ka asgjë të keqe dhe për t’u komentuar negativisht në këtë inciativë: kupa është mbushur dhe patjetër që kërkohen ide dhe rrugë të tjera për vendin. Ndaj kësaj iniciative të ndërmarrë nga një njeri që ka qenë pjesë e zhvillimeve të dhjetorit ’90, po rritet vëmendja në media dhe me këtë rast duhet thënë se, në ndryshim nga iniciativa të tjera, asaj nuk po i mbyllen dyert.
Video/Urgjenca e Kardiologjisë në QSUT. Mjeku "sqarohet" me qytetarin
Raporton gazeta "Shëndeti": "Sot në QSUT, te urgjenca e kardiologjisë, një qytetar u zu me një mjek, i cili, sipas qytetarit, nuk i kishte dhënë të ëmës kujdesin e duhur. Një sherr që tregonlidhur me pasigurinë e mjekëve brenda në spital, por edhe për pakënaqësinë e qytetarëve, të cilët më pas çdo gjë e mishërojnë në dhunë. Si rrjedhojë, gjithçka përfundon në ofendime me "Kush je ti? Nga je ti? Se unë të ... ". Në fakt, nuk është folur asnjëherë për kriteret që duhet të plotësojnë njerëzit që merren me sigurinë dhe rendin nëpër spitale.
“Boshatiset” Kukësi. Këtë vit në Shishtavec dhe në Topojan nuk ka klasë të parë në fillore
Ikën njerëzit, u mbyll edhe shkolla. Kjo ka ndodhur në Shishtavec të Kukësit dhe në Topojan madje, ku siç raporton “Top-Channel” këtë vit nuk janë regjistruar fëmijë për klasën e parë. “Sidomos në Shishtavec ka një largim masiv të nxënësve në shkolla. Kjo është një zonë që është e varfër nga ana ekonomike. Janë faktorët ekonomikë dhe pastaj faktorët tradicionalë. Nga kjo shkollë unë mbaj mend që kanë qenë nga dy klasa. Tani klasa maksimale janë të bashkuara e mund të ketë deri në 12 nxënës më e madhja”, thotë një mësues, që citohet nga TCh.
Ndërron jetë Lemmy, kreu i grupit “Motorhead”
Ka vdekur në moshën 70 vjeçare solisti i grupit “Motorhead”, Lemmy. Ai u diagnostikua me kancer dhe vetëm dy ditë pas konstatimit ndërroi jetë. Lemmy lindi në vitin 1945 me emrin Ian Fraser Kilmister dhe u bë i njohur për zërin e veçantë dhe pamjen e vet. Grupi “Motorhead” u krijua me iniciativën e Lemmy në vitin 1975 dhe ka regjistruar 22 albume. Ai u bë i njohur me albumin “Ace of Spades”. Më poshtë kënga e njohur “Ace of Spades”:
