Lajme

Pavarësim i Kalifornisë duke referuar precedentin e Kosovës. Rusia nis të lëvizë gurët për të marrë njohjen e Krimesë

Postuar në 22 Nëntor, 2016 10:08

“Ne do të votojmë në vitin 2019 që ta bëjmë Kaliforninë të pavarur dhe duam të bëjmë gati çdo gjë që pas rezultateve të votimit të nisim kërkesat për njohje ndërkombëtare për Kaliforninë si një vend i pavarur”.

Perëndon koha e moralit: "Amerika në plan të parë"

Postuar në 22 Nëntor, 2016 09:42

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka publikuar një video mbi urdhërat ekzekutivë që do të japë 100 ditët e para. Trump thotë se puna e tij bazohet në një parim të thjeshtë bazë: Amerika në plan të parë. Ai ka deklaruar se do të njoftojë tërheqjen nga Pakti për Tregëtinë e Transpaqësorit. “Marrëveshjet bilaterale tregëtare do ta zëvendësojnë atë”, shtoi Trump.

Ndryshim rreegulloresh për energjinë dhe një mbikëqyrje më e madhe ndaj sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës. Kjo e fundit është një masë që çon tek akuzat se Rusia ka vepruar kundër SHBA në këtë drejtim.

Kostoja e reformës në drejtësi, 175 milionë euro

Postuar në 22 Nëntor, 2016 08:26

175 milionë euro në katër vite. Kaq do të shpenzojë qeveria shqiptare për vënien në jetë të reformës në drejtësi. Gazeta “shqiptarja.com” citon një dokument të Ministrisë së Drejtësisë, titulluar “Strategjia Ndërsektoriale për Drejtësinë 2017-2020”, miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave që hedh dritë mbi faturën e reformës.

Tërmet 7.3 ballë në Fukushima të Japonisë

Postuar në 21 Nëntor, 2016 22:44

Stina e tërmeteve duket se nuk po kursen asnjë rajon të globit. Pas Italisë, Kashmirit dhe Zelandës së Re, sot një lëkundje e fortë është regjistruar në Fukushima të Japonisë. Tërmeti ka patur epiqendrën 10 km thellë dhe pas tij është dhënë alarmi për cunami. 

Manovra me “një letër nga Europa” për ligjin e mbetjeve. Protestë më 24 nëntor, por a do të jetë e njëkohshme në disa qytete?

Postuar në 21 Nëntor, 2016 22:34

Nicholas Hanley, përgjegjës i zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Zgjerimit, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mjedisin në Komisionin Europian, ka nisur një mendim për ligjin e mbetjeve që qëndron i pamiratuar ende në Kuvend, pas kthimit të tij nga Presidenti. Letra e zyrtarit të KE-së u publikua sot pasi ishte paralajmëruar se “mendim i BE-së”, nga Eduard Shalsi, iniciator i ligjit. Por Aleanca Kundër Importit të Plehrave mendon se kjo manovër e vockël me një “letër nga Europa” ka karakter manipulativ dhe asnjë nuk ka sesi të pranojë sugjerimet e saj.

Mirela Ruko ka nota të ulëta? Kjo nuk të bën pjesë të qelbësirave. Kush do protestojë? Studentët e ekselencës janë anëtarë të FRESSH-it

Postuar në 21 Nëntor, 2016 20:18

Ka nisur një sulm gati parashtetëror ndaj Mirela Rukos, studentes që i hodhi salcë apo bojë ministres së Arsimit. Arsyeja është e thjeshtë dhe tradhëton vetëdijen se me qeverisjen është bërë baltë. Se këta që qeverisin nuk honepsen edhe pse mund të fitojnë me 100%. Madje kjo mundet edhe të parathotë fundin e tyre si kastë e trashëguar politike.

Zbardhet “komploti” për bllokimin e linjës Shqipëri-Kosovë, Beogradi kërkon licensën për të furnizuar me energji Mitrovicën

Postuar në 21 Nëntor, 2016 20:15

Pak ditë më parë ishte ministri i Energjisë Damian Gjiknuri që zbardhi arsyet pse nuk po vihet në funksionim linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, duke shpresuar që kryeministri Rama të flasë me kancelaren Angela Merkel për ta zgjidhur këtë çështje.

Garanton ministrja e Mbrojtjes: Ushtria mbron Atdheun...Por jo nga droga(video)

Postuar në 21 Nëntor, 2016 18:27

Ministrja e e Mbrojtjes ka qenë e pranishme në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku ka prezantuar projektbuxhetin 2017 për dikasterin e saj:

Mbyllet pazari për aferat OSHEE-CEZ. Të dyja palët dalin të palagura, teatri me komisionet hetimore vazhdon

Postuar në 21 Nëntor, 2016 16:59

Nga privatizimi i OSHEE-së deri te arritja e marrëveshjes së mirëkuptimit me CEZ u konsumuan dy procese në të cilën negociatorë ishin dy qeveri të ndryshme, ajo Berisha dhe më pas kabineti Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme