Lajme
Goditet me predhë kuvendi i Kosovës, Mustafa: Sulm ndaj pavarësisë (foto)
Godina e Kuvendit të Kosovës është qëlluar me një predhë në orët e vona të së enjtes. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë ndërmarrë sulmin dhe më pasj janë larguar me një motoëikletë.
Kinë/Të dhënat e para për një nga përmbytjet më të mëdha në histori
Gjeologët raportohet të kenë rënë në gjurmë të provave të përmbytjes së madhe në Lumin e Verdhë në Kinë, 4 000 vjet më parë. Kjo ngjarje kataklizmike solli lindjen e dinastisë Xia dhe të qytetërimit kinez, ndaj evidenca për të ka rëndësi për historinë e qytetërimit në tërësi. Sipas të dhënave të publikuara në revistën “Science”, përmbytja datohet në vitin 1920 p.e.s., disa shekuj më vonë sesa rrëfen tradita, çka e çon lindjen dhe sunimin e dinastisë në fjalë, në një kohë tjetër historike.
Shakatë e gushtit, ekskluzivitet i Ilir Metës/I çintoksikuar dhe dashnor i opozitarizmit
Ilir Meta u shfaq edhe njëherë sot në media, për të kumtuar për shqiptarët e interesuar sesa konstruktiv është dhe sesa për zemër e ka stabilitetin. Në një dalje në “ABC NEWS”, Meta tha ndër të tjera se “I kam thënë Ramës, t’i jap 2-3 vota dhe mund të bësh 71 për të mbajtur qeverinë. Njëlloj siç i kam thënë edhe para një viti që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në mund të bënte koalicion me PD-në nëse dëshironte dhe LSI mund të rrinte në opozitë”.
Ky "top" pluskues është një balenë e ngordhur!
Ai është gjetur nga dy peshkatarë në Paqësor dhe nga vlerësimet e autoriteteve australiane ai është një balenë e ngordhur, fryrë në këtë formë nga gazrat e çliruara nga organet e brendshme në dekompozim.
http://sputniknews.com/asia/20160804/1043933844/australia-floating-orb.html
“Lufta e Kosovës ka lidhje me reformën në drejtësi. Organike madje”. Doni më për Belulin?
Shkruan Ngjela, këshilltar dhe praktikisht zëdhënës i kryeministrit njëkohësisht:
“Pas qeverisë së Pandeli Majkos, e cila iu përmbajt me korrektësi aleancës amerikano-shqiptare për çështjen e nxehtë të Kosovës, qeveria aktuale Rama është qeveria e dytë socialiste që po i qëndron korrektësisë së aleancës shqiptaro-amerikane, këtë herë në lidhje me shpëtimin e shqiptarëve nga korrupsioni shtetëror dhe nga krimi i organizuar, për të realizuar strukturimin real perëndimor të shtetit shqiptar”.
Vazhdojnë më poshtë këta radhonj të mendimit politik puro perëndimor:
Vëzhgim: Hipoteka që nuk zbatojnë vendimin e gjykatave, tapi për toka të zëna dhe përpjekja për pamundësimin e gjykimeve nga Strasburgu
Ka disa kohë që ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shfaqet kërcënues ndaj hipotekave, që sipas tij nuk respektojnë vendimet e gjykatave në regjistrimin e pronës së qytetarëve. Më e fundit dy ditë më parë:
Presidenti: Ndryshimet kushtetuese prodhojnë ngërç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar sot se ndryshimet e reja kushtetuese, prodhojnë një ngërç në krijimin e Këshillit të Emërimeve. Për këtë arsye presidenti ka thirrur në konsultime grupet parlamentare në një takim ditën e martë.
Mejdani humbet qetësinë: “Me këtë poshtërsi politike-mediatike nuk ecet më tej”
Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj atyre që i ka quajtur sulme dhe shpifje ndaj tij dhe familjes së tij, konkretisht djalit të vet, Denion Mejdani. Në postim vihet re nervozizmi i ish-presidentit, i përfolur së fundmi si kandidat për kryeministër i një qeverie teknike, nervozizëm i cili nuk ndihmon as skemën politike në fjalë por as figurën e Mejdanit, i trajtuar zakonisht me njëfarë respekti. Reagimi i tij është riprodhuar nga të gjitha mediat dhe mes të tjerave ai shprehet se:
OSHEE blen energji 4 euro më shtrenjtë se bursa
OSHEE ka kontraktuar për muajin gusht blerjen e rreth 160 megavat energji elektrike me vlere 7,1 milion euro pa TVSH. Cmimi mestar që kanë dhënë kompanitë fituese të tenderit ka qenë 44.47 euro për megavat orë, ose rreth 4 euro më i shtrenjtë se cmimi i Bursës së Hungarisë që është referenca për blerje të tilla, raporton Tema Tv.
