Lajme
Autoriteti i Konkurrencës kërkon liberalizmin e tregut të kasave fiskale
Autoriteti i Konkurrencës pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregun e shërbimit të pajisjeve fiskale i ka rekomanduar qeverisë të liberalizojë kriteret për marrjen e autorizimit në mënyrë që të futen ne treg edhe kompani të reja.
Në tregun e kasave fiskale nuk ka pengesa ligjore për hyrjen në treg, vëren konkurrenca, pasi ndërmarrjet të cilat përmbushin kriteret e nevojshme dhe zotërojnë kapitalin e nevojshëm janë të lira të hyjnë në treg, por pengesa ka të bëjë me qarkullimin vjetor dhe garancinë bankare.
Asnjë revizionim
Nexhmije Hoxha, bashkëshorte dhe bashkëudhëtare politike e Enver Hoxhës, ka dhënë për gazetaren Rudina Xhunga, një intervistë Lamtumire siç e ka cilësuar vetë. Materiali është i gjatë dhe përfshin aty aspekte personale të rinisë, jetës politike dhe marrëdhënieve intime me Enver Hoxhën. Intervista është rrethuar edhe me një lloj zhurme, thirrje morale etj., ndaj Xhungës dhe kundër Nexhmije Hoxhës. Duke lënë mënjanë këtë teatër, do theksuar se pyetjet për aspekte personale, bashkë me rrëfimin e Hoxhës, janë formale dhe tingëllojnë shumë të dëgjuara.
Inspektim dhe auditim financiar për të shmangur “surprizat” e KLSH-së
Siç pritej qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për krijimin e njësive të auditit të brendshëm për ministritë dhe institucionet e varësisë të organizuara me degë territoriale dhe bashkitë. Krahas këtij vendimi qeveria ka miratuar në mbledhjen e datës 3 shkurt, edhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit e administratës publike, për t’u përzgjedhur si inspektor financiar publik.
Kush po e tund Llallën?
Adriatik Llalla ndërron mendje për antikorrupsionin. Nëse një muaj më parë ai e shkriu Njësinë Antikorrupsion me argumentimin se prokurorëve u kishte mbaruar mandati dhe se “nuk ka patur ngarkesë në punë”, sot ai ka kthyer timonin në të kundërt. Raportohet se 8 prokurorë do të transferohen në këtë, mes tyre edhe Ramadan Troci, që do të drejtojë njësinë në fjalë(http://www.syri.net/2016/02/08/kryeprokurori-llalla-rikthen-njesine-anti...).
Statuto - Mania e të majtëve/Gjinushit duan t'i marrin partinë
Sot në selinë e PSD-së ka patur një si lloj përplasje që është kufizuar te porta e mbyllur me zinxhirë. Kërkesën për demokraci të brendshme e kanë hedhur njerëz që kanë qenë pas Skënder Gjinushitgjatë gjithë kësaj kohe. Ky i fundit ka komentuar për Top-Channel se janë lojëra të tre personave. Me sa duket pasuria më e madhe e PSD-së ka mbetur Gjinushi vetë dhe vila e lezetshme në rrugë "Fortuzi".
Ndërtuesit do të detyrohen të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes, përveç lejeve
Qeveria do të detyrojë me ligj ndërtuesit që të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes apo porositë për ndërtime të reja. Motivi kryesor për këtë ndërhyrje që pritet të bëhet në ligj është pastrimi i parave dhe terrorizmi, që sipas zv.ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraj, ka rezultuar i verifikueshëm në disa raste flagrante. “Është pastrimi i parave te kjo pjesa, kur flasim për karabinatë dhe kreditë. Janë kredi të këqija që ndodhen në sistemin bankar për arsye të korrupsionit etj.
Debati politik në PS drejt institucionalizimit. Depozitohet zyrtarisht dokumenti që pretendon shkelje masive të Statutit
Ndonëse është përpjekur ta injorojë dhe të minimizojë peshën që kanë kritikat e Ben Blushit, kryeministri Edi Rama sot ka bërë një lëvizje që konfirmon shqetësimin e vet. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së kanë raportuar disa ministra, që së fundmi janë përfolur dhe akuzuar nga opozita si të përfshirë në afera korrupsioni. Nga ana e vet, deputeti Blushi, ka regjistruar një dokument zyrtar tanimë, sipas të cilit shkeljet statutore në PS, janë shkelur disa herë.
"Patriot act" pa të drejtë vote
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve se projektligji propozuar nga qeveria për regjistrimin e emigrantëve nuk u jep atyre të drejtën e votës, por është një borxh që Shqipëria u ka atyre për kontributin e dhënë në vite. Sipas Tahirit, drafti që propozohet është një akt patriotik pasi përmirëson shërbimet për emigrantët shqiptarë dhe shteti ka një regjistër se ku jetojnë shqiptarët.
Pezullohet puna në Gjykata, avokatët kundër ligjit të sigurimeve
Ligji për rritjen e sigurimeve për profesionet e tlira ka bërë që avokatët të hidhen në grevë, ndërsa është pezulluar puna në gjykatat e vendit. Kështu, mësohet se avokatët e Fierit kanë bojkotuar të gjitha çështjet gjyqësore.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Zenun Hajdërmataj pohoi se nëse nuk ndryshon vendimi për tarifat minimale të pagës. “Jemi të gjithë të bashkuar. Kush shkel vendimin do ketë masë disiplinore”, tha Hajdërmataj.
Ndër të tjera vetëm ditën e sotme ishin rreth 60 çështje civile dhe penale.
Teknologjia e informacionit, Shqipëria e fundit në Europë
Shqipëria renditet e fundit në Europë në indeksin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit (IDI) për vitin 2015 dhe e 94-a në botë, sipas një renditjeje të publikuar së fundmi nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) në raportin “Matja e Shoqërisë së Informacionit”.
Nga tre nënindekset, Shqipëria renditet më mirë në atë të aftësive, ku është në vendin e 61 dhe më keq në atë të aksesit, ku është e 105-a në botë, ndërsa është e 81 në indeksin e përdorimit raporton Monitor.
