Lajme

LSI vs PS për Byronë e Hetimit

Postuar në 10 Shkurt, 2016 17:46

Miratimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit ngjan si një lëvizje e papritur nga qeveria  po t’i referohemi deklaratave të krryeministrit se ngritja e kësaj njësie  do të ishte pjesë  e paketës për reformës në drejtësi dhe për  këtë do të pritej mendimi i Komisionit të Venecias. Tv Klan raporton se drafti që kaloi në qeveri u kundërshtua nga ministri i LSI-së, Ylli Manjani, ndonëse pak orë më vonë kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili doli në një konferencë për shtyp për të përshëndetur vendimin.

Vonesat me skanimin, reagon edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 16:08

Ndaj vonesave të krijuara në dogana si pasojë e skanimit të automjeteve, ka reaguar sot edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë. “Bizneset, anëtarë të Dhomës Amerikane thonë janë taksapagues të regullt dhe në vend që të ofrohen lehtësira ata ndihen te persekutuar me procedurat e shtuara pa arsye, të cilat krijojnë edhe pritje pafund. Bizneset i referohen një deklarate të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me lehtësirat që duhet t’u ofrohen atyre subjekteve që kanë një historik të rregullt në dogana.

Hapet sërish tenderi për rrugën Durrës-Kukës

Postuar në 10 Shkurt, 2016 16:00

Dështoi në përpjekjen e parë, por provon sërish. Ministria e Transporteve ka publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe në gazetën “Financial Times” hapejn e tenderit ndërkombëtar për rrugën Durrës-Kukës. Afati i kontratës është parashikuar 30 vjet dhe parashikon mirëmbajtje dhe investim për ndërtim. “Koncesionari te mbledhë e te mbaje te ardhurat nga rruga dhe ne këmbim te kësaj, duhet te financoje përmirësimin e autostradës, te ndërtoje nje ure mbi lumin Drin ne Kukës dhe te zbatoje punimet me urgjente te stabilizimit te saj.

Fullani kërkon kthimin në detyrë. Padi Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit

Postuar në 10 Shkurt, 2016 15:52

Ardian Fullani ka kërkuar kthimin në detyrë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Pasi fitoi betejën ligjore në të gjitha shkallët – në Gjykatën e Lartë pasi prokuroria nuk bëri rekurs – Fullani ka bërë një kallëzim për Bankën dhe Kuvendin e Shqipërisë për shkarkim të paligjshëm. Ai u arrestua në shtator të vitit 2014 për shpërdorim detyre pasi u konstatua vjedhja e 713 milionë lekëve. 

http://www.tematv.al/2016/02/10/fullani-kërkon-kthimin-në-detyrë-padit-bankën-e-shqipërisë

Qeveria miraton ngritjen e Byrosë së Hetimit, strukturë në varësi të policisë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 13:30

Pak ditë para vizitës së serkretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, qeveria ka miratuar projektligjin për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Fillimisht siç thuhet, kjo Byro do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit dhe do të ketë në përbërje vetëm efektivë policie.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa ende nuk ka një komunikim zyrtar për të. Varësia e kësaj Byroje është një nga pikat më të debatuara midis mazhorancës dhe opozitës.

Një parti e re paneuropiane

Postuar në 10 Shkurt, 2016 10:41

“Ne duam të forcojmë demokracinë dhe të parandalojmë shpërbërjen e BE-së”. Me këtë mesazh ka dalë para elektoratit ish-ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, pasi njoftoi krijimin e një partie të re politike pan-Europiane. Ai ka shpalosur qëllimet e partisë së quajtur Lëvizja e Demokracisë në Evropës 2025.

Elozhe për qeverinë, kritika për demokracinë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 10:27

Analisti Andrea Stefani në një replikë të botuar në gazetën "Dita" është shprehur kundër idesë së Servet Pëllumbit se zgjedhjet për kryetar të Partisë do të favorizonin një skenar përçarje të së majtës. Ai është pro qeverisë Rama, por kundër premisave që e shndërrojnë Partinë Socialiste një një forcë autoritare me pasoja të dëmshme për demokracinë e vendit. "E mira e vendit dhe e integrimit të Shqipërisë në BE, e do që stabiliteti i qeverisë Rama të ruhet me çdo kusht.

Tregu i importit të energjisë, dyshime për marrëveshje mes operatorëve dhe implikim të OSSHEE

Postuar në 10 Shkurt, 2016 10:04

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur një hetim të thelluar në tregun e importit të energjisë elektrike, me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjet.
Nga hetimi nuk janë provuar dot shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, megjithatë Autoriteti ka vlerësuar se procedurat e tenderimit nuk janë të besueshme dhe nuk ka përjashtuar se mund të ekzistojnë marrëveshje mes operatorëve për ndarjen e tregut.

“Qyteti i Xhaguarit”, një zbulim i madh arkeologjik në Honduras

Postuar në 09 Shkurt, 2016 23:30

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Honduras nga një ekip arkeologësh amerikanë dhe vendas. “National Geographic” shkruan se janë nxjerrë më shumë sesa 200 skulpturanë një zonë të kufizuar brenda atij që është quajtur “Qyteti i Xhaguarit”. Sipas arkeologëve skulpturat i përkasin një qytetërimi parakolumbian dhe janë vendosur aty me rregull në të njëjtën kohë, duke krijuar idenë fillestare se kemi të bëjmë me një faltore. Artifaktet  i përkasin viteve 1000-1520 në qytetin që u zbulua në vitin 2013 në një rajon të quajtur si La Mosquitia.

"Duhen monumente për Dështimin"

Postuar në 09 Shkurt, 2016 22:56

Nëpërmjet artit të tij kërkon që të mbajë qëndrim ndaj fenomeneve social-politike. Kësaj radhe fenomeni që e ka ngacmuar është dështimi. Për këtë ka zgjedhur çështjen e Gërdecit, duke e konsideruar si më të gjeturën, ose si dështimin më të suksesshëm që ka ndodhur në historinë bashkëkohore shqiptare. Ai tregon se vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2013, nuk e mori parasysh gjendjen ekonomike të banorëve të fshatit, që punonin në fabrikë, për demontimin e armëve, në kushte të mjerueshme.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme