Lajme
Mbi analistin Rexhep Mejdani dhe koalicionin PS-LSI
Takimet e djeshme mes Ilir Metës, Koço Kokëdhimës e Rexhep Mejdanit dhe hamëndësimet për një qeveri teknike kanë ngjallur reagime në radhët e Partisë Socialiste. Këto reagime vlejnë më shumë për të kuptuar natyrën e marrdhënieve që mbi të cilat ka funksionuar dhe funksionon ende Partia Socialiste. Dhe reagimi vjen nga një xhaketë me përvojë në Partinë Socialiste, si Petro Koçi, i cili ka gjetur vend në qeveri pas tentativës për të reformuar ish-partinë e tij, duke themeluar një tjetër parti.
Numri i 15 i revistës “Dabiq” të Shtetit Islamik: Thyeni kryqin dhe sulmoni kishat e Perëndimit
Predikojnë urrejtje, kërcënojnë me sulme të reja, vënë në shënjestër Papa Françeskun dhe Kishën Ortodokse Greke, "shohin" te Darvini, Marksi, Niçe dhe Frojdi përgjegjësit për "dekadencën e Perëndimit"
Është fjala për xhihadistët e Shtetit Islamik, të cilët në numrin e ri të revistës, «Dabiq» paralajmërojnë sulme kundër kishave të krishtera në modelin e masakrës së priftit 86 vjeçar Jacques Amel në Normandi nga dy 19 vjeçarët ose siç njihen "ujqërit e vetmuar".
Koalicioni qeverisës drejt prishjes. “PS-ja fiton vetëm apo me aleatë të vegjël”
Servet Pëllumbi, një pjesëtar i vjetër i ekipeve drejtuese të Partisë Socialiste thotë se koalicioni qeverisës po shkon drejt prishjes. Sipas tij këtë po e kërkon kreu i LSI-së që gjendet nën një presion të frikshëm. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në. PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël,” ka thënë ai për gazetën “Panorama”. Ish-deputeti shton se ka testime në elektorat që e nxjerrin me interes pozitiv këtë ndarje, në ndryshim nga viti 2013.
A është jeta e parakohshme parë nga perspektiva kozmike?
Një studim i ri teorik mbi universin, realizuar nga Qendra për Astrofizikë Harvard – Smithsonian, sugjeron se jeta siç e njohim ne, është e parakohshme, parë nga një perspektivë kozmike. “Nëse pyesni kur mund të shfaqet jeta? Mund të përgjigjeni me naivitet: Tani. Por na rezulton se shansi për ekzistencën e jetës është shumë më i madh në të ardhmen e largët”, deklaron autori kryesor i studimit, Avi Loeb. Jeta në Tokë nisi 4.5 miliardë vjet më parë në një univers që vlerësohet si 13.8 miliardë vjet i vjetër.
Qeveria de facto ka rënë...
Ka disa “lajme” së fundmi që janë shërbyer me teatrin e zakonshëm të perfeksionuar nga politika shqiptare: atë të heshtjes së zhurmshme të hyrje-daljeve pa komente.
Të jetë e mundur? "TvKlan" publikon dokumente ku evidentohet shkelja e ligjit nga Vlahutin
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit. Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk
Luke Aikins, pa parashutë nga 7620 m lartësi
Sindikatat franceze drejt humbjes së ndikimit
"Al Jazeera" shkruan se specialiteti francez i grevave po humbet ndikimin mes njerëzve. Ndonëse Franca mbetet vendi me "proletariatin" më aktiv.
“Një reformë e zbatuar me hile nuk do të funksionojë”
Reforma në drejtësi është shitur për opinionin si një pikë kthese, fund i tranzicionit, apo edhe shpëtim i Shqipërisë nga kthetrat e korrupsionit. Me këto fjalë ka folur pak a shumë edhe aktori kryesor i saj, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Por Lu është diplomat dhe si i tillë ai bën zëdhënien e politikës, që shpesh anashkalon çështje teknike që rrugës rezultojnë vendimtare. Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë për këtë problem juristes amerikane, Kathleen Imholz, e cila është njohëse e Shqipërisë dhe problemeve institucionale të saj.
Miti i zgjedhjeve të lira e të ndershme/Balotazhi për garën presidenciale në Austri do të përsëritet
Probleme me parregullsi në zgjedhje – nuk bëhet fjalë për ndonjë vend në Ballkan, por në Austri, i konsideruar si një vend që duhet ta kishte zgjidhur këtë problem. Gara e fundit elektorale për presidentin e vendit, ka përfunduar në Gjykatë Kushtetuese, e vendosi përsëritjen e raundit të balotazhit. Në të do të marrin pjesë, Norbert Hofer i partisë populiste të djathtë, e quajtur Partia Austriake e Lirisё dhe kandidati i pavarur, i gjelbri Alexander Van der Bellen.
