Lajme
Gjermania del publikisht kundër nismës "Ballkani i Hapur"
Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger, e sheh nismën e liderëve të rajonit për Ballkanin e Hapur si alternativë që nuk përfaqëson qytetarët. Në një intervistë për DW, Berger thotë se nisma të tilla janë zgjidhje të përkohshme, ndërsa thekson se e vetmja alternativë e sigurt mbetet Tregu i Përbashkët Rajonal.
Stoltenberg mbron të pamundurën: SHBA u konsultua me aleatët për Afganistanin, por tërheqja është akt sovran
SHBA u konsultua me aletatë europianë për Afganistanin. Këtë ka deklaruar në një intervistë për New York Times, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili megjithatë kë lënë të kuptohet se vendimet kanë qenë individuale.
Sigurisht që SHBA u konsultua me aleatët europianë, por në fund të ditës çdo shtet duhet të marrë vendimet e veta për dislokimin e forcave
ka thënë ai.
Miokarditi për shkak të Pfizer më i shpeshtë te meshkujt 12-15 vjeç sesa hospitalizimet nga infektimi
Kërkuesit amerikanë kanë gjetur se efekti i vaksinës Pfizer në provokimin e inflamacionit në zemër është me incidencë më të lartë sesa vetë CoVid-19. Ky efekt i shtuar provohet kryesisht te meshkujt adoleshentë të moshës 12-15 vjeç. Sipas studimit të publikuar më 29 korrik, ka gjashtë herë më shumë shanse që të rinjtë e kësaj moshe të pësojnë miokardit nga vaksina sesa të përfundojnë të hospitalizuar nga vetë infektimi në një periudhë katër mujore.
Spahiu: Berisha non grata, e vështirë të kuptosh arsyet e ShBA
Përjashtimi i ish-liderit të PD, Sali Berisha, nga Grupi Parlamentar i PD, për analistin nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, rrjedhimisht erdhi pas vet përkrahjes dhe ngritjes së tij si politikan me ndihmën amerikane dhe sot 30 vite pas, pikërisht po nga ky aleat u rrënua.
Zelenskiy: Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, por mundësia e një lufte me Rusinë ekziston
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy nuk e përjashton një luftë frontale me Rusinë për shkak të separatizmit të rusëve në Ukrainën Lindore. I pyetur në samitin Yalta European Strategy, Zelensky është përgjigjur se:
Po, gjasat e një lufte me Rusinë janë
Është gjëja më e keqe që mund të ndodhë por për fat të keq mundësia ekziston
ka shtuar ai.
Greqia: Do jemi të pamëshirshëm me certifikatat false të CoVid-19
Ministria greke e Shëndetësisë ka deklaruar sot se do të jetë e pamëshirshme me individët që falsifikojnë certifikatën e vaksinimit kundër CoVid-19. Zëvendësministrja Mina Gaga është shprehur qartë pas një takimi me zyrtarët rajonalë të shëndetit në Selanik se:
Certifikatat false janë një problem që është acarues shumë. Mendoj se ka një numër shumë të vogël tani dhe këto do të verifikohen. Do të ndërmerren veprime legale në ato raste kur konfirmohet mashtrimi dhe do të jenë të pamëshirshme
Në politikë nuk mund të jesh vegjetarian. As Lulzim Basha madje...
Lulzim Basha ka përjashtuar sot nga Grupi Parlamentar i PD-së ish-kryetarin e saj dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Z. Basha doli para mediave dhe lexoi një letër përmes së cilës njoftoi se kishte vendosur ai vetë ta përjashtonte z. Berisha.
Pak vite më parë të njëjtën gjë bënte Edi Rama me Saimir Tahirin, por të paktën letrën e lexoi përpara Grupit Parlamentar të PS-së. Arsyeja është e thjeshtë: Basha ka përjashtuar Berishën, PD-ja ende.
Instituti "Pasteur" kërkon pacientë të pavaksinuar për të testuar Clofoctol kundër CoVid-19
Instituti “Louis Pasteur” në Francë ka nisur testimet e fazës së dytë me pacientë të pavaksinuar kundër CoVid-19, për vlerën e medikamentit clofoctol. Ky i fundit do t’u jepet pacientëve simptomatikë në fazën e hershme të sëmundjes pandemike me synim vlerësimin e efekteve në shmangien e hospitalizimit.
Klinikë e butë e variantit Delta, apo rol i vaksinimit?
Në një intervistë dje për MCN Tv, mjeku infeksionist, Fabian Cenko bëri ndër të tjera këtë interpretim për situatën e tanishme epidemiologjike dhe rolin e vaksinave në Shqipëri:
Lypsari i Tiranës po luan për vete, por për çfarë konkretisht mbetet e paqartë