Kulturë
Dritë e re mbi origjinën e hungarezëve
Burime të pashfrytëzuara më parë sjellin prova të reja mbi origjinën e hugarezëve. Instituti i Kërkimeve Hungareze bëri të ditur se viti që u mbyll ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, sidomos në fushat e filologjisë klasike dhe arkeogjenetikës.
Leksione nga vreshtarët romakë
Dihet se romakët kanë qenë adhurues të verës. Mesatarisht, meshkujt romakë pinin një litër ose më shumë verë të holluar në ditë. Pija ishte simbol i sjelljes së civilizuar dhe përdorej gjerësisht si ilaç dhe shoqëruese e ritualeve të ndryshme. Për këtë arsye, prodhimi i verës ishte një aktivitet i përhapur dhe shumë fitimprurës, ndërsa vreshtat dominonin pjesën më të madhe të peizazhit bujqësor.
Inteligjenca artificiale vlerësohet me çmim letrar në Japoni
Romani që fitoi çmimin më prestigjioz letrar së fundmi në Japoni ka dorën e inteligjencës artificiale. Autorja Rie Kudan ka pranuar se ka përdorur ChatGPT gjatë shkrimit të romanit, madje ajo e ndihmoi të zhbllokonte potencialin e saj.
Romani "Tokyo-to Dojo-to" u vlerësua me Akutagawa, çmimi më i madh i letërsisë në Japoni.
Ka një prirje të fortë për të politizuar fiksionin bashkëkohor
Sigrit Nunez është fituese e National Book Award në SHBA për vitin 2018, me librin “The friend”. Ajo e shkroi relativisht vonë librin e saj, edhe pse në botën e letrave u fut që në mes të viteve ’70. Puna si asistentredaktore në The New York Review of Books, krah emrave të njohur, mes të cilëve edhe Susan Sontag, e bëri atë të kërkonte më shumë. Ajo ka dhënë leksione në universitete të nivelit të lartë në SHBA, përfshirë Columbia dhe Princeton.
Nunez ka pikëpamje të forta për politizimin në rritje të fiksionit bashkëkohor. Është një prirje, të cilën thotë se e ka hasur shpesh.
Mbi rolin politik të bogomilëve mes Sllavëve të Jugut
Sjellim më poshtë një punim të akademikut serb Dragljub Dragoljoviç, publikuar në numrin e parë të revistës vjetore “Balcanica” të Akademisë Serbe. Jemi në vitin 1970.
Një Bonapart, studiues i gjuhëve galike
Një nip i Napoleon Bonapartit ka lënë mbrapa një kontribut jo të vogël në studimin e gjuhës galike.
Princi Louis Lucien Bonaparte udhëtoi nëpër Skoci në vitin 1858, duke mbledhur informacione mbi gjuhën galike dhe skocezët.
Rob Ó Maolalaigh, profesor i gjuhës galike në Universitetin e Glasgout, thotë se Bonapartit të ri i duhet njohur kontributi në studimin e gjuhëve, përmes punës në terren.
Vittorio Sgarbi, nën hetim për vjedhjen e një vepre arti
Kritiku i artit, Vittorio Sgarbi, është nën hetim për vjedhje të pasurisë kulturore. Lajmin e bëri të ditur fillimisht “Il Fatto Quotidiano”, sipas të cilës hetimi lidhet me një pikturë që i atribuohet Rutilio Manetti-t, e vjedhur nga Kështjella e Buriasco-s në 2013, e cila është rishfaqur në Lucca në vitin 2021 si "e pazbuluar më parë" dhe në pronësi të Vittorio Sgarbit.
...vdiq në ditën e 13-të të të një greve urie ndaj kushteve të rënda të burgut
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot në faqen e vet në Facebook doktor Aleksandër Kalivopullin. Sipas të dhënave të Arkivës, doctor Kalivopulli u diplomua në Athinë për Mjekësi, madje me rezultate shumë të mira.
Në Çanakale, ku luftuan e drejtuan otomanët shqiptarë
Kultura e një Lumi - VJOSA
Nëse ka një kulturë të përbashkët që depërton kufijtë shtetërorë në Ballkanin e Jugut, kjo është ajo e Vjosës. Një lum me ngarkesë mitologjike, historike, monumentale dhe etnologjike. Grekë, vllehë, shqiptarë, myslimanë e kristianë, helenë, romakë, e kryqtarë, janë aty të shenjuar në rrënojat anëlumore të një vije që ka përjetësuar një marrëdhënie kaq të larmishme dhe kaq unike.
I parë përgjithësisht në optikën e një lumi rajonal, brenda Shqipërisë së Jugut, identifikues i Toskërisë, Vjosa është padyshim shumë më tepër. Është një horizont i një historie që vazhdon.