Lajme
Paralizohet Greqia, edhe kafenetë në grevë kundër reformës së pensioneve
Jeta e vendit është paralizuar ditën e enjte, me plot kuptimin e fjalës. Në Athinë e Selanik kanë ndaluar punën mjetet e transportiot publik, dy kompanitë ajrore greke Aegean dhe Olympic anulluan një pjesë të mirë të fluturimeve të brendshme. Ndërkohë që anijet janë ankoruar në port dhe detarët kanë paralajmëruar se greva e tyre do të vazhdojë deri të shtunën.
Madje dhe kafet e njësitë tregtare janë mbyllur, në përgjigje të sindikatave për të marrë pjesë në grevën e përgjithshme 24 orëshe që filloi mëngjesin e sotëm.
“Në PS mendojnë se e rëndësishme është të fitosh pushtetin, për demokracinë flasim më vonë”
Ish ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, thotë se pa demokratizuar partinë nuk mund të ketë një qeverisje demokratike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zoti Malaj iu referua debatit të rindezur brenda Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve për kryesinë e saj, duke kritikuar qëndrimin që po mban shumica e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj pretendimeve të Ben Blushit.
Debati për pornografinë, "Playboy" dhe Shqipëria
Jemi pranë një revolucioni kulturor apo në fund të një epoke të dominuar nga pornografia dhe seksizmi? Vendimi i revistës “Playboy” për të hequr nga kopertina femrat e zhveshura jo domosdoshmërisht dëshmon se qasja ndaj seksit po ndryshon, pasi revistat erotike janë zëvendësuar nga web-et pornografike në internet, të cilat janë edhe faqet më të klikuara dhe lehtësisht të aksesueshme.
Mburoja BE-SHBA për Privatësinë. Arrihet marrëveshja transatlantike për sigurinë e të dhënave personale
Ndërkohë që Europa po adopton legjislacion të ngjashëm me “Patriot Act” në SHBA, si pasojë e akteve terroriste, në planin e jashtëm, gjërat kanë kahje të kundërt. Komisioni Europian njofton përmes një deklarate për shtyp se është arritur një marrëveshje me SHBA-të për krijimin e një kuadri transatlantic për shkëmbimin e të dhënave personale. “Mburoja BE-SHBA e Privatësisë”, siç quhet buron si nevojë e një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave, të datës 6 tetor 2015, sipas të cilit Kuadri ekzistues nk është më i sigurtë.
Pjesa e dytë e intervistës për CNN. Janullatos: Ortodoksët në Shqipëri 22%, kisha përndiqet ende nga shteti
Seksioni greqisht i CNN International ka publikuar pjesën e dytë të intervistës me kryepeshkopin e Kishës Autoqafale Shqiptare, Anastas Janullatos. I pyetur për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, kreu i Kishës Ortodokse e quajti një episod të pakëndshëm ndërhyrjen e shtetit, ndërsa foli për prona të shtetëzuara gjatë kohës së komunizimit që kishës nuk i janë kthyer ende nga shteti shqiptar. "Është një detaj jo dhe aq i këndshëm. Qeveria nuk ka kthyer ende pronat e kishës të shtetëzuara nga shteti komunist",- theksoi Janullatos.
“Djali i Prokop Murrës caktohet në krye të Fondit të BE-së për Ballkanin Perëndimor”. Lajme edhe nga socialisti dixhital
Një tjetër denoncim me natyrë “ideologjike” bëhet sot nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha. Ky i fundit shkruan në profilin e vet në “Facebook” se kryeministri aktual, Edi Rama, pritet të emërojë në krye të Fondit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Gjergji Murra, djalin e Prokop Murrës,ish-ministër i Mbrojtjes në vitet ’80 dhe ish-anëtar i Byrosë Politike. “Te dashur miq, neser ne Parlament votohet marreveshja per Fondin e BE per Ballkanin Perendimor (FBP).
Komisioni i Sigurisë rrëzon projektligjin e kamerave të Sigurisë. Votë kundër nga LSI-ja
Përveç vendimit për shkrirjen e Urgjencës së Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër PS-së edhe për projektligjin e ri të kamerave të sigurisë. Ky projektligj është propozuar nga Ministria e Brendshme dhe kërkon vendosjen e kamerave në mjedise biznesi dhe banimi me synim rritjen e mundësive të monitorimit dhe parandalimit të akteve të ndryshme me rrezikshmëri.
Arben Ahmetaj, një nga kusuret e “Rilindjes”. Shpall marrëveshjen me konçesionarin e Rinasit, por nuk publikon dokumentin
Sot doli në media Arben Ahmetaj me një sihariq: Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare me koncesionarin e Aeroportit “Nënë Tereza”. “Ministria e Transporteve dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik kanë firmosur pjesën e tyre të marrëveshjes për liberalizimin. Dua të ndaj me ju, faktin që dokumenti gjendet për procedurë në bordin e koncesionarit, për të ardhur në qeveri e më pas në Parlament, sepse është mbyllur me sukses negociata, është realizuar heqja e ekskluzivitetit me rreze 100 km, duke përjashtuar Vlorën.
Gjobitje indirekte e biznesit nga OSHEE. 11 milionë euro faturim më shumë për tre muaj
Problemet me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë kanë krijuar probleme financiare për biznesin. Si pasojë e lidhjeve të detyruara në linjat e vendosura në burimin e furnizimit. “Shumë biznese po detyrohen ta paguajnë energjinë 27% më shtrenjtë se tarifa zyrtare, si rrjedhojë e një konflikti me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për burimin e furnizimit (tension i mesëm apo i ulët).
Si reagoi avokati Gjokutaj për heqjen e patentës. A është shkelje e privatësisë publikimi i pamjeve nga policia (Video)
Një ditë pas ceremonisë së instalimit të kamerave të pilotimit në uniformat e policisë Ministria e Brendshme ka shpërndarë video të ndalimeve të disa qytetarëve për shkelje të rregullave të qarkullimit. Përtej debatit mes efektivëve të policisë me qytetarët e ndaluar, njëri prej të cilëve edhe avokati i njohur Genci Gjokutaj, pyetja është se a ka të drejtë policia te bëjë publike procedurën e ndjekur, duke cënuar hapur privatësinë e individëve, pasi mbulimi i fytyrës së qytetarit nuk është elementi i vetëm identifikues?