Lajme
18 shoqata biznesi i kërkojnë Nishanit të mos dekretojë Ligjin për Dhomat e Tregtisë: Kthim në kohën e Bashkimeve Profesionale
Mënyra sesi shumica përdori kartonat në parlament për të miratuar ligjin për anëtarësimin e detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë, ka sjellë një tjetër përplasje mes qeverisë dhe biznesit. Këta të fundit kanë futur në lojë presidentin e Republikës për të mos e dekretuar ligjin e miratuar në 29 shtator. Përveç akuzave për mungesë transparence gjatë fazës së diskutimeve 18 shoqata biznesi rendisin edhe arsyet pse ky ligj nuk duhet dekretuar nga kreu i shtetit.
Zgjedhjet e 2017 me formulën ekzistuese, s’ka kohë për ndryshime në Kod
Për zgjedhjet e 2013-ës pati vërejtje serioze nga OSBE-ODIHR që bëri 29 rekomandime për të shmangur ndikimin politik të administratës mbi zgjedhjet dhe fenomenin e blerjes së votës. Procesi u çertifikua si konkurues por u kontestua nga opozita për parregullsi. Palët u angazhuan të ndërhyjnë në Kodon Zgjedhor për të bërë rregullimet e nevojshme, por 8 muaj para zgjedhjeve qeveria thotë se nuk ka kohë për ndryshime thelbësore. Kryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla tha se është e pamundur të shkohet në votim dhe numërim elektronike, sipas kërkesave të opozitës.
“Kazani i medias”, Çipa: Fjalori, kosto për Ramën
Deklaratat fyese ndaj medias, në lidhje me importin e mbetjeve, Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa i konsideroi kosto politike për kryeminsitrin Edi Rama. I ftuar në studion e "Tema Tv" Çipa tha se rikthimi i ligjit të mbetjeve dhe gjuha e përdorur ndaj medias janë në dëm të qeverisë dhe drejtuesit të saj.
Algjeri, hapet klinika e parë e rehabilitimit nga varësia ndaj internetit
Klinika është hapur në Contantine. Algjeria u bashkohet vendeve si Korea e Veriut që hasin probleme me web maniakët, ndërkohë që në Kinë varësia ndaj lojërave online është kthyer në problem nacional.
Veliaj leh sepse Prokuroria fle
Ka tri ditë që në disa media po qarkullon një lajm sipas të cilit një emision investigativ në “Vizion Plus” nuk është lejuar të transmetohet pasi aty hulumtoheshin gjëra të pakëndshme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Emisioni merrej me landfillin e Sharrës, aty ku duart e Erjon Veliajt kanë lënë disa gjurmë që janë identifikuar tërthorazi edhe mbi dy kufoma. Gjurmë të papërgjegjshmërisë, të shkeljeve ligjore, gjurmë interesash, të kamufluara pas shpalljes së projekteve rilindëse.
Çfarë po thotë "montazhieri" Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklajt, retorika nuk vlen si dëshmi në prokurori
Në dritën e akuzave dhe dëshmive për vdekjen e 17- vjeçarit Ardit Gjoklaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shmanget çdo përgjegjësie të bashkisë mbi ngjarjen tragjike në landfillin e Sharrës, duke i besuar talentit për të paraqitur veten si heroin pozitiv të ndryshimit. Por përtej kësaj retorike që Veliaj e ka mësuar përmendsh faktet janë kokëforta dhe përgjigjet duhen dhënë diku tjetër. Argumentat që jep kryetari i bashkisë se akuzat vijnë nga dashakeqësia e medias dhe opozitës nuk janë bindëse dhe as ligjërisht të vlefshme.
Takimi Kodheli – Al Saud: Siria, një shtet që po bie. Flitet për bashkëpunim ushtarak me Arabinë Saudite
Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, ku është takuar me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Në bisedën mes të dyve, Kodheli ka pranuar tezat e sauditit për situatën në Lindjen e Mesme, mes të cilave edhe ajo se “Siria është një shtet që po bie”.
Paloka: Nuk ka përplasje mes PD dhe SHBA, kryeministri sillet si zëdhënës i ambasadorit
Qëndrimet e ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi ekspozuan një panoramë të raportit që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara ka me palët politike në Shqipëri. Nga njëra anë Partia Socialiste dhe kryeministri Rama që janë dorëzuar pa kushte dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe Lulzim Basha që janë përplasur verbalisht me ambasadorin amerikan.
Mediat në luftë kundër Trump. O’Reilly: “Tri organizata mediatike kanë urdhëruar stafin të shkatërrojnë Trump”
Bill O’Reilly, moderator i “Factor” në “Fox News”, një televizion që mbështet Trump në garën presidenciale, ka deklaruar se ndaj kandidatit republikan ka të paktën 3 organizata të mëdha mediatike në SHBA që po e luftojnë hapur atë. Duke folur në studion e Bill Hemmer, O’Reilly që është i njohur në SHBA, ka deklaruar se në këtë organizata është kërkuar nga stafi që të mos mbështetet Donald Trump, duke kushtëzuar këtë edhe me fundin e karrierës.
“Nëse e shikon me kujdes e kupton se për kë është fjala”, tha O’Reilly, i cili nuk përmendi emra, pasi siç tha ai nuk ka ende fakte.
