Kulturë

Më mirë turbanin

Postuar në 05 Korrik, 2024 23:28

 

Në kohën e sundimit osman, Greqia ishte e populluar nga sllavët, shqiptarët, vllehët, turqit dhe grekët. Greqinë antike e kërkon zor se e gjen. Në vend të saj dominojnë kaftani dhe shamia.

Hulumtuesi, koleksionuesi dhe piktori irlandez që rridhte nga një familje e pasur Edwart Dodwell, i cili ishte ndër të paktët hulumtues që në vitet 1801 dhe në 1805-1806 hyri deri në zemër të Greqisë antike, mbeti i zhgënjyer kur gjeti një botë komplet të huaj dhe irrituese për të: Athina mbizotërohej nga xhamitë, minaret.

Varreza më e madhe prehistorike e Europë zbulohet në Republikën Çeke

Postuar në 03 Korrik, 2024 19:09

Një varrezë prehistorike u zbulua gjatë ndërtimit dhe zgjerimit të autostradës D35 në Republikën Çeke. Arkeologët e Universitetit te Hradec Králové (UHK) e zbuluan strukturën pranë fshatrave Dlouhé Dvory dhe Lípa në pjesën lindore të vendit.

Gërmimet nxorën në dritë një tumë prehistorike rreth 189 metër të gjatë dhe 15 metra të gjerë. Arkeologët besojnë se daton në mijëvjeçarin e IV p.e.s., çka e bën atë një nga tumat më të hershme të njohura në Evropë.

Teatri i grave

Postuar në 02 Korrik, 2024 15:43

 

Më 4 shtator, në 1614, një grua e quajtur Alice Mustian vuri në skenë një shfaqje në qytetin anglez Salisbury. Duke ngritur një skenë në oborrin e shtëpisë së saj, Mustian mblodhi një grup fëmijësh vendas, mes të cilëve djalin e saj dhjetëvjeçar Phillip, për të interpretuar një shfaqje të bazuar në thashethemet e qytetit: se Mary Roberts, gruaja e një argjendari, kishte pasur një lidhje me një bukëpjekës me emrin Robert Humphries.

Ndahet nga jeta Ismail Kadare

Postuar në 01 Korrik, 2024 09:28

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari Ismail Kadare. Kadare ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në QSUT. Ai lë pas një krijimtari të jashtëzakonshme në prozë dhe poezi, e cila e ka bërë atë disa herë pjesë të listës së kandidatëve për Nobelin e letërsisë.

Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Ai vijoi studimet në Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të tyre, Kadare u zhvendos në Moskë, ku për dy vjet studioi në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).

Libri dhe inteligjenca artificiale, një pakt faustian?

Postuar në 22 Qershor, 2024 12:14

Për inteligjencën artificiale, ose të paktën për Llama, softueri i Metës, shkrimtari francez, Michel Houellebecq, është i ndaluar. Tekstet e autorit të "Grimcave elementare", "Nënshtrimi" apo "Serotonina", romane me temperaturë të lartë letrare dhe jo pak thumbuese, konsiderohen të paprezantueshme, jashtëzakonisht jokorrekte politikisht, për të mos thënë islamofobe.

Gjuhët transparente

Postuar në 21 Qershor, 2024 18:42

 

Imagjinoni një skenar të tillë: një natë e gjeni veten në një bar karaoke të Helsinkit dhe dikush ju inkurajon të ngriheni dhe të këndoni një këngë të mirënjohur në finlandisht. Pa ditur asnjë fjalë të asaj gjuhe, ju kapni mikrofonin dhe, për habinë tuaj, arrini të ndiqni ritmin e tekstit që shfaqet në ekran, pa e ditur as vetë se çfarë po thoni. Tifozët e Eurovizionit mund ta provojnë këtë vetë me hitin finlandez të Käärijä të vitit 2023 "Cha Cha Cha".

Por pse është e mundur kjo? Sekreti qëndron në “transparencën” e finlandishtes dhe shumë gjuhëve të tjera.

Orgjitë

Postuar në 16 Qershor, 2024 19:00

 

Orgjitë e antikitetit grek dhe romak, vijnë në imagjinatën tonë falë filmave që portretizojnë perandorë të shthurur, ose ndoshta konkretisht Satyricon e Fellinit. Termi përdoret edhe sot për të nënkuptuar të gjitha llojet e teprimit. Për ne, orgjia përfaqëson kremtimin përfundimtar të kënaqësive të mishit, në një botë të lashtë, të lirë nga kufizimet morale. Por si ishin orgjitë në realitet?

Dritë e re mbi tempullin e humbur të Akropolit

Postuar në 15 Qershor, 2024 17:58

 

Akropoli i Athinës, kodra shkëmbore në kryeqytetin grek që është shtëpia e tempullit ikonik të Parthenonit, është një nga vendet arkeologjike më të vizituara dhe më të njohura në botë - por  informacione të reja rreth tij po zbulohen.

Një botim i ri në Gazetën Amerikane të Arkeologjisë, nga Merle Langdon (Universiteti i Tenesit) dhe unë, tregon një histori të një tempulli të humbur në vendin e Partenonit. Dhe gjithçka filloi me zbulimin e grafiteve antike.

Grafiti i barinjve

Piktura është arti i të heshturës

Postuar në 15 Qershor, 2024 14:48

 

Studioja e Vilson Biçakut ndodhet në katin e poshtëm të një ndërtese të vjetër në qendër të Brukselit, me arkitekturën tradicionale që karakterizon shumicën e godinave të qytetit, por që pavarësisht se i ndesh rëndom, gjithmonë vazhdojnë të të mahnisin me elementët dhe detajet dekorative. Pjesa më e madhe e piktorëve që më ka rastisur të njoh apo të intervistoj, kanë një lloj manie me rregullin, çka më përmbysi përfytyrimin për rendin kaotik të artistëve, ndërsa studioja e Vilsonit përkonte pikërisht me imazhin e artistit anarkist e rebel.

Gjendet sarkofagu i Ramsesit II

Postuar në 11 Qershor, 2024 22:46

Shumë prej atyre që janë të pasionuar pas historisë së Egjiptit të lashtë mund ta kenë parë nga afër arkivolin dhe mumjen e faraonit Ramses II. Megjithatë, ajo që nuk është shfaqur kurrë është sarkofagu i tij. Dhe kjo e ka një arsye: mbetjet e pakta të kontejnerit dekorativ prej alabastri të gjetur në varrin e Ramses II në Luginën e Mbretërve afër Luksorit ishin thyer nga grabitësit, të cilët kanë lënë pas copa të vogla. Por tani është identifikuar një fragment shumë më i madh: një panel graniti i gdhendur dhe i dekoruar 1.7 metra i gjatë dhe 8 centimetra i trashë.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë