Lajme
Cameron largohet edhe si deputet: “Nuk dua të jem diversion për Theresa May”. Të kujtojmë rastin “Berisha” dhe partitë private në Shqipëri
David Cameron, ish-kryeministri konservator britanik ka deklaruar se tërheqjen si anëatr i Parlamentit. Ai ka sqaruar se kjo lëvizje bëhet për të mos u bërë shkak për diversion ndaj kryeministres Theresa May, që mori detyrën pas largimit të Cameron. Ky i fundit u largua nga detyra për shkak të rezultateve të referendumit për qëndrimin në Bashkimin Europian.
Vendimi është cilësuar prej tij si pjesë e “politikës moderne”, duke theksuar kështu se ambiciet e 49 vjeçarit nuk duhen bërë pengesë për rrugën e kryeministres dhe të partisë. As edhe peshë për ta.
Trump: Shpresoj që Clinton të bëhet mirë dhe të kthehet në betejë
Shëndeti i Hillary Clinton është tashmë çështje e ditës në fushatën presidenciale amerikane. Rivali i saj direkt, Donald Trump, ka folur për këtë temë në “Fox&Friends” dhe ka dhënë një përgjigje diplomatike:
“Diçka ka, por unë shpresoj që ajo të bëhet mirë dhe të kthehet dhe të shihemi me të në debat”, tha Trump.
Ai e ka akuzuar Clintonin javë më parë se ka fshehur probleme shëndetësore, akuza për të cilat u stigmatizua. Koha i dha të drejtë, por kësaj radhe Trump ka zgjedhur të jetë më njerëzor.
Elon Musk bën thirrje për ndihmë për të zbuluar shkakun e shpërthimit të Falcon 9 më 1 shtator
Elon Musk po bën thirrje për ndihmën e gjithkujt për të shpjeguar dhe hetuar shkakun e shpërthimit të raketës Falcon 9 që shpërtheu më 1 shtator gjatë një testi. Miliarderi që është një nga financuesit më të mëdhenj të projekteve për të ardhmen, shkruajti një status në Twiter përmes të cilit kërkoi ndihmë:
“Nëse keni audio, foto apo video të anomalisë sonë të javës së shkuar, ju lutem dërgojini te report@spacex.com. Materiali mund të jetë i dobishëm për hetimin”, shkruan Musk.
Assad zgjedh xhaminë rebele për t'u falur për Bajram
Presidenti sirian, Bashar al - Assad ka zgjedhur xhaminë e qytetit Daraya për t'u falur me rastin e Bajramit. Qyteti është simbol i rebelimit, por Assad ka deklaruar se vizita e tij është një mesazh ndaj atyre që nga jashtë vendit komplotojnë kundër modelit sirian të bashkëjetesës. Vizita vjen edhe si një mesazh aprovues ndaj marrëveshjes ruso-amerikano për armëpushimin.
Muajin që vjen hapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, vlera 81.5 milionë euro
Muajin që vjen pritet të hapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, i cili parashikon një investim 81.5 milionë euro për realizimin e projektit. BERZH pritet te financoje mbi 40% te saj, ndersa e gjitha vlera eshte hua qe do te paguhet nga qeveria shqiptare raporton Abc Neës
Per fazen e ndertimit pritet te angazhohen gati 1400 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa ne fazën e operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200 punonjës.
Refuzon t'i japë dorën kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu
Tunahan Kuzu, anëtar i parlamentit holandez, themelues i partisë multietnmike, Denk, ka refuzuar t'i japë dorën kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, gjatë një vizite të këtij të fundit në Hagë. Kuzu, i lindur në Turqi, ka dalë më vonë në një konferencë për shtyp me disa fotografi, përmes së cilave ka treguar abuzimin e ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve. ky sipas tij ka qenë edhe shkaku i refuzimit për të dhënë dorën.
Gjermania dhe Franca propozojnë Unionin Ushtarak Europian
Gjermania dhe Franca hedhin një hap më tej në krijimin e atij që quhet Unioni Ushtarak Europian. “EuObserver” raporton mbi një dokument, publikuar fillimisht në “Le Figaro” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, i përpiluar nga ministrat gjermanë dhe francezë të Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen dhe Jean-Yves Le Drian, i cili parashikon deri krijimin e një Shtabi të Përgjithshëm të përbashkët, kurse europiane në akademitë e mbrojtjes dhe dislokim të shpejtë trupash jashtë territorit.
Putin, ikonë e gjallë mes rusëve
Në ditën e Moskës, presidenti rus u ka dhuruar nuseve të reja shansin e një selfie.
Vjen taksa e re e banesave, ligji pritet të miratohet në fund të vitit
Në fund të muajit shtator të këtij viti do të jetë gati formula e llogaritjes dhe se zbatimi i taksës së re të banesave që nis në fillim të 2017-s, si projekt pilot në Tiranë. Në një letër drejtuar FMN-së, ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj shprehet edhe për ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes zyrës të regjistrimit të pasurive dhe shoqatës të vendorëve raporton Panorama.