Lajme
Një opsion për 25 qershorin
Aleanca Popullore, partia që drejtohet nga Artur Dojaka, apelon për votë kundër, duke sugjeruar me këtë rast edhe grafikisht mënyrën sesi bëhet një gjë e tillë. Thirrja e AP-së, ndryshon nga ajo e partisë së Kokëdhimës, që apelon për bojkot.
Si financohet LSI nga paratë publike
LSI është partia që përflitet më shumë për lidhjet klienteliste dhe përfitimin nga paratë publike. Të paktën në nivel perceptimi shihet si forca që operon me kuota punësimi në entet dhe agjencitë publike.
Rrjeti investigativ BIRN ka zbardhur një prej mënyrave sesi kjo parti financohet nga paratë publike. Kështu për vitin 2016 LSI ka pranuar financim në kundërshtim me Kodin Zgjedhor nga të paktën një donator- njëherazi edhe përfitues i tenderave publikë nga lista me 42 financues.
Fotoja Blushi - Lul Berisha, kryevepra e fushatës
Sot në disa portale u publikua një foto e Ben Blushit me Lul Berishën. E papritur nisur nga fakti se Blushi ka folur kundër këtij personi dhe lidhjeve me politikën. Mirëpo nga video e publikuar rezulton se video ka qenë një kryevepër e vockël talljeje nga Berisha që shkon aty dhe kërkon të dalë foto. Blushi nga ana e vet i sugjeron Lul Berishës që të hyjë te "libra.al" dhe të gjejë shpresën për një Shqipëri më të mirë. E përkryer në absurdin e vet. Gjynah që të kthehet në politike një akt i tillë regjizorial.
John Simon Bercow rikonfirmohet në krye të Parlamentit britanik. Rasti i parë që nga Lufta
Parlamenti i ri britanik(dhoma e ulët)ka zgjedhur me konsensus si kryetar të vetin John Simon Bercow, i vetmi që pas LIIB që rizgjidhet për herë të tretë. Bercow është i mirënjohur për vendosmërinë e tij dhe humorin me të cilin drejton punimet e Parlamentit britanik, që janë përherë një ngjarje demokratike.
PBDNJ – OMONIA: 15 familje autoktone në Himarë, po dëbohen nga tokat e tyre
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizat e minoritetit grek, Omonia, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës denoncojnë atë që e cilësojnë si sulm ndaj Himarës.
Prapaskenat e Dukës, De Biasi zbulon arsyen e largimit
Nën drejtimin e tij Shqipëria shënoi arritjen më të madhe të historisë së futbollit, u kualifikua në fazën finale të Europianit. Por vetëm një vit më pas arkitekti i skuadrës ndjen se duhet të largohet përpara se ta largonin të tjerët. Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izraelin, ku dhe ka bërë publik vendimin e tij për të mos rinovuar me kombëtaren shqiptare pas përfundimit të kualifikueseve të botërorit.
Kryepeshkopi Anastas: Misioni im në Shqipëri, më i vështirë se në Afrikë
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka folur përpara një audience në Larisa të Greqisë për vështirësitë e misionit të tij në Shqipëri, duke bërë një krahasim edhe me misionin në Afrikë. "Shqipëria nuk është e lehtë, është e vështirë në shumë drejtime... Afrika kishte vështirësi të tjera, ndërsa në Shqipëri ekziston një hije e madhe mosbesimi kryesisht mbi në Greqinë. Re të tilla dyshimi vazhdon të ketë edhe në pjesë të tjera të Ballkanit”- theksoi Janullatos.
Jupiteri, planeti më i vjetër në sistemin diellor
Jupiteri është planeti më i vjetër i sistemit tonë diellor. Një grup kërkuesish nga Laërence Livermore National Laboratory dhe Universiteti i Münster në Gjermani kanë studiuar izoitopet e tungstenit dhe molibdenit në hekurin e meteoriteve duke ardhur në përfundimin se meteorët janë krijuar nga dy mjegullnaja të ndryshme që bashkëekzistonin veçmas në një kohë nga 1 milionë deri në 3-4 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor.
Meta paralajmëron: Nuk do të ketë dekret për kryeministër dhe ministër, nëse cenohen zgjedhjet
Ilir Meta ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se ai ka krijuar së fundmi një koalicion të ngushtë me PDIU-në me të cilën do të garantojë siç tha ai çdo votë. Duke folur për zgjedhjet, kreu i LSI-së, deklaroi se ato janë në rrezik, duke nënvizuar me ton kërcënues se
“askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje që të prekë një votë”.
Më tej akoma, Meta ka paralajmëruar se nëse preken zgjedhjet, nuk do të ketë asnjë dekret për kryeministër apo ministër, duke nënkuptuar se në postin e Presidentit ai do të veprojë në mënyrë bllokuese.
Rruga e Kombit, qeveria i jep 64.9 milionë euro konçesionarit
Ministria e Transportit ka shpallur fituesin e garës për shërbimin e konsulencës lidhur me projektin e koncesionit të autostradës Milot-Morinë, kompaninë “DOLSAR Engineering Inc. Co”. Ky dikaster ka publikuar dje njoftimin se fondi limit për këtë shërbim do të jetë 485 milionë lekë (3.6 milionë euro), pa përfshirë vlerën e TVSH-së, financuar nga Buxheti i Shtetit dhe Kompania Koncesionare, nga 50% secili, për një periudhë 5-vjeçare.
