Lajme

Fotolajm/Solidaritet nga Lart

Postuar në 07 Janar, 2017 13:16

A mund të bëhet kjo punë pa praninë e fotografëve dhe pa deklarata? 

Flamuri i ISIS në fshatrat shqiptare?

Postuar në 07 Janar, 2017 13:06

Shqiptarja.com shkruan sot për alarmin e terrorizmit që pikaset në Shqipëri. Gazeta referon të përditshmen italiane, Repubblica, e cila vetë i referohet shërbimeve italiane. 

Asnjë fjalë për Vuçiç. “Arrestimi i Haradinajt, çështje komplekse”

Postuar në 06 Janar, 2017 19:55

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një opinion – qëndrim  mbi arrestimin e Ramush Haradinajt. Në asnjë prej rreshtave të tij nuk përmendet Beogradi zyrtar apo Aleksander Vuçiç, i cili në konferencën për shtyp të para dy ditëve deklaroi se do të kërkohet ekstradimi.

Arrestimi i Haradinajt, ministri i Drejtësisë Manjani, letër homologut francez

Postuar në 06 Janar, 2017 14:59

Qeveria shqiptare, krahu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka dërguar një letër homologut francez Jean- Jacques Urvous, përmes së cilës vë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës është liruar nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Fundi i Luftës së Ftohtë në një libër të ri

Postuar në 06 Janar, 2017 12:56

““Samitet e fundit të Superfuqive” – Gorbaçovi, Regani dhe Bushi. Bisedimet që I dhanë fund Luftës së Ftohtë”. Ky është titulli i një libri të ri me autorë Svetlana Savranskaya dhe Thomas Blanton që promovohet në faqen online të arkivës të universitetit Georgetown.

“E shkuara komuniste rëndon shumë mbi Shqipërinë e sotme”

Postuar në 06 Janar, 2017 08:46

Bashkim Shehu ia ka dhënë së fundmi një intervistë gazetës “Shqip” ku flet kryesisht për romanin e tij “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”. Komentet e autorit janë interesante pasi ai ka një rol në libër si “dëshmitar i nivelit të lartë”.

“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”, duket që e shkuara vijon të grishë letërsinë tuaj. E kujtoni kohën kur nisët ta shkruanit këtë roman?

Propozim për një FBI europiane

Postuar në 06 Janar, 2017 08:29

Pas propozimeve gjithnjë e më të shumta për një mbrojtje europiane, del në sipërfaqe edhe një die për një FBI të BE-së. Shefi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger, citohet nga agjencia gjermane “Deutsche Welle” në mbështetje të idesë së ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maziere për forcimin e aparatit të sigurisë me kompetenca federale. Ischinger shkon edhe më larg.

Haradinaj mbetet në burg

Postuar në 05 Janar, 2017 20:24

Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa gjykata franceze të shqyrtojë kërkesën për ekstradim nga Serbia. Lajmi është bërë publik nga agjencia “Reuters” që pëgënjeshtron shpresat se Haradinaj do të lirohej. Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës u bë në pjesën franceze të Bazelit pas një urdhëri të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ndërkohë Haradinaj është gjykuar dy herë nga Gjykata e Hagës dhe në vitin 2012 për të u dha pafajësia.
http://koha.net/?id=27&l=150500

Në Hollivud përfundojnë xhirimet e filmit për Marko Boçarin (Foto)

Postuar në 05 Janar, 2017 19:32

Një prej heronjve arvanitas të Revolucionit Grek do të jetë subjekt i një filmi që do të shfaqet brenda vitit në kinematë e Hollivudit. Bëhet fjalë për Marko Boçarin, një prej protagonistëve të ngjarjeve të vitit 1821 që çuan në shpalljen e pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Otomane. Heroi grek me origjinë arvanitase luhet nga aktori grek Saimon Kasianidis. Xhirimet e romancës dramatike «Cliffs of Freedom» që flet për lidhjen e dashurisë mes një oficeri turk dhe një vajze greke janë kryer në qytetin Santa Fe të Meksikës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme