Lajme

Miliarderi Potanin: Jo sanksione Perëndimit që dëmtojnë Rusinë. Konfiskimi i aseteve do na kthente në 1917-ën

Postuar në 11 Mars, 2022 16:46

Rusia duhet t’i përgjigjet me pragmatizëm sanksioneve dhe bllokadës tërësore që po i bën Perëndimi.

Facebook miraton hartën dixhitale ku lejohet Vdekja

Postuar në 11 Mars, 2022 12:03

Lufta në Ukrainë ka provokuar masa absurde dhe që priren të provokojnë ndarje afatgjata në një botë që presupozohej se ishte e ndërlidhur. Së fundmi, Meta, konglomerati që drejton Facebook dhe Instagram, ka lejuar thirrjet për dhunë dhe vdekjen e ushtarëve rusë të inkuadruar në njësitë që luftojnë në Ukrainë, duke provuar kështu se deri ku mund të shkojë radikalizimi i atij që pretendon se është sistemi i demokracive liberale.

Negociatat në Turqi, nuk përjashtohet një takim Putin-Zelenskiy. Kremlini pranon shokun ekonomik

Postuar në 10 Mars, 2022 15:00

Takimi mes dy ministrave të jashtëm, atij të Rusisë, Sergey Lavrov dhe atij të Ukrainës, Dmitry Kuleba, ka prodhuar të paktën një zhvillim pozitiv: mundëisinë e një takimi mes dy presidentëve, Purtin dhe Zelenskiy. Pas takimit të mbajtur nën ndërmjetësimin e Turqisë, Lavrov ka thënë ndër të tjera se:

IKJA, i vetmi akt i mbetur politik me vlerë për z. Basha!

Postuar në 10 Mars, 2022 14:34

Unë jam gati të bëj çdo gjë në të mirë të PD-së

ShBA refuzon dhënien e avionëve Ukrainës. Sanksionet që destabilizojnë ekonominë globale, mbahen në fuqi!!!

Postuar në 10 Mars, 2022 02:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos e furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë. Vendimi merr parasysh vlerësimet e komunitetit të inteligjencës dhe është njoftuar nga zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, që ka neutralizuar kështu propozimin polak për transferimin e avionëve Mig-29 në Ukrianë. 

Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO

Postuar në 10 Mars, 2022 00:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur qëndrimin e njohur të vendit të tij për mosanëtarësimin në NATO. Duke folur nga qyteti i Kuzmin, në kuadër të fushatës elektorale, Vuçiç ndër të tjera citohet të jetë shprehur se: 

Kandidoj për herë të fundit për presidencën sepse është e rëndësishme të ruhet paqja, stabiliteti dhe çuarja para e vendit për pesë vitet e tjera. Nuk kam ndonjë llogari diku në ndonjë vend, nuk vjedh apo nuk marr ndonjë gjë…Ne nuk do t’i bashkohemi NATO-s, ne duam ta mbrojmë vetë vendin tonë dhe qiejt tanë

Tallja pa dinjitet e "Moisiut" të Shqipërisë

Postuar në 09 Mars, 2022 15:23

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përcjellë sot përmes faqes së vet në facebook, një paralajmërim të parë për rritjen e çmimit të energjisë, duke vënë në dukje situatën e vështirë të krijuar nga lufta në Ukrainë.

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia e importuar na kushton 61 lek për kilovat, por FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, po në një kohë krize globale e lufte në Europë. Kjo kohë kërkon kurajo, durim dhe dinjitet

Rusia publikon dokumente sekrete: Ukraina kishte planifikuar ndërhyrje ushtarake në Donbas

Postuar në 09 Mars, 2022 14:45

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar sot disa dokumente që sipas saj konfirmojnë planet e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes për operacione ushtarake në rajonin e Donbasit në mars të këtij viti.

Një të shtyrë kryetarit me vulë

Postuar në 09 Mars, 2022 00:28

Qeni leh aty ku i japin për të ngrënë. Është kjo një fjalë e urtë që ndoshta tingëllon pakëz brutale dhe e vrazhdë kur e sjell si shembull ilustrimi për politikën.

Por vetëm kjo të mbetet si mjet për të lexuar dhe analizuar logorenë anti-Basha të atyre që deri më dje ishin neveritshmë në krah të tij. Gjekmarkaj, publicisti që humbi nuhatjen për të fituar luhatjen, dha të paktën dorëheqjen, pas shumë skena. Të tjerë dolën në media e thanë të vetën kundër Lulzim Bashës që po luan tanimë në një teatër ku është vetëm ai spektator dhe aktor.

Zelenskiy pranon Neutralitetin e Ukrainës: Të flasim për republikat e njohura vetëm nga Rusia

Postuar në 08 Mars, 2022 12:25

Raundi i tretë i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë ka dështuar në arritjen e rezultateve të pritshme. Kreu i ekipit rus, Vladimir Medinsky ka pranuar dështimin, nërkohë që këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podolyak ka njoftuar se palët kanë rënë dakord për një raund të ri. I vetmi aspekt pozitiv i arritur është dakordësimi për korridoret humanitare, ndërkohë që agjencia ruse e lajmeve, “Tass” bën me dije se pala ruse është paraqitur në treyezë me drafte konkrete traktaetesh.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme