Lajme

Klement Balili, “Santa Quaranta”, Ilir Meta dhe Koço Kokëdhima

Postuar në 19 Shtator, 2016 17:12

Faqja “lapsi.al” raporton sot se Klement Balili është parë dje në hotelin “Santa Quaranta” ku zhvillohej një dasëm. Policia sipas kësaj faqeje nuk ka ndërhyrë për të arrestuar personin që është shpallur në kërkim, i cili madje ka qenë në tavolinë me kreun e PS-së së Tepelenës, Dino Selimi. Këto të dhëna referon “lapsi.al”.

KLSH dhe Banka e Shqipërisë raportojnë për dëmin me asgjësimin e kartëmonedhave

Postuar në 19 Shtator, 2016 15:29

Sot paradite, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kanë qenë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku kanë raportuar për një raport që ngre akuza për asgjësimin e kartëmonedhave të vjetra.

Homazhet për Carlo Azeglio Ciampi

Postuar në 19 Shtator, 2016 14:02

Në foto, ish - presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano duke nderuar kujtimin e ish - presidentit të ndarë nga jeta Ciampi.

Paradoksi: Më shumë bimë kanabisi të asgjësuara se sa të mbjella!

Postuar në 19 Shtator, 2016 13:43

Sipas raportit të Guardia di Finanza-s për vitin 2015 (botuar në gazetën italiane Corriere della Sera), në Shqipëri u mbollën vjet 243 mijë bimë kanabis sativa – një trefishim ky në dy vjet (shih grafikun shoqërues të Guardia di Finanza-s). Në vitin 2013, mbi 90% e bimëve të kanabisit ishin përqendruar në Lazarat. Ndërsa në vitin 2015 ishin shpërndarë në vende të tjera.

Rusi, rikthehet modeli sovjetik. Drejt krijimit të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit

Postuar në 19 Shtator, 2016 13:38

Sistemi policor në Rusi do të reformohet tërësisht për të kaluar në krijimin e një Ministrie të Sigurimit të Shtetit. Ky institucion do të ngrihet mbi Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), çka shihet si një lëvizje që praktikisht rikthen modelin e KGB-së së dikurshme. Shërbimi sovjetik konsiderohet më i madhi në nivel organizativ dhe me ndikim të jashtëzakonshëm, aq sa kreu i tij, Yuri Andropov u bë drejtues i shtetit dhe i partisë.

Ballkani i kërcënuar nga terrorizmi dhe ndikimi rus, mund të ketë përplasje të armatosur

Postuar në 19 Shtator, 2016 12:13

Kryesuesi i Këshillit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel ka deklaruar se Ballkani vazhdon të mbetet burim i mundshëm i përplasjeve ushtarake. Ai porosit që aleanca veri-atlantike duhet të ketë patjetër aftësi për kundërvënie ndaj kundërshtarëve dhe mbrojtjes së anëtarëve të saj, si dhe rol më të madh në luftën kundër terrorizmit, bën të ditur agjencia kroate e lajmeve “HINA”.

Pavel citohet të ketë thënë se situata në një pjesë të Evropës është “larg stabilitetit”, duke theksuar se “Ballkanit i kanoset terrorizmi islamik, por edhe ndikimi rus”.

Ç'lloj mendje përgatit këto tekste për matematikën?

Postuar në 19 Shtator, 2016 12:10

Ministrja e Arsimit, e famshmja Lindita Nikolla, vitin e kaluar u justifikua se problemi me tekstet është i trashëguar. Këtë vit duket se problemet janë të njëjta, e ndoshta ato kanë të bëjnë me botuesit e me tenderuesit. Por mbetet kurioze të shihet se çfarë do thotë ministrja...

Fotoja publikuar fillimisht nga droni.al.

Policia shqiptare nuk e lufton dot e vetme trafikun, kapet në Brindisi gomonia me 1 ton hashash

Postuar në 19 Shtator, 2016 10:38

Në kulmin e debatit për transportin e drogës nga Shqipëria dhe përdorimin e avionëve të vegjël për narkotrafikun, autoritetet italiane kapin në Brindisi 1 ton kanabis me prejardhje nga vendi ynë.
Gomonia me hashash, që dyshohet se ishte nisur nga Mifoli në Vlorë drejt brigjeve italiane. Në bordin e saj u gjet 1 ton hashash që po transportohej nga dy persona, për të cilët nuk bëhen të ditur identitetet.

Zgjedhjet kthehen në procedurë për partinë e Putin, Rusia e Bashkuar fiton me 54 %

Postuar në 19 Shtator, 2016 09:56

Në 54 për qind u ndal fitorja e Rusisë së Bashkuar në zgedhjet parlamentare të së dielës. Partia e presidentit Putin rikonfirmoi mazhorancën dërrmuese në dumën ruse, duke marrë 338 nga 450 vende. Komunistët u renditën të dytët me 13.5përqind ndërsa liberalët e Zhirinovskit të tretët me 13.3 përqind.

47 të vrarë në ditë për 10 javë nuk mjaftojnë kundër drogës në Filipine

Postuar në 18 Shtator, 2016 18:34

Presidenti i vendit Rodrigo Duterte kërkoi edhe 6 muaj për luftën kundër drogës. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme