Lajme
Nga 1 janari leje drejtimi edhe me makina me kambio automatike
Një lajm i mirë për gratë dhe të moshuarit. Kursin për të marrë leje drejtimi mund ta bëjnë me makinë me kambio automatike. Kjo do të specifikohet edhe tek patenta që ata marrin. Lehtësia do të fillojë të aplikohet që nga 1 janari 2017.
"TemaTv"
Gjaku nuk ikën nga duart - reagim ndaj monumentit të Miro Baresic në Kroaci
Monumenti i ngritur për ustashin Baresic, vrasës i ish-ambasadorit jugosllav, Vladimir Rolovic, në Stokholm më 1971, është lyer me të kuqe në duar dhe në këmë. Diçka që simbolizon vrasjen?
2 800 m2 më shumë për qendrën tregëtare në stadiumin e ri në Tiranë
Partia Demokratike ka denoncuar sot një ndërhyrje të re në projektin e stadiumit të ri në Tiranë, ku përmes një vendimi, shtohen edhe 2800 m2 në funksion të qendrës tregëtare.
Albin Kurti: Në Shqipëri ka nevojë për një lëvizje politike, ndërkombëtarët nuk mund të sjellin drejtësinë
Ish-kreu i Vetvendosjes, Albin Kurti është dyshues nëse reforma në drejtësi do të japë efekte. Duke bërë njënparalelizëm me Gjykatën Speciale të Kosovës ose EUELEX, Kurti thotë se pakti me ndërkombëtarët është që të ndëshkohen vetëm pushtetarë të vegjël lokalë, ndërsa ata që kanë votuar reformën nuk dotë preken.
Maqedonia në zi kombëtare
Maqedonia është në zi pas fatkeqësisë natyrore të së premtes, ku nga përmbytjet humbën jetën 21 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Ndërkohë Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës për 15 ditë. Nga ana tjetër Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka vazhduar kërkimet në lagjet më të goditura të Shkupit, si Hasanbeg, Haracinë, Stajkovc e Smillkovc për gjetjen e personave të tjerë që konsiderohen akoma të zhdukur.
Volejbollistet egjiptiane dalin të veshura në Olimpiadë
Zbarkim i forcave serbe në kufi me Preshevën, faktori shqiptar dyshon në qëllimet e Beogradit
Dy ditët e fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë instaluar forca te mëdha ushtarake dhe policore, me qellim rritjen e kontrollit në zonën e Dobrosit, e njohur si rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm.
Të huajt në TripAdvisor: Në Shqipëri kamerieri të bën si pronar
Në TripAdvisor, një nga portalet amerikane më të famshme të turizmit në botë me përvojë 16-vjeçare, për Shqipërinë gjen mbi 43,000 komente e opinione. Si destinacionet më popullore renditen: Tirana, Saranda, Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Ksamili. Ankesat për shërbimin në Vlorë, ku “stafi nuk buzëqesh dhe ku kamarieri të bën si pronar”
Në sytë e të huajve, Shqipëria po maturohet si vend turistik, rekomandohet shpesh dhe me fjalë tejet pozitive. Ka destinacione të pazbuluara me natyrë që të lë pa frymë.
Historike/Majlindja Kelmendi merr medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros
Majlinda Kelmendi ka bërë histori teksa i ka dhëë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ku edhe Kosova merr pjesë për herë të parë. Xhudistja kosovare mundi përfaqësuesen e Italisë Odette Giuffrida, duke marrë medaljen e artë. Një ngjarje e bukur për të gjithë.
Ditaret e kreut të parë të KGB-së, Ivan Serov: Dipomati suedez Wallenberg u likujdua me urdhër të Stalinit
Publikimi i ditareve të shefit të parë të KGB-së sovjetike, Ivan Serov, ka risjellë në vëmendje fatin e diplomatit suedez, Raoul Wallenberg, i njohur si shpëtimtar i mjëra hebrejve të Hungarisë. Ditaret e Ivan Serov, u gjetën nga e mbesa, Vera, gjatë pastrimit të daçës së tij në Moskë. Ato u publikuan në qershor në Rusi me titullin: “Shënime nga një valixhe: Ditaret sekrete të kreut të parë të KGB-së, të gjetura 25 vjet pas vdekjes së tij”.
